Sa shumë na do Perëndia?

Krijuar nga në 29/10/2019

Sot dua të përsëris disa fakte kryesore në lidhje me jetën, veçanërisht në lidhje me jetën e përjetshme. Mesazhi i shpëtimit të ungjillit të Jezus Krishtit fillon tek Zanafilla, me kryerjen e mëkatit të parë, nga Eva dhe Adami. Që nga ai çast dhe në vijim, raca njerëzore u infektua nga mëkati dhe u nda  nga Perëndia.

Tek Zanafilla 6 Perëndia gati sa nuk zhduku gjithçka për shkak të mëkatit. Perëndia e merr shumë seriozisht mëkatin. Mëkati është rebelim kundër Perëndisë. Mëkat do të thotë që njerëzit refuzojnë të jetojnë jetën e tyre sipas rrugës së Perëndisë dhe refuzojnë që t’i nënshtrohen drejtimit dhe udhëheqjes së Perëndisë.

Ja, se çfarë na thotë Bibla për këtë ngjarje, duke filluar tek Zanafilla 6:11-13, “Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë.12 Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij.13 Dhe Perëndia i tha Noeut: “Kam vendosur t’i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t’i zhduk bashkë me tokën.”

Zanafilla 6:9 thotë: “Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.”

Noeu edhe pse kishte jetuar një jetë të perëndishme, edhe pse i kishte mbijetuar përmbytjes botërore i veçuar nga Perëndia, në një çast të caktuar mëkatoi, siç na thuhet tek  Zanafilla 9:20-21: “Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht;21 dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij.”

 Mëkati ishte ende pjesë e zemrës njerëzore dhe njeriu vazhdoi të mëkatonte, edhe pasi Perëndia dënoi gjithë botën me anë të përmbytjes.

Romakëve 3:23 shpiegon se jemi të gjithë nën dënimin me vdekje për shkak të mwkatit. Kwtu përfshihet mëkati ynë i trashëguar dhe ato që kemi kryer vetë. “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.

Perëndia nuk mund ta anashkalojë, ose ta justifikojë mëkatin. Perëndia nuk “i mbyll” sytë para mëkatit. Perëndia është i shenjtë, i pastër, pa asnjë të metë morale, megjithatë Ai na do ne, krijesat e Tij. Të them të drejtën nuk jam shumë i sigurt se PËRSE Perëndia na do, përderisa jemi të zhytur në mëkat dhe rebelim, por Ai na do dhe krijoi planin e “shpengimit”- një rrugë që Perëndia të vazhdojë të jetë i drejtë, i shenjtë dhe i pastër. Një rrugë që mëakti mund të ndëshkohet me vdekje. Një rrugë që problemi me mëkatin të trajtohet njëherë e përgjithmonë.

Në çastin më përfekt të historisë, Perëndia u bë njëri në formën e Jezusit. Perëndia la lavdinë në Qiell, erdhi në tokë, u lind si një foshnjë, në një stallë bagëtish, në vendin më të përulur. Jezusi u rrit, u bë burrë, i shërbeu kombit të Izraelit, ku u lind dhe priti të vinte çasti që do të rrihej, keqtrajtohej mizorisht, do të tallej dhe do të kryqëzohej nga ushtarët romakë dhe do të vdiste për të fshirë mëkatet e të gjithë njerëzve, që do të pendoheshin për mekatin e tyre dhe do të besonin tek Jezusi, duke e rrefyer Atë si Zot dhe Shpëtimtar.

Perëndia lejoi të ndodhte kjo që kushdo të kishte mundësinë të vinte tek Jezusi, më anë të besimit, për të marrë jetën e përjetshme dhe shpëtimin, krejtësisht falas, duke u përulur dhe duke besuar tek Jezusi. Kaq shumë Perëndia na do!

Tek Gjoni 15:13 Jezusi shpiegoi se çfarë do të bënte për gjithë njerëzimin, “Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.

Kur besojmë tek Jezusi ne bëhemi miq të Tij- miqtë e Tij të ngushtë. Jakobi 2:23 thotë, “Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi”; dhe u quajt miku i Perëndisë.”

1 Gjonit 2:1-2, “(Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.”

Gjoni 3:16 është teksti biblik më klasik që na tregon se sa SHUMË Zoti na do. Aty thuhet, “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

1 Gjonit 4:16, apostulli na flet për një aspekt thelbësor të natyrës së Perëndisë. Perëndia është dashuri.  “Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.

Qindra vjet para se Jezusi të lindte, profeti i Testamentit të vjetër Isaia na dha këtë profeci në lidhje me ardhjen e Jezusit dhe se si Ai do të sillte shpëtimin nëpërmjet vdekjes së Tij.

Isaia 53:4-8, “Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?”

 Do të ndaj një tjetër pasazh nga Testamenti i Ri, nga Letra e Romakëve, kapitulli 5, sepse ky kapitull flet më tepër për planin e shpëtimit. Ky kapitull përfundon me një kontrast midis Adamit, që solli mëkatin në botë dhe Jezus Krishtit, që largoi mëkatin.

Romakëve 5:

Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij.10 Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.11 E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.12 Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan;13 sepse, derisa u shpall ligji, mëkati ekzistonte në botë; por mëkati nuk numërohet nëse nuk ka ligj;14 por vdekja mbretëroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata që nuk kishin mëkatuar me një shkelje të ngjashme nga ajo e Adamit, që është figura e atij që duhej të vinte.15 Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë.16 Sa për dhuntinë, nuk ndodhi si për atë një që mëkatoi, sepse gjykimi prodhoi dënimin nga një shkelje e vetme, por hiri prodhoi shfajësimin nga shumë shkelje.17 Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.18 Prandaj, ashtu si për një shkelje të vetme dënimi u shtri mbi të gjithë njerëzit, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi gjithë njerëzit për shfajësimin e jetës.19 Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë.20 Por ligj i ndërhyri me qëllim që shkelja të teprohej; por aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt,21 me qëllim që ashtu si mëkati ka mbretëruar te vdekja, ashtu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë në jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.”

Romakëve 10:8-13, Po ç’thotë, pra? “Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde.” Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë;sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.10 Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,11 sepse Shkrimi thotë: “Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet.”12 Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.13 Në fakt: “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST