Zoti na do më shumë se të gjithë

Krijuar nga në 29/10/2019

Romakëve 5:8 thotë : “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”   Kjo është DASHURI SHUMË E MADHE.

Le ta shohim këtë varg duke u bazuar në kontekstin e kapitullit 5-së të Romakëve. Romakëve është një letër e shkruar nga Apostulli Pal nën ndikimin e Frymës së Shenjtë të Perëndisë. Le ta analizojmë më thellë, për të kutpuar se si Perëndia, përmes Birit të Tij të vetëm na do.

Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.” Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij.10 Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.11 E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.”

Ju mund të pyesni: A i do Perëndia të gjithë, apo do vetëm të krishterët?

Perëndia i do të gjithë njerëzit në botë (Gjoni 3:16; 1 Gjonit 2:2; Romakëve 5:8). Kjo dashuri është e pakushtëzuar, ajo është e rrënjosur në karakterin e Perëndisë dhe bazohet në faktin që Ai është Perëndia i dashurisë. (1 Gjonit 4:8, 16). Dashuria e Perëndisë për të gjithë mund të konsiderohet si “dashuria e Tij plot hir” (Romakëve 3:23; 6:23). “Për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.” (Mateu 5:45)

Ky është një tjetër shembull që tregon për dashurinë e Perëndisë për të gjithë, për dashurinë e Tij të mëshirshme, për dashamirësinë e Tij për të gjithë, jo vetëm të krishterët.

Dashuria e mëshirshme e Perëndisë për botën manifestohet edhe në faktin që Perëndia ju jep njerëzive mundësinë të pendohen: “Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.” (2 Pjetrit 3:9). Dashuria e pakushtëzuar e Perëndisë lidhet me thirrjen e Tij  për shpëtim dhe shpesh quhet “vullneti i Tij i përsosur”-ky aspekt i vullnetit të Tij na tregon në lidhje me qëndrimin e Tij dhe përcakton se çfarë është e kënaqshme për Të.

Pavarësisht se Perëndia i do të gjithë, nuk do të thotë se të gjithë do të shpëtohen ( Mateu 25:46). Perëndia nuk do të neglizhojë mëkatin, sepse Ai është Zoti i drejtësisë (2 Thesalonikasve1:6).  Mëkati nuk mund te mbetet i pandëshkaur përgjithmonë (Romakëve 3:25–26). Nëse Perëndia thjesht nuk do të përfillte mëkatin  dhe do të lejonte që mëkati të vazhdonte të lejonte të bëntë kërdine tek krijimi i Tij, atëherë Ai nuk do të ishte dashuri. Të neglizhosh dashurinë e mëshirshme të Perëndisë, të refuzosh Krishtin, ose të mohosh Shpëtimtarin, që na ka blerë (2 Pjetrit 2:1) do të thotë të lejojmë që në përjetësi të jetojmë nën zemërimin e Perëndisë (Romakëve 1:18), jo dashurisë së Tij.

Dashuria e Perëndisë që shfajëson mëkatarët nuk është për të gjithë, por vetëm për ata që besojnë tek Jezus Krishti (Romakëve 5:1). Dashuria e Perëndisë që krijon intimitet midis Perëndisë dhe njeriut nuk është për të gjithë, por vetëm për ata që duan Birin e Perëndisë.  (Gjoni 14:21). Kjo dashuri mund të quhet si “dashuria e besëlidhjes” së Perëndisë dhe është e kushtëzuar, që ju jepet vetëm atyre që besojnë tek Krishti për shpëtimin e tyre (Gjoni 3:36). Perëndia i do me dashuri të pakushtëzuar, të sinqertë dhe përgjithmonë ata që besojnë tek Zoti Jezus Krisht.

A i do Perëndia të gjithë? Po, Ai tregon meshirë dhe mirësi për të gjithë. A do Perëndia të krishterët më tepër sesa jo të krishterët? Jo, sipas këndvështirmit të dashurisë së Tij të mëshirshme. A i do Perëndia të krishterët në një mënyrë ndryshe nga sa i do jo të krishterët? Po, sepse besimtarët tregojnë besimin e tyre tek Biri i Perëndisë, ata janë të shpëtuar. Perëndia ka një marrëdhënie unike më të krishterët, të krishterët marrin falje për shkak të hirit të përjetshëm të Perëndisë. Dashuria e pakushtëzuar dhe plot hir që Perëndia e ka për të gjithë duhet të na çojë drejt besimit, duke marrë pa kushte dhe me bollëk dashurinë e besëlidhjes, që Ai ua dhuron atyre që e pranojnë Jezus Krishtin si Shpëtimtar.

Mos harroni: Të gjithë mund të bëhen të krishterë. Ky është një “klub” i hapur për antarësimin e të gjithëve.

Gjatë gjithë këtij programi, unë flas për vlerat e të pasurit të një marrëdhënieje personale me Perëndinë. Çfarë kuptimi ka kjo në të vërtetë?

Marrëdhënia përsonale me Perëndinë fillon në çastin që kuptojmë se sa nevojë kemi për Të, kur pranojmë se jemi mëkatarë dhe përmes besimit pranojmë Jezus Krishtin si Shpëtimtar. Perëndia, Ati ynë qiellor, gjithmonë ka dëshiruar të na ketë pranë, të ketë një marrëdhënie me ne. Para se Adami të mëkatonte në Kopshtin e Edenit (Zanafilla 3), ai dhe Eva kishin një marrëdhënie intime dhe personale me Perëndinë. Ata ecnin me Të në Kopshtin e Edenit dhe komunikonin drejtpërsëdrejti me Të. Për shkak të mëkatit të njeriut, ne u ndamë me Perëndinë.

Ajo çfarë shumë njerëz nuk kuptojnë, nuk e dinë, ose që nuk ju bëhet vonë, është fakti që Jezusi na ka dhënë dhuratën më mahnitëse, mundësinë të kalojmë përjetësinë me Perëndinë, nëse kemi beism tek Ai. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 6:23).  Zoti u bë njeri, në Personin e Jezus Krishtit për të marrë mëkatet tona, për t’u vrarë, për t’u ringjallur përsëri, për të vërtetuar fitoren mbi vdekjen. “Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës.(Romakëve 8:1). Nëse ne e pranojmë këtë dhuratë, ne jemi të pranueshëm nga Perëndia dhe kemi një marrëdhënie me Të.

Ata që kanë një marrëdhënie personale me Perëndinë, e bëjnë Zotin pjesë të jetës së tyre të përditshme. Ata i luten Atij, e lexojnë Fjalën, meditojnë rreth vargjeve dhe përpiqen çdo ditë që ta njohin më tepër. Ata që kanë një marrëdhënie personale me Perëndinë luten për urtësi (Jakobi 1:5),  është aseti më i vlefshëm që mund të kemi. Ata i parashtrojnë kërkesat e tyre para Tij në emër të Jezusit (Gjoni 15:16). Jezusi është i vetmi qe na do aq shumë sa të japë jetën e Tij për ne (Romakëve 5:8), Ai është i vetmi që lidhi urën lidhëse midis nesh dhe Perëndisë.

Fryma e Shenjtë na është dhënë si Ngushëlluesi ynë. “The Holy Spirit has been given to us as our Counselor. ““Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.16 Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.(Gjoni 14:15-17).

Këtë Jezusi e tha para se të vdiste dhe pasi vdiq, Fryma e Shenjtë erdhi për të gjithë ata që e kërkojnë me sinqeritet. Ai është i vetmi që jeton në zemrat e besimtareve dhe asnjëherë nuk na braktis. Ai na këshillon, na mëson të vërtetën, na ndryshon zemrat. Pa Frymën e Shenjtë ne nuk do të mund të kishim mundësi të luftonim të keqen dhe tundimet. Por, përderisa e kemi Atë, ne fillojmë të japim fryte që vijnë si rezultati i kontrollit që Fryma ushtron në jetën tonë: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, zemërbutësia, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli (Galatasve 5:22-23).

Kjo marrëdhënie personale me Perëndinë nuk është aq e vështirë për tu gjetur sa mund të mendojmë ne dhe nuk ka ndonjë formulë misterioze për ta pasur atë.

Për të qënë më specifikë, të bëhesh një besimtari i vërtetë i Jezus Krishtit… të bëhesh i Krishterë do të thotë:

  • Të rrëfesh, ose të pranosh mëkatin tënd dhe rebelimin kundër Perëndisë dhe të kërkosh Krishtin për shpëtimin tënd.
  • Të pendohesh për gjithë mëkatin tënd, ose veprat e tua kundër Perëndisë. Kjo do të thotë që me dëshirë të lejosh Perëndinë të ndryshojë zemrën, mendjen dhe të jesh i gatshëm të bësh ndryshime të vazhdueshme në jetën tënde.
  • Të besosh me gjithë zemër, të mos fshehësh asgjë, te Jezus Krishti si i vetmi Shpëtimtar për të larguar mëkatin tënd dhe për të të bërë të pranueshëm tek Perëndia përmes besimit në Të.

Unë ju rekomandoj të merrni një Bibël  dhe të lexoni Testamentin e Ri, duke filluar nga ungjilli i Gjonit. Më pas lexoni letrën e Efesianëve. Tregojuni njerëzve për vendimin tuaj për të ndjekur  Krishtin dhe për të qënë në bashkësi me të krishterë të tjerë.

Romakëve 5:8  thotë: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST