Red Rocks Worship kanë shpallur regjistrimin e albumit të parë të plotë

Albumi do te regjistrohet live ne Paramount Theatre, ne Denver livestream do te jete ne dispozicion ne faqen ne Facebook  te Essential Worship.

 

Ne partneritet me Sony Music/Essential Worship, Red Rocks Worship do te regjistrojne albumin e pare te plote live, duke nisur nga dita e djeshme, 11 maj per nje audience ne  audience Paramount Theatre ne Denver. Nje live stream i regjistrimit do te jete i disponueshem ne faqen ne Facebook te Essential Worship.

Red Rocks Worship eshte bashkesia e adhurimit ne Colorado me baze ne Red Rocks Church. Themeluar ne 2005 me 100 Njerëz që ndiqnin një shërbese ne Heritage Square Theme Park, deri tani me me shume se 25,000 njerez qe merrnin pjese ne sherbesen e Pashkes per 2017 nëpër shtatë kampuset e saj, kisha Red Rocks Church eshte nje nga kishat me rritjen me te shpejte ne Amerika. Formuar si nje zgjatim i kishes, Red Rocks Worship përbëhet nga nëntë udhëheqës adhurimi dhe kompozitorë që kanë pasion për ta sjellë dashurinë e tyre për Jezusin tek njerëzit përmes muzikës.

“Thelbi qe qendron pas muzikes tone eshte te kultivojme komunitete që ndjekin praninë e Perëndisë duke krijuar një mjedis të vërtetë dhe autentik për njerëzit që të përgjigjen në adhurim,” thote Tyler Roberts, drejtuesi i bashkesise te Red Rocks Worship.

Përveç mijëra njerezave që ndjekin shërbesat e fundjavave në një nga shtatë vendet e tyre, Red Rocks Worship kane afersisht 40,000 degjues mujore ne Spotify dhe me shume se 4,000 njerez te cilet sintonizohen ne Kampusin Online  te kishes dhe ne transmetimin e Facebook Live cdo jave.

Albumi live prodhohet nga Jeremy Edwardson dhe planifikohet të lancohet më vonë këtë vit.Ne 19 shtator, Red Rocks Worship do t’ju bashkohen grupeve te tjere te njohur  te muzikes bashkekohore te krishtere si Jesus Culture, United Pursuit, dhe kantautorit Josh Garrels ne Worship on the Rocks ne amfiteatrin Red Rocks.