Arsye që Zoti të të lejojë të hysh në Parajsë

Krijuar nga në 04/02/2020

Përgjatë viteve i kam pyetur njerëzit: A ka parajsë dhe nëse po, a do të shkosh aty kur të vdesësh? Dhe nëse do të shkoni atje, pse? Pse duhet t’ju lejojë Perëndia të hyni në Parajsën e Tij? Në fund të fundit, e Perëndia krijoi këtë parajsë të përsosur, që ndryshe nga toka, nuk ka mëkat, as krim … as dhimbje, as trishtim. Aty ka vetëm paqe, harmoni dhe lumturi absolute. Nëse Perëndia do të lejonte njerëzit e papërsosur të hynin në Parajsën e Tij, ajo do të korruptohej. Në librin e Zanafillës, Kopshti i Edenit ishte një parajsë e përkryer, por kjo deri në çastin kur burri dhe gruaja e parë zgjodhën të mos i bindeshin Perëndisë, duke shkaktuar mëkatin e parë. Njerëzit i kanë shumëfishuar këto mëkate që nga ajo kohë dhe ju e shihni se si është bota tani!

Si më poshtë janë disa nga përgjigjet që kam marrë në lidhje me pyetjen time se kush duhet të shkojë në Parajsë:

  1. Nuk ka parajsë. Kur vdesim, ne thjesht dekompozohemi nën tokë. Fund!
  2. Njerëzit e mirë shkojnë në parajsë. Ata që janë të mirë, bujarë, të vëmendshëm, miqësorë me fqinjët e tyre, ndihmojnë personat me aftësi ndryshe dhe të varfërit e botës.
  3. Predikuesit dhe misionarët që bëjnë punë të mirë për Perëndinë.
  4. Të gjithë shkojnë në qiell … përndryshe Zoti do të ishte mizor po të dërgonte dikë të torturohej në ferr. Kush mund të besonte një Perëndi mizor, hakmarrës?

Le të diskutojmë disa nga këto përgjigje të zakonshme në lidhje me parajsën. Ata që mendojnë se nuk ka Parajsë, zakonisht mendojnë se nuk ka as Zot. Ndoshta kjo është ajo çfarë dëshirojnë. Këta njerëz SHPRESOJNË  të mos ketë Parajsë dhe ata po ashtu SHPRESOJNË të mos ketë as  ferr. Ata duan të jetojnë jetën e tyre sipas qejfit, sipas dëshirave të tyre dhe ata shpresojnë të mos ketë pasoja për jetën e tyre. Ata dëshirojnë të besojnë se mund të jetojnë si kafshët. Kur kafshët ngordhin, kufomat e tyre dekompozohen nën tokë. Njerëzit që nuk besojnë në Parajsa duan që të kenë një varrim dinjitoz, por ata nuk mendojnë se ka ekzistencë përtej vdekjes. Të paktën kjo është ajo të cilën shpresojnë.

Me që ra fjala, pse njerëzit do të SHPRESONIN të MOS shkonin në Parajsë? Si është e mundur që dikush të  mos dëshirojë një përjetësi në Parajsë dhe lumturi? Unë mendoj se ata e dëshirojnë këtë gjë, por ata kanë frikë se do t’ju duhej të hiqnin dorë nga një jetë pas kënaqësive tokësore të kësaj bote dhe ata nuk duan të humbasin kënaqësitë tokësore për një Parajsë të premtuar në qiell,  që nuk janë as të sigurt nëse ekziston.

Jezus Krishti thotë në Bibël tek Mateu 16:26: “Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?”

Ju mund të keni të gjithë miqtë, të dashururit, paratë dhe zbavitjet e mundshme, por nëse humbni jetën e përjetshme në Parajsë, përballeni me përjetësinë e vuajtjes në ferr, çfarë përfitimi mund të keni?

Si më poshtë do të lexojmë një pjesë të shkëputur nga Zbulesa 21, Testamenti i Ri i Biblës që përshkruan se si mund të jetë Parajsa:

Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më.Dhe unë, Gjoni, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet.Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.”

Dhe nuk pashë asnjë tempull në të; sepse Zoti Perëndi i plotfuqishëm dhe Qengji janë tempulli i tij.23 Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji.24 Dhe kombet e të shpëtuarve do të ecin në dritën e tij; dhe mbretërit e dheut do të sjellin lavdinë dhe nderin e tyre në të.25 Dhe portat e tij nuk do të mbyllen asnjëherë gjatë ditës, sepse nuk do të ketë asnjëherë natë.26 Edhe në të do të sjellin lavdinë dhe nderin e kombeve.27 Edhe nuk do të hyjë asgjë e papastër dhe askush që kryen neveri e gënjeshtër, por vetëm ata që janë të shkruar në librin e jetës të Qengjit.”

Tani  le të shohim përsëri arsyet që njerëzit japin se kush shkon në Parajsë.

Disa thonë se vetëm njerëzit e mirë që bëjnë gjëra të mira dhe bamirëi shkojnë në Parajsë, por Bibla thotë  diçka ndryshe.

Tek Filipianëve 3: 8- 9, Apostulli Pal thotë: “Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin,dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit.”

Romakëve 3:10-19: “Siç është shkruar: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.11 Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.12 Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.13 Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;14 goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;15 këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;16 në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,17 dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;18 nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre.”19 Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t’i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë.”

Pra, Bibla na e thotë shumë qartë se të gjithë në botë janë mëkatarë. Njerëzit nuk mund t’i ofrojnë asgjë Perëndisë për t’u kualifikuar që të hyjnë në Parajsë. Mund të përpiqemi që të jemi të mirë, të japim dhe të bëjmë bamirësi, por e mira jonë nuk është kurrë aq e mirë sa duhet për Zotin, i cili është absolutisht i përsosur dhe për këtë arsye, ashtu është edhe Parajsa e Tij.

Mënyra e vetme që secili prej nesh të shkojë në Qiell kur të vdesim është të lejojmë veten të transformohemi, në mënyrë të mbinatyrshme nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë, ndërsa e dorëzojmë vullnetin e jetës sonë nën kontrollin e Tij. Ne e bëjmë këtë duke pranuar Jezus Krishtin si Birin e vetëm të Perëndisë, i cili vdiq si një sakrificë për jetën tonë mëkatare, për të shpenguar shpirtrat tanë dhe për të na transformuar, për të na bërë të pranueshem për Parajsën kur të vdesim. VETËM Zoti mund të na bëjë të pranueshëm për Parajsën. Pjesa jonë është t’i dorëzohemi Perëndisë me besim, duke besuar vetëm në meritat e Krishtit dhe sakrificën e Tij për mëkatet tona, si e vetmja pagesë e pranueshme që Perëndia mund të pranojë për hyrjen në Parajsë.

Pra, kur  të vdisni, e vetmja përgjigjie e saktë për pyetjen: Pse duhet të më lejojë Perëndia të hyj në Parajsën e Tij? është: “Sepse unë besova në Jezus Krishtin,  besova vetëm tek Ai për të më hequr mëkatet e mia dhe për të më bërë të shenjtë dhe të pastër për Parajsën.” Kjo është e vetmja përgjigje e pranueshme.

Jezusi është përgjigja!

Gjoni 3:16 & 17 thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.”

Unë i jam mirënjohës Zotit, shumë mirënjohës për shpëtimin e Tij që më ka ofruar MUA! Kjo është personale. Unë prodhoj këtë  program radiofonik që të gjithë të marrin të njëjtën falje nga mëkati si unë dhe të kenë jetën e përjetshme. Kjo është mënyra më e mirë se si mund të ndash jetën e përjetshme! Psalmi 118: 14 thotë, ” Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im “.

Unë nuk e meritoj Parajsën. Askush nuk e meriton. Asnjë predikues, as gjyshja më e shenjtë, as misionarët nuk e meritojnë Parajsën. Megjithatë, Perëndia është kaq i mirë, Ai krijoi një mënyrë për të shpëtuar njerëzit mëkatarë dhe rebelë pa dëmtuar natyrën e Tij të përsosur dhe të shenjtë. Perëndia e bëri këtë duke dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezusin në tokë për të jetuar dhe të flijohej si një sakrificë e pranueshme për mëkatet e të gjithë atyre që do të besonin tek Jezusi për shpëtimin e tyre personal dhe të përjetshëm. Ky është thelbi i mesazhit të Ungjillit. Ky është mesazhi që ju përcjell çdo javë në këtë program radio.

Mbaj mend që kam parë një shfaqje televizive në lidhje me një zjarrfikës që shpëton dikë nga vdekja në një ndërtesë që digjej. Në javët që pasuan, personi i shpëtuar vazhdoi të bënte vepra të mira për të shprehur mirënjohje për zjarrfikësin që i shpëtoi jetën dhe personi i shpëtuar u bë miku më i mirë i zjarrfikësit gjatë gjithë jetës së tij. Ne që e kemi lejuar Jezus Krishtin që të na shpëtojnë nga jeta jonë e mëkatit dhe vdekjes për të na dhënë jetën e përjetshme, i jemi mirënjohës Jezusit gjatë gjithë jetës sonë. Një nga mënyrat se si mund ta tregojmë këtë mirënjohje ndaj Krishtit është përhapja e LAJMIT TË MIRË, se çfarë Jezusi i ofron gjithë botës, jetën e përjetshme për të gjithë ata që zgjedhin të besojnë në Jezusin dhe të marrin shpengimin e shpirtrave të tyre – për të marrë jetën e përjetshme me Perëndinë në Parajsë.

Jezusi, duke u folur dishepujve të Tij në shekullin e parë, u tha atyre tek Gjoni, kapitulli 14: “Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën.”

Romakëve 10:9 & 10  shpiegon se shpëtimi është i thjeshtë: “Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.10 Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim.”

Gjoni 3:3 thotë, “Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST