Skuadra fituese

Krijuar nga në 04/06/2020

Po sikur ta dinit se mund të bashkoheshit në një ekip sportiv i cili e ka të garantuar fitoren në play-off? Po sikur të kishe informacion paraprak, nga e ardhmja, që kjo skuadër do të fitonte play-off-in përfundimtar, edhe pse do të humbiste disa ndeshje gjatë rrugës? A nuk do të dëshironit të ishit pjesë e këtij ekipi?

Megjithatë, të bëhesh i krishterë është dicka më e rëndësishme për ne si individë, gjëja më e rëndësishme  që bëjmë në jetën tonë duke iu dorëzuar  Jezus Krishtit me pendim, me besim. Bibla na jep një imazh të gjerë të njerëzimit pergjatë shekujve të ekzistencës sonë në planetin tokë.

Kam lexuar dhe studiuar Biblën pjesën më të madhe të jetës sime dhe një temë qendrore është e dukshme që nga Zanafilla, në fillim, deri te Zbulesa, në fund: Fituesit përfundimtarë në këtë univers janë ata që zgjedhin të jenë në anën e Zotit dhe Zoti zbuloi Vetveten në jetën dhe sakrificën e vdekjes së Birit të Tij të vetëm, Jezus Krishtit.

Një transmetim 15 minutësh nuk është kohë e mjaftueshme për të shpjeguar ato që kam mësuar gjatë gjithë jetës së studimit të Biblës, por kam arritur të identifikoj besueshmërinë e profecive të së kaluarës që tashmë janë realizuar. Unë e di që Bibla është 100% e besueshme. Ekipi i Jezusit – kështu dua t’i quaj të gjithë besimtarët besnikë në Jezusin gjatë gjithë kohës në të gjitha vendet – Ekipi i Jezusit do të fitojë PLAY-OFF-IN FINAL në fund të botës, në fund të epokës. Ne nuk po mburremi – Unë thjesht po lexoj titujt e lajmeve të ardhshme nga Bibla dhe zgjedh paraprakisht të bashkohem me ekipin fitues! Gjëja më interesante është kjo:  edhe ju NUK jeni të përjashtuar nga të qenit në këtë ekip fitues!

Nuk po them që unë jam më mirë se ju. Aspak! Jezus Krishti vdiq në Kryq rreth 2000 vjet më parë si shlyerje për mëkatet e të gjithë  atyre që besojnë se vdekja e Krishtit ishte pagesa e plotë për mëkatet e tyre, mëkatet e tanishme, të ardhme dhe të kaluara.  Duke besuar në Krishtin, besimtarët fitojnë pranimin në familjen e perjetshme të Zotit. NUK është një grup i mbyllur!

Ekipi i Jezusit – metafora që kam krijuar – është i hapur dhe mikpritës për të gjithë ata që vendosin të bashkohen. Ju bashkoheni me ne me besim të vërtetë, të thjeshtë, besim të sinqertë tek Jezusi, Shpëtimtari ynë i lavdishëm, Zoti dhe udhëheqësi ynë. Jezusi kurrë nuk do të hiqet nga froni, kurrë nuk do të turpërohet dhe nuk do të na zhgënjejë.

I njëjti Jezus, të cilin Apostulli Gjon e quajti FJALA është i njëjti që profeti Isaia e quajti Këshilltar i Mrekullueshëm, Perëndi i Plotfuqishëm. Jezusi ishte i pranishëm në krijimin e botës,  Zanafilla 1:26 thotë për Perëndinë: ” Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne.” Studiuesit më të mirë të Biblës e kuptojnë fjalën “Ne” në këtë varg si reference ndaj Trinitetit, Ati Perëndi, Jezusi Biri dhe Perëndia Fryma e Shenjtë …. NJE ZOT, por u shfaq në botë si tre persona hyjnorë.

Ne të gjithë u krijuam nga Zoti, në shëmbëlltyrën e Zotit, por kur Adami dhe Eva mëkatuan te Zanafilla 3: 6, mëkati shkatërroi gjithë njerëzimin, por e gjithë bukuria e Edenit mund të rivendoset, dhe madje edhe më tepër, në Parajsë . Për të qënë aty, njerëzit besojnë me gjithë zemër, plotësisht  Birin e Perëndisë, Jezusin, dhe këtë e bëjnë tani, para vdekjes, ose para kthimit të Krishtit.

Në Testamentin e Ri, në kapitullin 3 të Romakëve,  lexojmë këto fjalë: “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,24 por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.” Kjo do të thotë se ne të gjithë jemi njësoj. Askush nga ne nuk është mjaftueshëm i mirë për Zotin. Zoti insiston në përsosmëri të plotë morale dhe me forcat tona ne jemi të gjithë të paaftë për parajsën. Vetëm me anë të besimit mund të bashkohemi me EKIPIN E JEZUSIT ​​dhe ta lejojmë Jezusin të na bëjë të pranueshëm për Perëndinë.

Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Kjo gjendet tek Romakëve, kapitulli 6 vargu 23.

Apostulli Gjon, në Ungjillin e tij, fillon ungjillin duke folur për Jezusin: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.”

Apostulli Pal, duke shkruar nën frymëzimin e Frymës së Shenjtë në letrën e Kolosianëve, kapitulli 1, flet që Zoti na ka bërë anëtarë të Ekipit të Jezusit: “Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,14 në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.15 Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,16 sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.”

Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.18 Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,19 sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,20 dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.”

Përsëri Apostulli Gjon, i njëjti njeri që shkroi Ungjillin e Gjonit, shkroi 3 letra të cilat u bënë të njohura në Bibël si 1e Gjonit, 2 e Gjonit dhe 3 e Gjoni-t. Në 1 e Gjonit 4 lexojmë:

Ai që rrëfen se Jezusi është Biri i Perëndisë, Perëndia qëndron në të dhe ai në Perëndinë.16 Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.17 Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit): sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë.”

Ky ishte fragment nga letra e Parë e Gjonit.

Më pas edhe Apostulli Pal na thotë tek Romakëve  10: “Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.10 Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim…13 Në fakt: “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.”

Në këtë mënyrë njerëzit bëhen pjesë e familjes së Perëndisë, që unë e kam qujtur Ekipi i Jezusit, një skuadër e përjetshme, e vetmja që to të fitojë në fund të botës.

Mbani mend se, ndryshe nga ekipet sportive ku ju duhet të “provoni veten” dhe të përmbushni disa standarde të performancës atletike, Ekipi i Jezusit  nuk ka kritere të tilla. Në këtë ekip, është vetëm Hiri i Zotit që aktivizon besimin tonë te Jezusi, që ka vlerë për çdo gjë. Besimi ynë është një dhuratë e Zotit. Pra, në EKIPIN E JEZUSIT , është 100 përqind nga Jezusi dhe 0% nga ne. Në Efesianëve, kapitulli 2, Apostulli Pal, duke shkruar nën frymëzimin e Frymës së Shenjtë, e shpjegon në këtë mënyrë: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,jo nga vepra, që të mos mburret askush.” Askush nuk mund të mburret se është aq i afte sa mund t’i bashkohet Ekipit të Jezusit me forcat e tij.

Romans 8 shpiegon më tepër për të qënë skuadra fituese – Ekipi i Jezusit!

Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?32 Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?33 Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson.34 Kush është ai që do t’i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne.35 Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?36 Siç është shkruar: “Për ty po vritemi gjithë ditën; u numëruam si dele për therje.”37 Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.”

Gjoni 3: :Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST