Të mashtruar

Krijuar nga në 12/10/2021

Të mashtruar

Ne jetojmë në një botë plot gënjeshtra dhe mashtrimi vjen nga shumë burime. Ka frymëra gënjeshtare që drejtonë në rrugën e gabuar (1 Timoteut 4: 1); ka “keqbërës dhe mashtrues” që janë të dhënë pas mashtrimit (2 Timoteut 3:13).

Satani mashtron njerëzit gjatë gjithë kohës dhe ai përhap informacione të gënjeshterta. Në letrën e Gjonit, kapitulli 8, ne vëmë re Jezusin duke folur për Satanin:

Ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.gënjeshtrës ”.

Meqenëse jetojmë në një botë mëkatare, të rënë, ndonjëherë mashtrojmë veten.

Zemrat tona janë mashtruese – aq sa ne mashtrojmë shumë lehtë edhe veten (Jeremia 17: 9). Isaia 44:20 flet për idhujtarin që mashtrohet nga vetë ‘zemra e tij e mashtruar’. Profeti Abdia thotë se arroganca është një nga rrënjët e vet-mashtrimit: “Krenaria e zemrës sate të ka mashtruar” (Abdia 1: 3). Krenaria njerëzore gjithmonë na verbon para së vërtetës. Premton nder, por sjell turp. Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.” (Fjalët e Urta 16:18).

Jakobi 1:22 na paralajmëron që të mos mashtrojmë veten: “Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.” Vetë-mashtrimi për të cilin flet Jakobi lidhet me reagimin tonë të papërshtatshëm ndaj së vërtetës.

Fjala e Zotit, Bibla, ka për qëllim të na ndryshojë (shih Psalmin 119: 11 dhe Gjonin 17:17). Ne mund të ulemi në kishë për vite me radhë, duke dëgjuar predikime me rradhë, por nëse kurrë nuk lejojmë që Fjala që dëgjojmë të na ndryshojë, atëherë ne vetë-mashtrohemi. Ne mund ta lexojmë Biblën, por nëse nuk i zbatojmë urdhërimet e saj në praktikë, mashtrojmë veten.

Një mashtrim i tillë është i zakonshëm në mesin e njerëzve fetarë që besojnë se ajo që kanë në mendje ka të bëjë me “fenë e vërtetë”. Por Shkrimi nuk u dha thjesht për të prodhuar teologë; u dha “që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.” (2 Timoteut 3:17).

Fakti që e dimë të vërtetën në mendje nuk është domosdoshmërisht një cilësi që ndryshon karakterin. Jakobit 1: 23–24 shpjegon se fakti që shohim veten në një pasqyrë nuk është domosdoshmërisht një përvojë që ndryshon pamjen. Pasqyra mund të na tregojë se flokët tanë janë të rrëmujshëm, por nëse nuk krihemi, flokët do të mbeten ashtu.

Vetë-mashtrimi mund të ndodhë në lidhje me fatin tonë të përjetshëm, siç tregohet në shëmbëlltyrën që Jezusi ndau për budallain e pasur. Burri në këtë histori ishte i entuziazmuar që toka e tij dha prodhim jashtëzakonisht të bollshëm.

Ai besonte se kishte ardhur një kohë në jetën që të bënte një jetë më të lehtë: “pusho, ha, pi dhe gëzo”. (Luka 12:19). Por kjo dëshirë dështoi, sepse ai vdiq po atë natë (vargu 20).

Kisha e Laodicesë ishte viktimë e vetë-mashtrimit në lidhje me gjendjen e saj shpirtërore. Kjo kishë e vakët e kishte bindur veten se gjithçka ishte në rregull: “Unë jam i pasur, u pasurova dhe s’kam nevojë për asgjë” (Zbulesa 3: 17a). Jezusi, i cili gjithmonë thotë të vërtetën, i drejtoi njerëzit në rrugën e duhur: “Ti nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur.” (vargu 17b).

Ne nuk duhet të harrojmë atë që lexojmë në Bibël dhe duhet ta vëmë në praktikë – kjo ndryshon karakterin tonë dhe lufton me mashtrimin e vetvetes. Si një pasqyrë, Fjala e Zotit do të na tregojë gjithmonë të vërtetën.

Atëherë, pse e lejon Zoti mashtrimin?

Vullneti i Zotit është që të gjithë njerëzit të pendohen dhe të shpëtohen (2 Pjetrit 3: 9). Në të njëjtën kohë, Satani: “ati i gënjeshtrës” mashtron vetë njerëzit që duke ju thënë se nuk kanë nevojë të pranojnë të vërtetën. “Të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.” (2 Korintasve 4: 4). Me siguri, Zoti mund të ndalojë gënjeshtrat e Satanit dhe t’u japë njerëzve një mundësi për të luftuar.

Bibla na jep një pamje të qartë se si lidhet mëkati me mashtrimin.

Mënyra se si mendojmë për mashtrimin është ndonjëherë e gabuar. Duke folur shpirtërisht, mashtrimi është më i thellë sesa thjesht një gënjeshtër.

Në mënyrë që të shpëtoni, nuk keni nevojë për ndonjë nivel të veçantë inteligjence, aftësie filozofike ose mençurie (Galatasve 3:28; 1 ​​Korintasve 1:20, 26). Në fakt, njerëzimi fatkësisht gjen mënyra më të sofistikuara për të mëkatuar.

Çelësi për të kuptuar mashtrimin shpirtëror është fakti që ne shpesh zgjedhim atë që duam të besojmë sesa atë që duhet të besojmë, madje edhe duke pasur fakte (Luka 16:31). “Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të,” (Gjoni 12:37). Vini re se ata nuk besonin Jezusin, pavarësisht mrekullive që kishte bërë. Mosbesimi i tyre ishte i qëllimshëm.

Shembulli më i hershëm se si funksionon mashtrimi shpirtëror është çasti kur Eva ra në mëkat në Kopshtin e Edenit. Gjarpri e pyeti, “A ka thënë me të vërtetë Zoti. . . ?” Eva përgjigjet duke cituar atë që Zoti kishte thënë (Zanafilla 3: 1–3).

Ajo e di se çfarë  duhet të bëjë dhe se çfarë nuk duhet të bëjë. Gjarpri pastaj e tundoi atë duke i thënë se çfarë do të fitonte duke ngrënë nga pema e ndaluar (Zanafilla 3: 4–5) dhe ajo vë re aspekte të tjera tërheqëse të frutit (Zanafilla 3: 6). Eva u gënjye dhe gjarpri ishte dinak (2 Korintasve 11: 3), por në fund të fundit ajo zgjodhi të mos i bindej Zotit, edhe pse e dinte urdhërimin.

Kur u përball me mëkatin e saj, Eva tha: “Gjarpri më mashtroi dhe unë e hëngra” (Zanafilla 3:13). Fjala origjinale hebraike për “mashtrim” nënkupton hile dhe dinakëri. Eva u mashtrua, por ajo gjithashtu kishte një zgjedhje në këtë çështje.  Ajo ushtroi vullnetin e saj të lire, të dhënë nga Zoti, për të bërë një zgjedhje të gabuar, duke kërkuar kënaqësi dhe promovim personal, mbi atë që Perëndia kishte dashur për të.

E njëjta gjë ndodh sot. Satati u drejtohet dëshirave tona natyrore dhe na nxit t’i përmbushim ato në mënyra që çnderojnë Perëndinë. Dëshira jonë për vetëkënaqësi e bën mashtrimin e Satanit gjithnjë e më të fuqishëm.

Zoti e ka dërguar Shpëtimtarin (Gjoni 3:16), Ai tregoi ne botë shumë vepra (Romakëve 1:20),  Ai është në dispozicion të atyre që e kërkojnë (Ligji i Përtërirë 4:29), dhe Ai i jep siguri kujtdo që vjen te Ai (Gjoni 6:37).

Kur njerëzit refuzojnë atë që “shihet qartë” nga Zoti (Romakëve 1:20), kjo çon në një spirale në rënie “zemrat e tyre pa gjykim u errësuan” (vargu 21),  fillon idhujtaria (vargu 23) dhe papastërtia seksuale (vargu 24).

Më në fund, njerëzimi “shkëmbeu të vërtetën e Zotit me një gënjeshtër” (vargu 25). Me fjalë të tjera, mashtrimi shpirtëror i njerëzimit është rezultati i drejtpërdrejtë i refuzimit të së vërtetës.

Personi që nuk beson në Jezu Krishtin, ka bërë një shkëmbim, të vërtetën  e ka shkëmbyer me një gënjeshtër – dhe djalli është i lumtur ta ndihmojë këtë shkëmbim, duke i paraqitur mëkatarit një gamë të gjerë gënjeshtrash nga të cilat ai mund të zgjedhë.

Kushdo që i reziston Zotit rrezikon të bjerë në mashtrim shpirtëror (2 Thesalonikasve 2: 8–10).

Vendi bosh i krijuar nga refuzimi i së vërtetës së shpejti do të mbushet nga një formë e gënjeshtrës – një mashtrim.

Nëse hiqni dorë nga e vërteta, ju mund të besoni pothuajse çdo gjë.

Eva u gënjye, por ajo ZGJODHI të dëgjonte gënjeshtrën. Kjo gjë u pasua nga dëshira për atë që ishte e ndaluar dhe më në fund mori frutin me shpresën e një jete më të mirë.

I gjithë mëkati njerëzor bazohet në zgjedhjen e njeriut (1 Korintasve 10:13). Kur refuzojmë të vërtetën, jemi te dobët ndaj gënjeshtrës. Refuzimi i përsëritur i së vërtetës shpirtërore, sjell mashtrim shpirtëror.

Perëndia shpesh herë lejon mashtrimin shpirtëror si një formë ndëshkimi për mëkatin e qëllimshëm dhe në mënyrë që të kultivojmë një vetëdije në jetën tonë se sa shumë kemi nevojë për Atë që është Vetë Zoti ynë, Jezu Krisht (Gjoni 14: 6).

Në letrën e Titit, kapitulli 3, ne lexojmë këto fjalë të frymëzuara nga Apostulli Pal, duke folur për mënyrën se si ishte mashtruar dikur:

Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, rebelë, endacakë, robër të lakmive të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin. Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit, ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë, të cilën e derdhi me mbushëlli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, shpëtimtarit tone.”

Teksti i fundit është nga Gjoni 20: 26-31, ku na flitet për Thomain, i njohur si Dyshuesi, që u bë një besimtar i Jezusit:

Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: “Paqja me ju!.” Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!.” Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!.” Jezusi i tha: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!.” Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.”

 

 


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Continue reading

Previous post

Të pastër


Thumbnail
Current track

Title

Artist