Të jetoj jetën sipas mënyrës sime

Krijuar nga në 01/11/2019

Askush nuk më thotë çfarë duhet të bëj! Kjo është një deklaratë që kam dëgjuar nga disa njerëz gjatë jetës sime. Ata mburren se janë vetë burrë, ose grua dhe askush nuk duhet t’u tregojë se çfarë është e drejtë apo e gabuar moralisht, apo se çfarë të besojnë për Perëndinë, Jezusin dhe jetën e përjetshme.

Fjalët e Urta14:12 thotë:  “Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.”

ll Timoteut 4:3 & 4 shton: “ Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshëtdhe do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave.”
Perëndia do t’ju japë atë që keni kërkuar gjithë jetën tuaj. Nëse e refuzoni mënyrën e Perëndisë, Perëndia do t’ju lejojë rrugën tuaj, përgjithmonë! Ju mund të mendoni se jeni duke bërë gjënë që ju pëlqen, duke jetuar jetën ashtu siç mendoni se është më e mira për veten tuaj, por në të vërtetë ju jeni duke bërë Vullnetin e Satanit dhe Satani ju bën të mendoni se është vullneti juaj! Satani po të mashtron.

Jezusi tha këtë për Satanin tek  Gjoni 8:44:  “Ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.”

2 Korintasve 11:14 thotë “… sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.”   Drita është një metaforë e gjërave të mira, pozitive, të dobishme dhe të dëshirueshme.

Satani mund të mbjellë mendime në mendjen tuaj dhe t’ju bëjë të mendoni se këto mendime janë mendimet tuaja dhe planet tuaja. Duke bërë këtë, Satani i bën njerëzit të mendojnë se po jetojnë jetën në mënyrën e tyre. Synimet  e Satanait përputhen me pasionet, ose dëshirat tona të mishit. Satanit i mjafton të ndezë flakët e dëshirave tona egoiste dhe njerëzit me lehtësi dhe pa dashje bashkëpunojnë me Satanin.

Perëndia nuk do t’ju detyrojë të shkoni në Qiell dhe të jetoni me Të në përjetësi. Nëse dëshira juaj është të rebeloheni kundër vullnetit të Perëndisë, të jetoni jetën tuaj sipas kushteve dhe mënyrës suaj, Perëndia do ta respektojë planin tuaj, për të kaluar gjithë përjetësinë pa Perëndinë dhe larg pranisë së Perëndisë.

Disa njerëz ankohen sepse nuk e kuptojnë se si mund të jetë ndëshimi i përjetshëm në ferr, ndëshkimi  i duhur që duhet të marrin për mëkatin.

Kjo është një çështje që shqetëson shumë njerëz që nuk arrijnë të kuptojnë plotësisht tre gjëra: natyrën e Perëndisë, natyrën e njeriut dhe natyrën e mëkatit.  Ne si qënie njerëzore mëkatare dhe të rrëzuar e kemi të vështirë të kuptojmë natyrën e Perëndisë. Ne kemi tendencë ta shohim Perëndinë si një qenie të mirë dhe të mëshirshëm, dashuria e të Cilit tejkoalon edhe cilësite e tjera të Tij.

Sigurisht, Perëndia është i dashur dhe i mëshirshëm, por para së gjithash Ai është një Perëndi i shenjtë dhe i drejtë. Ai është kaq i shënjtë sa që nuk mund ta tolerojë mëkatin. Ai është një Perëndi, zemërimi i të cilit vlon kundër të pabesëve dhe të pabindurve (Isaia 5:25, Osea 8: 5, Zakaria 10: 3). Ai nuk është vetëm një Perëndi i dashur – Ai është vetë dashuria! Por Bibla na tregon gjithashtu, se Ai urren të gjitha llojet e mëkateve (Fjalët e Urta 6: 16-19)

Ai është i mëshirshëm, por mëshira e Tij ka kufij. “Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër.I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht.” (Isaia 55:6-7).  Njerëzimi është i korruptuar nga mëkati dhe mëkati është gjithmonë kundër Perëndisë. Kur Davidi mëkatoi, duke shkelur kurorën me Bath-Shebën dhe duke vrarë Uriahun, ai iu drejtua Perëndisë me një lutje interesante: ” Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.” (Psalmi 51: 4). Meqenëse Davidi kishte mëkatuar kundër Bathshebës dhe Uriahut, si mund të pretendonte se kishte mëkatuar vetëm kundër Perëndisë? Davidi kuptoi se të gjitha mëkatet janë kundër Perëndisë. Perëndia është një Qenie i përjetshëm dhe e pafundëm (Psalmi 90: 2).
Si rezultat, i gjithë mëkati mertion një ndëshkim të përjetshëm. Karakteri i shenjtë, i përsosur dhe i pafundëm i Perëndisë është fyer nga mëkati ynë. Megjithëse në mendjet tona të kufizuara, mëkati ynë është i kufizuar në konceptin kohor, për Perëndinë – i cili është jashtë kohës – mëkati që Ai urren vazhdon. Mëkati ynë qëndron përjetësisht para Tij dhe duhet të marrë ndëshkim të përjetshëm,  për të plotësuar drejtësinë e Tij të shenjtë.
Askush nuk e kupton këtë më mirë se dikush në ferr. Një shembull i përsosur është historia e njeriut të pasur dhe Llazarit. Të dy vdiqën dhe njeriu i pasur shkoi në ferr, ndërsa Llazari shkoi në parajsë (Luka 16). Sigurisht, njeriu i pasur ishte i vetëdijshëm se mëkatet e tij ishin kryer vetëm gjatë jetës së tij. Por, çuditërisht, ai kurrë nuk pyet: “Si përfundova këtu?” Kjo pyetje nuk bëhet kurrë në ferr. Ai nuk thotë: “A e meritova vërtet këtë? A nuk mendoni se ky është një ndëshkim ekstrem? Më i madh se sa duhet? “Ai kërkon që dikush të shkojë tek vëllezërit e tij që janë ende gjallë dhe t’i paralajmërojë në lidhje me fatin e tyre.

Ashtu si njeriu i pasur, çdo mëkatar në ferr e kupton plotësisht se ai meriton të jetë atje. Çdo mëkatar ka një ndërgjegje plotësisht të informuar, të vetëdijshme, e cila në ferr bëhet torturuesi i tij. Kjo është përvoja e torturës në ferr – një person plotësisht i vetëdijshëm për mëkatin e tij, ose të saj, një ndërgjegje e padurueshme dhe akuzuese, pa lehtësim për asnjë çast. Faji i mëkatit do të prodhojë turp dhe urrejtje të përhershme. Njeriu i pasur e dinte se ndëshkimi i përjetshëm për një jetë plot me mëkat është një ndëshkim i drejtë dhe i merituar. Kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk protestoi apo pyeti pse ishte në ferr. Realiteti i dënimit të përjetshëm, ferrit të përjetshëm është i frikshëm dhe shqetësues. Por është mirë që ne të jemi të tmerruar. Kjo duket e tmerrshme, por ka një lajm të mirë. Perëndia na do (Gjoni 3:16) dhe dëshiron që ne të shpëtohemi nga ferri (2 Pjetrit 3: 9). Por, për shkak se Perëndia është i drejtë, Ai nuk mund të lejojë që mëkati ynë të mbetet pa u ndëshkuar. Dikush duhet të paguajë për të. Për shkak të mëshirës dhe dashurisë së Tij të madhe,  Perëndia pagoi për mëkatin tonë. Ai dërgoi Birin e Tij, Jezus Krishtin që të paguante dënimin për mëkatet tona duke vdekur në kryq për ne. Vdekja e Jezusit mjafton , sepse Ai është Perëndia/njeri  i pafundëm, duke paguar borxhin tonë të pafundëm të mëkatit, që ne të mos e paguajmë në ferr në përjetësi (2 Korintasve 5:21). Nëse rrëfejmë mëkatin tonë dhe vendosim besimin tonë në Krishtin, duke kërkuar faljen e Perëndisë bazuar në sakrificën e Krishtit, ne shpëtohemi, falemi, pastrohemi dhe marrim premtimin e një shtëpie të përjetshme në qiell. Perëndia na deshi aq shumë saqë Ai siguroi mjetet për shpëtimin tonë, por nëse e hedhim poshtë dhuratën e Tij të jetës së përjetshme, do të përballemi me pasojat e përjetshme të këtij vendimi.

Nëse keni një Bibël, hapeni në mes të saj tek Libri i Psalmeve. Shkoni tek kapitulli 2 dhe lexoni bashkë me mua. Kur të dëgjoni shprehjen, Biri i Perëndisë, aty bëhet fjalë per Jezus Krishtin.

Ky është teksti nga Psalmi 2: “Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,duke thënë: “Le t’i këputim prangat e tyre dhe t’i heqim qafe litarët e tyre”.Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.Atëherë do t’u flasë në zemërimin e tij dhe do t’i trembë në indinjatën e tij të madhe,dhe do të thotë: “E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: “Ti je biri im, sot më lindeMë kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.Ti do t’i copëtosh me një shufër hekuri, do t’i bësh copë-copë si një enë prej argjile””.10 Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.11 Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.12 Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.”

Jeremia 17:9:  “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST