Feja nuk mjafton

Krijuar nga në 04/02/2020

Nëse shkoni në kishë ose shërbeni në një pozicion në kishë, më lejoni t’ju pyes se pse e bëni këtë gjë? Cila është arsyeja, apo motivi juaj për të shkuar në kishë? A mendoni se është një detyrë familjare? Pjesëmarrja në kishë mos vallë është diçka e mirë për tu vendosur në CV-në tënde të punës? A shkoni në kishë vetëm sepse prindërit tuaj kanë shkuar në kishë dhe ju doni të vazhdoni traditën familjare? A shkoni në kishë për shkak të lidhjeve shoqërore dhe miqësitë? A mendoni se duke shkuar në kishë do të fitoni disa pikë të mira me Perëndinë dhe kjo do t’ju ndihmojë të hyni në Parajsë?

Qëllimi im se përse po ju drejtoj të gjitha këto pyetje është se ka shumë arsye të gabuara për të shkuar në kishë, dhe këto arsye të lartpërmendura janë disa nga arsyet e gabuara. Pjesëmarrja në kishë është e rëndësishme. Por sigurohuni që së pari të keni një marrëdhënie personale besimi me Vetë Jezusin dhe të jeni të sigurt se nëse vdisni sot, ju do të shkoni në Parajsë dhe ta dini edhe arysen se PSE do të shkoni në Parajsë.

Askush nuk mund të fitojë pikë me Zotin sepse përpiqet të veprojë si njeri fetar, se ndjek kishën, apo se bën punë vullnetare në komunitet, etj. E vetmja gjë që ka rëndësi për Perëndinë është se çfarë bëni me Birin e Tij, Jezus Krishtin. A keni besuar personalisht te Jezusi? A je penduar në jetën tënde për mëkatin tënd, a ia ke kushtuar jetën Jezusit për ta besuar dhe për ta ndjekur Atë sepse E DO dhe ke lejuar që Fryma e Shenjtë e Perëndisë të të TRANSFORMOJË shpirtërisht në një person të ri? Zoti krijoi një rrugë që të gjithë ne të shpëtohemi dhe Ai insiston që ne t’i besojmë Jezusit me anë të besimit për të hequr mëkatin tonë dhe për të na bërë të pranueshëm për Parajsën. Zoti e bëri këtë për shkak të mirësisë së Tij edhe pse ne nuk e meritojmë shpëtimin.

Ja, se çfarë na thotë Bibla tek Efesianëve  2:4-9:Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit),edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus,për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Krishtin Jezus.Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,jo nga vepra, që të mos mburret askush.”

Gjoni 1 na shpiegon se më anë të besimit ne bëhemi bij të Perëndisë, lidhemi përsëri me Perëndinë më anë të rilindjes frymërore. Kjo është një përvojë shumë personale.

Gjoni 1:12-13: “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,13 të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.”

A e dinit se Perëndia nuk ka nipër, apo mbesa? Ai ka vetëm fëmijë.

Të gjithë ne jemi personalisht përgjegjës ndaj Zotit. Kur shpëtojmë nga fuqia e Tij e jashtëzakonshme, ne birësohemi si bij dhe bija të Tij. Askush nga ne nuk mund të pretendojë se jemi të shpëtuar nga  besimi i babait ose nënës sonë. Nuk ekziston diçka të tillë si “nip/ mbesë shpirtërorë” të Zotit. Secili duhet të shkojë vetë tek Ai. Nëse nuk kemi besimin tonë, nuk kemi besim. Besimin duhet ta kemi në  zemrat dhe mendjet tona. Kjo ka qënë e vërtetë për prindërit tanë; është e vërtetë për fëmijët tanë dhe është e vërtetë për secilin prej nesh.

Franklin Graham, djali i ungjilltarit Billy Graham, duhej të besonte personalisht Jezusin, edhe pse babai i tij ishte një ungjilltar shumë i njohur. Billy Graham dikur ishte një mëkatar i humbur, derisa dëgjoi një ungjilltar të quajtur Mordecai Ham që predikonte Ungjillin dhe Billi pranoi Krishtin me besim, personalisht.

Nëse keni një Bibël mund ta hapni në Dhiatën e Re, Gjoni 3-1-21. Nëse nuk keni Bibël thjesht dëgjoni pasazhin që do të lexoj unë: “Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: “Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të.”Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?.”Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë.Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”.Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma.”Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: “Si mund të ndodhin këto gjëra?.”10 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?11 Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë12 Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?13 Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.14 Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,15 që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.19 Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.20 Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;21 por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë.”

1 Korintasve 15:1-6: “Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni,dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot.Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve.Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë.”

1 Pjetrit 3:18 na thotë këtë gjë të rëndësishme: “Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma.

 Nëse jeni thjesht një njëri religjoz është koha që të ndryshosh. Shërbeji Zotit sepse Ai është ATI yt dhe sepse e do, jo sepse po përpiqesh t’i lësh përshtypje Zotit me shërbimet e tua fetare. Është koha të tregosh besim të vërtetë në Perëndinë e vërtetë, në Zotin dhe Shpëtimtarin tonë të vërtetë Jezus Krisht. Bëjë këtë gjë sot!

Dëgjoni nga Romakëve 10:8-13  :  ” Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë;sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.10 Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,11 sepse Shkrimi thotë: “Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet.”12 Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.13 Në fakt: “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.”

2 Korintasve 5:20 & 21: “Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!21 Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”

 


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST