Gënjeshtrat që lidhen me faktin e të qënit i krishterë

Krijuar nga në 05/02/2020

Fuqia për të besuar në Jezusin vjen nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë. Fuqia për t’i rezistuar mëkatit është e mbinatyrshme – nga Zoti – ashtu siç është fuqia për të pasur besimin për t’u rilindur përsëri – domethënë për t’u bërë i krishterë. Askush nuk shpëtohet nga përpjekjet e tij duke jetuar një jetë të moralshme, për këtë duhet fuqia e mbinatyrshme e Zotit, që do të thotë të kesh një varësi të vazhdueshme ndaj Zotit në lutje, duke lexuar Biblën dhe duke u shoqëruar me të krishterë të tjerë që mund t’ju inkurajojnë si ju dhe miqtë tuaj të krishterë që kërkojnë të jetojnë ashtu si Krishti dëshiron që ne të jetojmë.

Satani për fat të keq është gjithmonë duke pëshpëritur gënjeshtrat e tij kundër Perëndisë dhe rreth jush. Satani gjithmonë dëshiron të gënjejë – është njësoj sikur të vrasësh të vërtetën.

Tek Gjoni 8:44  Jezusi thotë këto fjalë për Satanin: “ Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.”

 Në jetën time kam njohur njerëz që besojnë gjëra që nuk janë të vërteta për Parajsën, Ferrin, seksin imoral, dorgërat e paligjshme dhe shumë gjëra të tjera. Unë jam i sigurt se këto gënjeshtra në lidhje me Perëndinë dhe Birin e Tij Jezus Krisht vijnë nga Satani, i cili u thotë atyre se nuk ka parajsë, ferr, Zot, ditë gjykimi dhe se ata duhet të “bëjnë çfarë ju do qejfi” tani, në këtë jetë, sepse  që kjo jetë është gjithçka që kanë. Kjo jetë në tokë është një periudhë relativisht e shkurtër mesatarisht prej 80 vjetësh. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore, njerëzit duhet të marrin vendime të rëndësishme në lidhje me besimin ose mosbesimin në Jezus Krishtin për shpëtimin e tyre të përjetshëm.

Shpesh njerëzit dekurajohen ose dëshpërohen që duhet t’ju rezistojnë tundimeve seksuale të momentit,  pasi e dinë që të krishterët nuk duhet të jetojnë në këtë mënyrë dhe nuk duan të bëhen të krishterë. Ata mendojnë se nuk është e mundur që ata të frenojnë tërheqjen seksuale, ose etjen e tyre për pije alkoolike dhe drogë.

Seksi në vetvete është një drogë e fuqishme për trurin dhe përdorimi i pamoralshëm i seksit skllavëron miliona njerëz në të gjithë botën, me tregtinë e seksit, skllavërinë seksuale dhe varësinë seksuale; që përfshin joshjen e pornografisë.

Kontrolli i impulsit nuk është kurrë i lehtë. Të gjithë luftojmë me tejkalimin e impulseve të mëkatit. Jakobi thotë: “Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.” (Jakobi 1:14). Një pjesë e njerëzve duan që të ndiejnë impulse, ndërsa të krishterët duan që t’i kontrollojnë ato.

Kontrolli i impulsit ka qenë një luftë për ne që nga rënia në mëkat. Eva pa që fryti ishte “i dëshirueshëm” (Zanafilla 3: 6) dhe ajo zgjodhi ta merrte atë në vend që të kontrollonte impulsin e saj. Sot, ne ende luftojmë. Shpesh, impulset duken aq të forta sa na bëjnë të harrojmë përkushtimet dhe logjikën. Ne mendojmë se dorëzimi është e vetmja mundësi.

2 Korintasve 5:17 thotë: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Si besimtarë ne jemi një krijesë e re. Ne nuk jemi më të lidhur nga natyra jonë mëkatare (Romakëve 6:17-18), ne jemi në procesin e shenjtërimit. Që gjëja e re të hyjë në fuqi shpesh herë duket kohë dhe disiplinë. Edhe besimtarët e maturuar luftojnë me kontrollin e impulseve (Romakëve 7:18-25), por Bibla na jep shpresë që ne mund të fitojmë.

Lavdi Zotit, Fryma e Shenjtë prodhon vetëkontrollin për ata që ia kërkojnë Atij (Galatasve 5:23)! Ne na është dhënë fryma e vetë-disiplinës (2 Timoteut 1: 7). 1 Pjetrit i  1:13 dhe 15 na nxit “ngjeshni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit.15 por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj.” Vetëkontrolli ynë nuk është vetëm një akt i vullnetit; ne duhet të mbështetemi tek hiri i Jezusit. Ne e dimë që jemi të thirrur  nga Zoti, ne bëjmë përpjekje të kontrollojmë impulsin tonë për shkak të dashurisë që kemi për Perëndinë.

Në gjithashtu punojmë duke u bazuar tek e vërteta. Kur e dimë të vërtetën, ne mund të mposhtim më shumë impulset që na çojnë tek gënjeshtra (Gjoni 8:32). Për shkak se kemi mendjen e Krishtit (1 Korintasve 2:16), kur një impuls mëkatar vjen në mendjen tonë ne kuptojmë se ai nuk është prej Tij dhe heqim dorë.

Impulsi vjen nga natyra e mëkatare, por ne nuk jemi më skllevër të saj (shih Romakëve 6). Kur e njohim të vërtetën – që jemi shpallur të shenjtë (Romakëve 5: 1-2), që kemi mendjen e Krishtit dhe që kemi fuqinë e Frymës së Shenjtë – jemi më të afte të sfidojnë mendimet tona dhe të zgjedhim veprimet tona.

Bibla i quan të Krishterët “fitimtarë” me anë të besimit ( 1 Gjoni 5:4). Ne nuk jemi në mëshirë të impulseve tona. Ne mund t’i kontrollojmë me anë të fuqisë së Perëndisë brenda nesh (Efesianëve 3:20). Ne mësojmë t’u themi “jo” impulseve tona mëkatare, ne mund të përjetojmë dhimbje dhe një ndjesi privimi, por përsëri besojmë në premtimin që na thuhet tek Hebrënjve 12:11 që më në fund ne do të korrim “të korrat e drejtësisë dhe të paqes”.

Gjatë luftës për të kontrolluar impulset, shumë njerëz  mund të përfitojnë nga partnerët e përgjegjshëm, ose konsulentë të ndryshëm. Ndonjëherë, kontrolli i impulsit bëhet më i vështirë për shkak të ankthit të fshehur, ose për shkak të ndonjë lloj anomalie të trurit. Që të dominosh mbi një impuls të duhet të kesh njohjen e së vërtetës së Zotit dhe të përdorësh mjete funksionale të modifikimit të sjelljes. Pavarësisht nga metodat që ne përdorim për të kontrolluar impulset tona, ne biem dakort me Palin që thotë, “po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.(Filipianëve 3:14).

Atëherë, çfarë do të thotë Bibla kur thotë se duhet të jemi të vdekur për mëkatin?

Shprehja “i vdekur për mëkat”  vjen nga Romakëve 6:11: “Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Këtu do të thotë “të jesh i vdekur për mëkatin” do të thotë të jesh “i gjallë” për Perëndinë në Krishtin Jezus. Ata që kanë besuar në Jezusin nuk duhet të lejojnë më që mëkati të kontrollojë jetën e tyre. Përkundrazi, ne i ofrojmë veten tonë Perëndisë, që t’i shërbejmë qëllimeve të Tij.

Pali flet me tej në lidhje me këtë koncept tek Romakëve 12:1-2: “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”

 Shprehja  “fli i gjallë” është një paradoks—flijimet nuk jetojnë, por vdesin. Por është një përmbledhje e mirë e jetës së krishterë, pasi jemi të vdekur për mëkatin dhe të gjallë për Perëndinë. Theksi këtu është të jetosh një jetë ndryshe si rezultat i shpëtimit të Zotit. Ne nuk ndjekim më modelin e botës, por jetojmë sipas vullnetit të Zotit.

Të jesh i vdekur për mëkatin nuk do të thotë se jemi  pa mëkat. Pali e bëri të qartë se ai vazhdonte të luftonte me tundimin dhe mëkatin: “Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj.20 Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s’jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.”(Romakëve 7: 19-20). Nëse Pali mund ta quante veten “më të keqin e mëkatarëve” (1 Timoteut 1:16), atëherë me siguri edhe duhet të jemi të vetëdijshëm që do të  vazhdojmë konfliktin tonë me mëkatin derisa të shkojmë në parajsë.

Por nëse nuk jeni i krishterë, mos lejoni që kjo t’ju pengojë, ose dekurajojë që të besoni në Krishtin dhe të bëheni të krishterë. Jeta e krishterë nuk është e lehtë, por me ndihmën e Zotit është e mundur për të pasur marrëdhënie seksuale vetëm bashkëshortin tuaj dhe askënd tjetër për gjithë jetën tuaj. Me ndihmën e Zotit është e mundur të jetoni pa shthurje dhe dehje, pa drogë.  Betejat e jetës së krishterë nuk mund të krahësohen me një përjetësi vuajtjesh në ferr!

Mos dëgjoni kur Satani ju flet në veshin tuaj, duke ju thënë gënjeshtra për Perëndinë dhe shpëtimin në Krishtin. Satani shpreson të të mashtrojë dhe të të mbajë si një nga skllevërit e tij në mundimin e ferrit. Mos lejoni që Satani t’ju mashtrojë!

Jakobi 4:7 thotë: “Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!

1 Pjetrit 5:8-9:  “Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST