Jezus plus iks barazim shpëtim.

Krijuar nga në 01/11/2019

Titulli që kam zgjedhur për këtë program ngjason me një ekuacion matematikor, si për shembull: 1+x=2, ku x, faktori I panjohur është 1. Ne te gjithe e dime se 1+1=2. Nëse shpëtimi, jeta e përjetshme dhe e drejta për të qënë në Parajsë pas vdekjes do të ishte një ekuacion matematikor, mund ta shkruajmë në këtë mënyrë: Jezusi+x = shpetim. X-si përfasëon faktorin e panjohur në këtë problem matematikor.

Kushdo që ka thjesht njohuri bazë të Biblës dhe Krishtërimit e di se besimi tek Jezus Krishti është një nga faktorët më të rëndësishëm për të pasur jetën e përjetshme me Perëndinë në Parajsë pas vdekjes. Por a duhet vetëm kaq për shpëtimin? Po i kthehem persëri krahesimit tim matematikor, duke iu referuar jetës së përjetshme: Jezus+x=shpëtim.

A mund të jetë x-si i këtij ekucioni një prej gjërave qe do të përmendim më poshtë?

  • Të shkosh në kishë.
  • Të bësh të mira për të varfërit dhe nevojtarët
  • Të bësh shumë lutje
  • Të jesh bujar dhe të dhurosh para për bamirësi
  • Të pagëzohesh
  • Të shkosh në kishë sipas rregullave
  • Të aprovohesh si anëtar i një kishe
  • Të jesh i mirë më komshinjtë e tu

Këta gjëra të listuara mund të jenë të mira, por a janë ato përbërësi thelbësor në këtë ekuacion matematikor për të pasur jetën e përjetshme, a kanë ato faktorin x, të panjohur të ekuacionit Jezus plus iks barazim shpëtim?

Përgjigjia ime e mbeshtëtur tek Bibla e Shentjë është se “x” është baraz ZERO. ASGJË! Nëse keni Jezusin, Jezusin e vërtetë të Biblës, përmes besimit në shpëtimin që Ai siguroi përmes vekjes së Tij shpenguese në kryq para 2000 vjetësh, ti ke gjithçka që të duhet për këtë ekuacion, për të pasur jetën e përjetshme me Jezusin në Parajsë. Në fakt, nëse përpiqesh që t’i shtosh diçka tjetër besimit të Jezusit për të pasur shpëtimin, kjo gjë është një ofendim për Jezusin dhe tregon krenari shpirtërore nga ana jote.

Jezusi, Biri i Perëndisë, përjetoi një vdekje të tmerrshme, duke u kryqëzuar në kryqin antik romak, duke qëndruar në ajër, i gozhduar në këmbë dhe në duar, për asnjë shkelje të tijën, por për të paguar për mëkatet e kujdo që do të besonte tek Ai për shpëtimin dhe jetën e perjetshme. Të mendosh që ne, qëniet e vdekshme njerëzore, mund të bëjmë ndonjë gjë për t’ia shtuar veprës shpenguese të shpëtimit, do të thotë që të përpiqemi të barazohemi me nivelin e Perëndisë. Kjo është krenari ekstreme shpirtërore. Ne na mjafton ajo që Krishti bëri në kryq për ne.

Në Bibël, tek 1 Gjoni 5:12 lexojmë: “Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.” Këtu thuhet gjithçka. Jeta në kuptim që na flitet këtu, është jeta e përjetshme me Perëndinë në Parajsë. Nëse kemi Jezusin, Birin e Perëndisë, me anë të besimit në tek Ai dhe vetëm tek Ai, ne kemi jetën e përjetshmë dhe pa Jezusin ne nuk kemi jetën e përjetshme.

Nëse ke Jezusin duhet të jesh i sigurt se ke jetën e përjetshme.

1 Gjoni 5:13 na thotë:  “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.”

Tek Gjoni 3:16-18, ne lexojmë fjalët e Jezusit që thotë, “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij. Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.

 Veprat e Apostujve 17: 30- 31 na flet për udhërimet e Perëndisë, tani urdhërimi i Perëndisë është besimi tek Jezusi, Biri i Tij i Vetëm, duke besuar në vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit. “Perëndia, pra, duke kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo që të pendohen.31 Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit.”

Veprat e Apostujve 4:12 thuhet: “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” Ky është emri i Jezusit. Emri i Jezusit do të thotë “Zoti shpëton!” Ky është kuptimi hebraik i emerit JEZUS.

Bibla nuk na thotë që veprat e mira na shpëtojnë, as bamirësitë, as të shkuarit në kishë, as antarësimi në një kishë. Ne na shpëton vetëm JEZUSI.

1 Gjonit 51-13:  Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia; dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur nga ai.Nga kjo ne id  ti duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij.Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të zbatojmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda.Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynëCili është ai që e mund botën, veç se ai që beson se Jezusi është Biri I Perëndis?Ky është ai që erdhi me anë të ujit e gjakut, Jezu Krishti; jo vetëm me anë të ujit, por me anë të ujit e me anë të gjakut. Dhe Fryma është ai që dëshmon, sepse Fryma është e vërteta.Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë njëEdhe tre janë ata që dëshmojnë mbi dhe: Fryma, uji dhe gjaku; dhe këta të tre janë të një mendimi.Në qoftë se ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Perëndisë është më e madhe, sepse kjo është dëshmia e Perëndisë që id ha për Birin e tij.10 Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete; ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk I besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij11 Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.12 Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.13 Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.”

Çfarë do të thotë të jesh i krishterë i rilindur?

Pasazhi më i njohur biblik që I jep përgjigjie kësaj pyetjeje është Gjoni 3:1-21. Zoti Jezus Krisht është duke folur me Nikodemin, një farise i njohur dhe anëtar i Sinedrit. Nikodemi shkoi tek Jezusi gjatë natës për t’i bërë disa pyetje.

 “Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: “Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të.”Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?.”Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë.Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”.Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma.”Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: “Si mund të ndodhin këto gjëra?.”10 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?11 Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.12 Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?13 Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.14 Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,15 që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.19 Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.20 Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;21 por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë.”

Veprat e Apostujve  4:12: “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST