Takimi im me Billi Graham

Krijuar nga në 01/11/2019

Në vitin 1963 unë i dhurova zemrën dhe jetën time Jezus Krishtit. Unë u bëra i krishterë, ashtu siç kishin bërë prindërit e mi vite para meje. Tani e kuptoj shumë mirë se askush nuk lind i krishterë. Kjo nuk është diçka që e trashëgon, megjithëse kisha trashëgimi të perëndishme, të jesh i krishterë është një zgjedhje që e bën vetë, zgjedhje individuale.

Që të rilindësh përsëri, do të thotë të vendosësh me vullnet të lirë, t’i dorëzosh vullnetin dhe kontrollin e jetës tënde Perëndisë, përmes Birit të Tij, Jezus Krisht, ashtu siç na thuhet nga Jezusi tek Gjoni 3. Ky është një veprim besimi, që përmes hirit shpëtues të Krishtit na jepet kur besojmë tek Ai. Ne rilindim dhe jemi të krishterë të shpëtuar.

Në vitin 1966, kam parë Reverend Billi Graham për herë të parë në televizor. Ungjilltari më i njohur i kohës sonë, Billi Graham ka mbajtur shumë takime nëpër stadiume gjigante, takime që i quante kryqëzata, thjesht nënkuptonin organizimin e një eventi për të prezantuar turmat e mëdha të njerëzve me besimin tek Jezusi.

Kryqëzatat e Billi Grahamit nuk duhet të krahësohen më kryqëzatat e mesjetës, para shumë shekujsh. Billi Graham ishte një njeri i paqes, dashurisë dhe humanizmit. Si një fëmijë i viteve 60, u rrita duke e vlerësuar këtë burrë për aftësinë e tij të fuqishme dhe shumë të thjeshtë për të prezantuar vargjet më të rëndësishme të Biblës dhe për t’i drejtuar njerëzit drejt besimit.

E di që Billi Graham ka shkuar ne lavdinë e Perëndisë, nga vdekja në jetë.

Familja ime gjithmonë linte mënjanë çdo gjë që kishte për të bërë, për të parë Billi Grahamin dhe kryqëzatat e tij përmes televizorit. Megjithëse ne të gjithë ishim besimtarë të rilindur, besonim tek Jezusi, përsëri na pëlqente shumë ta dëgjonim kur predikonte Fjalën e Perëndisë në mënyrë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe me saktësi. Ai foli shumë për e nevojën e thellë të shpirit të njeriut për Perëndinë dhe se si Perëndia erdhi nga Qielli në tokë për të dhënë Birin e Tij të Vetëm Jezus Krishtin, për të qënë qengji i shpengimit për mëkatet e atyrë që besojnë.

Dikush e pyeti Billi Grahamin, “Nëse Krishtërimi funksionon, pse kaq shumë ligësi në botë?” Predikuesi i famshëm u përgjigj duke thënë, “Megjithëse ka kaq shumë sapun, pse ka kaq shume njerëz të palarë në botë?” Krishtërimi, ashtu si sapuni, duhet të vihet në përdorim në jetën e dikujt që të sjellë ndryshim në jetën e tij.

Pra, si mund ta përdorim ne “sapunin” e mesazhit të Ungjillit në jetën tonë? Mund ta bëjmë hap pas hapi, ashtu siç ka thënë edhe shumë herë Billi Graham.

◾Ne të gjithë kemi mëkatuar.   Bibla thotë:  “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.” Romakëve 3:23

◾ Perëndia na do dhe Krishti vdiq për të larguar mëkatet tona. Bibla thotë tek Gjoni 3:16:  “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”  

◾ Dhurata falas e Perëndisë është jeta e përjetshme, kur besojmë tek Krishti, pendohemi për jetën tonë mëkatare dhe i dorëzojmë jetën tonë vullnetit të Perëndisë. Bibla thotë:   “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Romakëve 6:23

◾Ne nuk mund të bëjmë asgjë për të merituar shpëtimin. Shpëtimi është dhuratë falas e Perëndisë, që të përket ty kur beson plotësisht në vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit, për të larguar mëkatet tona dhe për të qënë të pranueshëm nga Perëndia.

Bibla thotë tek Gjoni 3:3: “ Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”

Tek Luka 23:39-43 na flitet për çastet e fundit të Jezusit në Kryq, kur ndodhej në mes të dy kriminelëve.

Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: “Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve.”40 Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: “A s’ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?41 Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe.”42 Pastaj i tha Jezusit: “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde.”43 Atëherë Jezusi i tha: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.”

Bibla thotë tek Gjoni 14:6, “Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”

◾Ne duhet të rrëfejmë besimin tonë tek Krishti dhe ta pranojmë me zemër të hapur Atë. Ne duhet të besojmë tek Krishti me gjithë zemër.

Bibla thotë:  “Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.10 Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim.” Romakëve 10:9-10

◾Të jesh i krishterë do të thotë të lejosh Frymën e Shenjtë të na transformojë që të shenjtërohemi si Perëndia, duke jetuar një jetë të shenjtë.

Bibla na thotë tek Mateu 16:  “Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.25 Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë.26 Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?” Mateu 16:24-26

Dhe se ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta.” 2 Korintasve  5:15

Perëndia na ka shpëtuar për shkak të hirit të Tij, jo për shkak të meritës sonë. Ne besojmë tek Krishti dhe shpëtohemi.

Bibla thotë:

“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,jo nga vepra, që të mos mburret askush.” Efesianëve 2:8-9

◾ Pasi e ke pranuar Krishtin me anë të besimit, ti merr jetën e përjetshme që në këtë jetë. Jeta e përjetshme, kur e marrim me anë të besimit është përgjithmonë dhe nuk mund ta humbasim.

Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.”Gjoni 5:24

Këto vargje biblike janë shkëputur nga predikimet ungjillizuese të Billi Graham, kanë përmbajtje dhe stil të thjeshtë. Ai gjithmonë citonte një varg nga Bibla duke thënë në fillim: “ BIBLA THOTË”- sepse Bibla ka autoritet për një besimtar, sepse është Fjala e frymëzuar e Perëndisë.

2 Pjetrit 1:21: “Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.”

2 Timoteut 3:16-17: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,17 që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”

Hebrenjve 4:12: “Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.”

Po, Billi Graham ishte një hero i imi … një model i vërtetë, se si duhet të jetë një ungjilltar, duke  lejuar Perëndinë ta udhëheqë dhe ta drejtojë. Billi na tregoi se si është një jetë e jetuar me integritet dhe drejtësi morale absolute. Ai u tregoi shumë njerëzve në shërbesën e krishterë se si ta ndajnë Ungjillin e Krishtit, si të tërheqin vëmendjen e audiencës dhe se si t’i ftonin të gjithë afër altarit për të pranuar Jezusin. Me mijëra njerëz afroheshin para altarit, në staduimet e mëdha dhe një numër i madh shërbestarësh i drejtonin ata për të pranuar Jezus Krishtin. Këngëtarët e korit ndërkohë këndonin këngën, “ASHTU SI JAM!”. Jezusi na pranon siç jemi, Ai derdhi gjakun e Tij për ne. Kjo ishte kënga  që këndohej në fund të çdo kryqëzate dhe me mijëra njerëz i jepnin jetën e tyre Jezusit, e pranonin Atë si Zot dhe si Shpëtimtar.

Tani, Billi Graham është në qiell me Jezusin për gjithë përjetësinë dhe tani është rradha ime të ec në hapat e tij, duke ju kërkuar miqtë e mi që po na dëgjoni përmes radios të bëheni gati për përjetësinë me Jezusin, duke qënë një i krishterë i rilindur. A do ta bëni këtë gjë? A do do ta hidhni sot hapin e besimit? Uroj që ta bëni këtë gjë!

Gjoni 3:16: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST