Jeta pas vdekjes

Krijuar nga në 04/02/2020

Kam biseduar me skeptikë që nuk pranojnë të besojnë asgjë rreth jetës pas vdekjes, parajsës ose ferrit, ose gjykimit të Zotit. Ata zakonisht janë njerëz të arsimuar, shkencëtarë, që mendojnë se unë jam naiv që besoj në Zotin, Jezusin dhe jetën pas vdekjes. Megjithatë, ka shumë shkencëtarë të arsimuar që besojnë Jezusin si Shpëtimtarin e tyre për jetën e tyre të përjetshme në Parajsë.

Pyes veten nëse disa skeptikë vendosin qëllimisht të dyshojnë Biblën, sepse kjo u përshtatet stilit të jetës së tyre … mënyrës se si ata dëshirojnë të jetojnë jetën e tyre tani për tani. Kështu që në vend që të thonë thjesht se u pëlqen seksi i shfrenuar,  drogërat dhe të jetojnë për kënaqësitë e kësaj jete, ata fshehin dëshirat e tyre të mishit pas fasadës se janë të arsimuar dhe intelektualë, që të duken më fisnikë dhe më të zgjuar. A je ti  kështu? Tregohu i sinqertë. Mendo rreth kësaj gjëje, me shumë kujdes, para se të më refuzosh.

Jo, unë nuk mund ta vërtetoj Zotin me fakte shkencore, por edhe ju nuk mund të vërtetoni se Zoti nuk ekziston.  Të dyja këto qëndrime mbështeten në besimi që ke.  Skeptiku, ose ateisti u beson profesorëve të kolegjit dhe skeptikëve të tjerë që shkëmbejnë dyshimet e tyre në bloget e Internetit. Unë kam besim te Fjala e Shenjtë e Perëndisë dhe besoj tek dëshmia e Frymës së Shenjtë në zemrën dhe jetën time. Kjo është dëshmia personale e realitetit tim.

Parajsa është një vend i vërtetë. Bibla na thotë se Parajsa është froni i Zotit (Isaia 66: 1; Veprat e Apostujve 7: 48-49; Mateu 5: 34-35). Pas ringjalljes së Jezusit dhe shfaqjes së Tij ndaj dishepujve në tokë, ” u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë.” (Marku 16:19; Veprat e Apostujve 7: 55-56). “Sepse Krishti nuk hyri në një shenjtërore të bërë me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e asaj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Perëndisë për ne.” (Hebrenjve 9:24). Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit,20 ku ka hyrë Krishti, si pararendës për ne, pasi u bë kryeprift në amshim sipas rendit të Melkisedekut.” (Hebrenjve 6: 19-20; 8: 1-2) .

Vetë Jezusi thotë, “Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën.” (Gjoni 14:1-4). Besimi ynë tek një shtëpi e përjetshme në Parajsë bazohet në premtimet e qarta të Jezusit. Parajsa është një vend i vërtetë. Parajsa ekziston me të vërtetë.

Kur njerëzit mohojnë ekzistencën e parajsës, ata mohojnë jo vetëm Fjalën e shkruar të Zotit, por ata gjithashtu mohojnë dëshirat më të thella të zemrave të tyre. Pali e trajtoi këtë çështje në letrën e tij drejtuar Korintasve, duke i inkurajuar të kapeshin pas shpresës së parajsës, në mënyrë që të mos dekurajoheshin. Megjithëse  ne “rënkojmë dhe psherëtijmë” në gjendjen tonë tokësore, ne kemi shpresën e parajsës dhe mezi presim që të shkojmë aty (2 Korintasve 5: 1-4). Pali u bëri thirrje Korintasve të prisnin shtëpinë e tyre të përjetshme në parajsë, kjo shpresë do t’i bënte ata të duronin vështirësitë dhe zhgënjimet e kësaj jetë. “Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;18 ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.” (2 Korintasve 4: 17-18)

Ashtu siç Zoti ka vënë në zemrat e njerëzve njohurinë që Ai ekziston (Romakëve 1: 19-20), kështu edhe ne jemi ” programuar” për të dëshiruar parajsën. Kjo është tema e shumë librave, këngëve dhe veprave të panumërta të artit. Fatkeqësisht, mëkati ynë ka bllokuar rrugën drejt parajsës. Meqenëse parajsa është vendbanimi i një Zoti të shenjtë dhe të përsosur, mëkati nuk ka vend atje dhe as nuk mund të tolerohet. Për fat të mirë, Perëndia na ka siguruar çelësin për të hapur dyert e parajsës – Jezus Krishtin (Gjoni 14: 6). Të gjithë atyre që besojnë në Të dhe kërkojnë falje për mëkatin, do t’ju hapen dyert e parajsës.

Ështe interesant fakti që një përqindje shumë më e lartë e njerëzve besojnë në ekzistencën e parajsës, por pak besojnë në ekzistencën e ferrit. Sipas Biblës, ferri është po aq i vërtetë sa edhe parajsa. Bibla na mëson në mënyrë të qartë se ferri është një vend i vërtetë, ku shkojnë jobesimtarët pas vdekjes. Të gjithë kemi mëkatuar kundër Perëndisë (Romakëve 3:23). Dënimi i drejtë për mëkatin është vdekja (Romakëve 6:23). Meqenëse i gjithë mëkati ynë është kundër Perëndisë (Psalmi 51: 4), dhe meqenëse Zoti është një qenie e pafundme dhe e përjetshme, ndëshkimi për mëkatin, vdekjen duhet të jetë i pafundëm dhe i përjetshëm. Ferri është kjo vdekje e pafundme dhe e përjetshme që meritojmë për shkak të mëkatit tonë.

Ndëshkimi i të vdekurve të këqij në ferr përshkruhet në të gjithë Shkrimet si “zjarr i përjetshëm” (Mateu 25:41), “zjarr i pashuar” (Mateu 3:12), “turp dhe përbuzje e përjetshme” (Daniel 12: 2), vend ku “zjarri nuk fiket” (Marku 9: 44-49), një vend “mundimesh” dhe “zjarri” (Luka 16: 23-24), “shkatërrim i përjetshëm” (2 Thesalonikasve 1: 9), një vend ku tymi i mundimit të tyre ngjitet në shekuj të shekujve” (Zbulesa 14: 10-11) dhe “liqenin e zjarrit e të squfurit” ku të pabesët “torturohen në shekuj të shekujve.” (Zbulesa 20:10).

Ndëshkimi i të pabesëve në ferr nuk mbaron kurrë, ashtu si lumturia e të drejtit në parajsë. Vetë Jezusi tregon se ndëshkimi në ferr është po aq i përjetshëm sa edhe jeta në parajsë (Mateu 25:46). Të pabesët i nënshtrohen përgjithmonë zemërimit të Perëndisë. Ata në ferr do të pranojnë drejtësinë e përsosur të Perëndisë (Psalmi 76:10). Ata në ferr do ta kuptojnë se ndëshkimi i tyre është i drejtë dhe se faji është vetëm i tyre (Ligji i përtërirë 32: 3-5). Po, ferri është i vërtetë. Po, ferri është një vend mundimesh dhe ndëshkimesh që zgjat në shekuj të shekujve, pa fund. Lavdëroni Perëndinë që përmes Jezusit ne mund t’i shpëtojmë këtij fati të përjetshëm (Gjoni 3:16, 18, 36).

Disa skeptikë pyesin: “Si mund të jetë përjetësia në ferr një ndëshkim i drejtë vetëm për një jetë të shkurtër njerëzore të jetuar në mëkat? ”

Bibla thotë se ferri është i përjetshëm (Mateu 25:46). Shumë njerëz mendojnë se kjo është e padrejtë. Ata pyesin se si është e mundur që Zoti të ndëshkojë një person me dënim të përjetshëm, si ndëshkim për një jetë njerëzore prej 70, 80, 90, apo edhe 100 vitesh të jetuar në mëkat. Jeta e shkurtër tokësore mëkatare, a meriton një dënim të përjetshëm?

Ekzistojnë dy parime biblike që shpallin qartë përjetësinë në ferr si dënimin e drejtë për mëkatin, pa marrë parasysh se sa zgjat jeta  tokësore.

Së pari, Bibla shpall se i gjithë mëkati është kundër Perëndisë (Psalmi 51: 4). Në një gjykatë njerëzore, një sulm fizik ndaj një individi të zakonshëm mund të ndëshkohet me gjobë, ndoshta një kohë të shkurtër në burg. Por një sulm fizik kundër presidentit, ose kryeministrit të një vendi ka të ngjarë të ndëshkohet me burgim të përjetshëm. Kështu ndodh pavarësisht se krimi është një akt i vetëm, jo një veprim përsëritur. Zoti është pafundësisht më i lartë dhe më i madh se çdo qenie njerëzore. Sa më i madh duhet të jetë ndëshkimi ynë duke ditur se mëkatet tona janë kundër Perëndisë që është më i madh dhe i lartë se kushdo tjetër (Romakëve 6:23)?

Nëse një person dëshiron të ndahet nga Zoti në përjetësi, Zoti do t’ia plotësojë këtë dëshirë. Besimtarët i thonë Perëndisë, ” U bëftë vullneti Yt!”  Zoti u thotë jobesimtarëve: “Le të bëhet vullneti juaj.” Zoti e respekton këtë vendim dhe pasojat e tij në përjetësi.

Po në lidhje me gjykimin përfundimtar?

Gjëja e parë që duhet të kuptojmë në lidhje me gjykimin përfundimtar është se nuk mund të shmanget. Pavarësisht se si mund të zgjedhim të interpretojmë profecitë e  kohëve të fundit, na thuhet se “duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi” (Hebrenjve 9:27). Të gjithë kemi një takim hyjnor me Krijuesin tonë. Apostulli Gjon na ka dhënë disa detaje të gjykimit përfundimtar:

Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata.12 Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.13 Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.14 Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë.15 Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.” (Zbulesa 20:11-15).

Si Biri Perëndi, Jezus Krishti do të jetë gjykatësi (Gjoni 5:22). Të gjithë jobesimtarët do të gjykohen nga Krishti në “fronin e madh të bardhë” dhe ata do të ndëshkohen sipas veprave që kanë bërë. Bibla tregohet  shumë e qartë se jobesimtarët grumbullojnë zemërimin kundër vetvetes (Romakëve 2: 5) dhe se Zoti ” do ta shpaguajë secilin sipas veprave të tij” (Romakëve 2: 6). Krishti ju ofron një rrugëdalje përmes besimit në Të, pendimit për mëkatin tuaj dhe vendosjen e gjithë besimit tuaj për jetën e përjetshme në shpengimin e Krishtit.

A do të besoni? Pushteti i fatit tuaj është në dorën tuaj.

Romakëve 2:2-4: “Por ne e dimë se gjykimi i Perëndisë është sipas së vërtetës mbi ata që bëjnë gjëra të tilla.Dhe mendon, vallë, o njeri që gjykon ata që bëjnë të tilla gjëra që edhe ti i bën, t’i shpëtosh gjykimit të Perëndisë?Apo i përçmon pasuritë e mirësisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos njohur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim?”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST