Sa e mirë është toka jote?

Krijuar nga në 29/10/2019

Së pari dua të pranoj se nuk jam fermer. Nuk kam qënë asnjëherë fermer dhe nuk jam kujdesur as për kopshtin. Shumë prej jush mund të dini më tepër se unë për tokën. Arsyeja se përse dua të flas për këtë temë është sepse Jezusi foli për temën e tokës duke iu referuar zemrës njerëzore, shpirtit, se si reagojnë njerëzit ndaj mesazhit të Ungjillit, ashtu si toka ka nevojë për përgatije para se të mbillet fara dhe të japë fryte, të korra të mira.

Shëmbëlltyra e Mbjellësit është tek Mateu 13:3-9, Marku 4:2-9; dhe Luka 8:4-8.

Luka 8:4-15, Si u mblodh një turmë e madhe dhe i erdhën njerëz nga çdo qytet, Jezusi tha në shëmbëlltyrë:“Një mbjellës doli të mbjellë farën e vet; dhe, ndërsa po mbillte, një pjesë ra gjatë rrugës, u shkel dhe zogjtë e qiellit e hëngrën.Një pjesë tjetër ra në gurishte dhe, sapo mbiu, u tha për mungesë vlage.Një pjesë tjetër ra ndër ferra; ferrat u rritën bashkë me të dhe ia zunë frymën.Kurse një pjesë ra në tokë të mirë, mbiu dhe dha fryt njëqindfish.” Si i tha këto gjëra, thirri: “Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!.”Atëherë dishepujt e vet e pyetën çfarë kuptimi kishte ajo shëmbëlltyrë.10 Dhe ai tha: “Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; por të tjerëve me anë të shëmbëlltyrave, që ata, duke shikuar të mos shohin dhe, duke dëgjuar të mos kuptojnë.11 Ky është kuptimi i shëmbëlltyrës: fara është fjala e Perëndisë.12 Ata përgjatë rrugës janë ata që e dëgjojnë fjalën; por pastaj vjen djalli dhe ua merr fjalën nga zemra e tyre, që ata të mos besojnë dhe të mos shpëtojnë.13 Ata mbi gurishte janë ata që, kur dëgjojnë, e presin fjalën me gëzim; por ata nuk kanë rrënjë, besojnë për njëfarë kohe, por në momentin e sprovës tërhiqen.14 Pjesa që ka rënë ndër ferra janë ata që e dëgjuan fjalën; por, gjatë rrugës, ua zënë frymën shqetësimet, pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj jete, dhe nuk arrijnë të piqen.15 Por pjesa që ra në tokë të mirë janë ata që, pasi e dëgjuan fjalën, e ruajnë në zemër të ndershme dhe të mirë dhe japin fryt me qëndrueshmëri.”

Shëmbëlltyra e Mbjellësit flet për një mbjellës që shpërndan farën, e cila bie në katër lloje të ndryshme tokash. Toka e fortë “gjatë rrugës” nuk lejon që fara të mbijë dhe fara bëhet ushqim për zogjtë. Toka gurishte bën që fara të mbijë dhe të fillojë të rritet, por për shkak se nuk ka shumë dhe fara nuk krijon rrënjë të thella dhe thahet nga dielli. Ferrishtja lejon që fara të rritet, por ferrat që rriten bashkë me të e mbytin. Toka e mirë bën që fara të mbijë, të rritet dhe të japë fryte.

Shpiegimi që Jezusi dha në lidhje me Shembëlltyrën e mbjellësit vë në pah se ka 4 lloj reagimesh të njerëzve ndaj ungjillit. Fara është “Fjala e Mberëtërisë”. Toka e thatë përfaqëson dikë të ngurtësuar nga mëkati, ai e dëgjon Fjalën por nuk e kupton dhe Satani e largon mesazhin prej tij, duke bërë që zemra e tij të jetojë në errësirë, duke ndaluar Fjalën për të sjellë ndonjë ndryshim. Gurishtja përfaqëson një njeri që thotë se gjen gëzim tek Fjala, por zemra e tij nuk ndryshon dhe kur shfaqen vështirësitë  e jetës besimi i tij zhduket.

Ferrishtja përfaqëson dike që duket se e pranon Fjalën, por që zemrën e ka të dhënë pas pasurive, kënaqësive, lakmive; gjërat e botës i vjedhin kohën dhe vëmendjen nga Fjala dhe në fund përfundon që nuk ka kohë për Të. Toka e mirë portretizon atë që dëgjon, kupton dhe pranon Fjalën dhe lejon Fjalën të japë rezultate në jetën e tij. Njeriu që përfaqësohet nga “toka e mirë”, është i vetmi që shpëtohet me të vërtetë, sepse prova e shpëtimit është fryti (Mateu 3:7-8; 7:15-20).

Jezusi tregoi Shëmbëlltyrën e Mbjellësit për të treguar se sa e rëndësishme është gjendja e zemrës sonë për të pranuar Ungjillin dhe se si shpëtimi ynë vërtetohet nga zgjedhjet dhe veprat që bëjmë pasi kemi dëgjuar Ungjillin.

Për të përmbledhur idenë kryesore të Shëmbëlltyrës së Mbjellësit mund të themi: “Mënyra se si një njeri reagon ndaj Fjalës së Perëndisë ka lidhje me gjendjen e zemrës së tij.”

Një mësim tjetër që mund të nxjerrim është: “Shpëtimi nuk është vetëm një dëgjim përciptas i Ungjillit që na jep një gëzim të çastit. Ai që është me të vërtetë shpëtuar me siguri që do ta tregojë këtë gjë.” Jeta dhe besimi ynë le të jenë një dëshmi e “tokës së mirë” që na përmendet tek Shëmbëlltyra e Mbjellësit.

Si mund ta bëjmë “tokën” e jetës sonë të pranueshme për të dhënë frytin e mirë të “besimit”? Ne pendohemi me sinqeritet dhe ndershmëri para Perëndisë. A është e vështirë? Po, është, por kur i lutesh Jeuzusit dhe i kërkon të dërgojë Frymën e Shenjtë për të na dhënë vullnetin dhe aftësinë për t’u penduar, ne MUND  t’ia dalim.

Në Bibël, fjala pendohuni do të thotë “të ndryshosh mendjen e dikujt”. Bibla na thotë se pendimi i vërtetë do të rezultojë në ndryshimin e veprave (Luka 3:8-14; Veprat e Apostujve 3:19). Veprat e Apostujve 26:20 shpall, “U kam shpallur të pendohen dhe të kthehen te Perëndia, duke bërë vepra të denja pendimi. Përcaktimi i plotë biblik i pendimit është ndryshimi i mendjes që rezulton në ndryshimin e veprave.

Pendimi dhe besimi mund të kuptohen si “dy anë të së njëjtës monedhë”. Është e pamundur të besosh tek Jezus Krishti si Shpëtimtar pa ndryshuar së pari mendjen se kush është Ai dhe se çfarë ka bërë. Pendimi biblik në lidhje me shpëtimin është ndryshimi i mendjes suaj, më parë e keni kundërshtuar, tani e besoni.

Është shumë e rëndësishme të kuptosh se pendimi nuk është një vepër që ne bëjmë për të fituar shpëtimin. Askush nuk mund të pendohet dhe të vijë tek Perëndia, nëse Perëndia nuk e afron drejt Vetes së Tij (Gjoni 6:44). Veprat e Apostujve  5:31 dhe  11:18  na tregon se pendimi është diçka që na e jep Perëndia, është e mundshme vetëm për shkak të hirit të Tij. Askush nuk mund të pendohet nëse Zoti nuk i jep pendim. I gjithë shpëtimi, duke përfshire edhe pendimin, edhe besimin, është si rezultat i Perëndisë që na afron drejt Vetes, duke na hapur sytë dhe duke ndryshuar zemrat tona.

Pendimi i duhur është i nevojshëm për shpëtimin.

Pendimi biblik është ndryshimi i mendjes suaj në lidhje me Jezus Krishtin dhe të kthehesh tek Perëndia me besim për shpëtimin tuaj (Veprat e Apostujve 3:19).

Në Testamentin e Vjetër, Mbreti David i Izraelit mëkatoi duke kryer tradhëti bashkëshortore me guran e nje prej gjeneralëve të ushtrisë së tij, dhe jo vetëm kaq, ai urdhëroi vrasjen e tij në luftë për të mbuluar mëkatin e tij. Më vonë, kur u konfrontua më mëkatin e tij, Mbreti David u pendua dhe lutjen e tij të pendimit e ka shkruar tek Psalmi 51.

Kjo është lutja e tij: “Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.10 O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.11 Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.12 Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.13 Atëherë do t’u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.14 Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.15 O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.16 Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.17 Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.18 Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.19 Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.”

Ezekieli 36:25-26, “Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.26 Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST