Rimeli, 10 gabime për të evituar

Cilat janë gabimet qe duhet te evitoni kur aplikoni rimelin?

Një shikim tërheqës është dëshira e çdo femre, por ne fakt edhe pse rimeli është nder produktet më të preferuar të femrave gabimet janë gjithmonë aty. Mund të mendoni se i njihni rregullat për një aplikim perfekt, por mbase nuk është kështu.

1

 

1. Te filloni me ato te sipërmet

Rimeli nuk duhet të aplikohet duke u nisur nga qerpikët e sipërm, por nga ato poshtë. Ky truk do t’ju lejojë të evitoni formimin e njollave në qepallën e sipërme.

2

 

2. Të lëvizni lart e poshtë furçën

Duhet te bëni shumë kujdes me mënyrën se si nxirrni furçën. Evitoni të shtyni lart e poshtë sepse kjo lëvizje fut ajrin brenda dhe bën që rimeli të thahet. Për të mbledhur sa më shumë rimel në furçë bëni lëvizje rrethore.

3

 

3. Të filloni më lart se ngjitja e qerpikëve

Kur aplikoni rimelin mos u vini në një anë të pasqyrës. Shihni drejt dhe përpara jush dhe niseni që nga rrënja e tyre. Bëni lëvizje zig – zag në mënyrë që furça të kalojë në të gjithë qerpikët.

4

 

4. Të bëni vetëm një kalim

Për të pasur një efekt me shume volum përdorni një furçë specifike e projektuar për të theksuar dhe kthyer qerpikët. Mos harroni se duhet te bëni te paktën dy kalime me rimel dhe jo një të vetme.

5

 

5. Të kaloni datën e skadencës

Nëse nuk ju pëlqejnë qerpikët me kokrriza bëni kujdes me datën e skadencës te rimelit. Në rast se nuk e respektoni mund t’u shkaktojë edhe irritime në sy. Për më tepër të ndiqni disa këshilla për të zgjedhur atë të duhurin mund t’u ndihmojë te blini produktin që bën për ju.

6

 

6. Të mos konsideroni formën e syve

Të personalizoni aplikimin e rimelit sipas nevojave tuaja është e rëndësishme. Për shembull nëse keni sy të largët përqendrohuni më shumë në cepat e tyre te brendshëm, nëse keni sy të afruar aplikojeni rimelin me drejtim nga jashtë.

7

 

7. Të mos përdorni kthyesen e qerpikëve

Përpara se të aplikoni kthyesen e qerpikëve e cila ju ndihmon të keni qerpikë me volum me ose pa rimel. Ktheni qerpikët dhe do të shihni se do të aplikoni rimelin në mënyrë perfekte.

8

 

8. Të mos krihni qerpikët

Të mos krihni qerpikët para se te aplikoni rimelin është një ndër gabimet që nuk duhet të bëni. Përdorni një furçë të pastër dhe niseni nga rrënja e qerpikëve deri tek majat duke u përpjekur të ktheni qerpikët sa më shumë të jetë e mundur.

9

 

9. Mos e përzieni produktin

Nëse keni dëshirë të keni një shikim me qerpikë të mëndafshtë evitoni të mos përzieni rimelin me vaj bajamesh.

10

 

10. Të mos qëndroni pranë pasqyrës

Një tjetër gabim që mund të bëni kur aplikoni rimelin është të mos afroheni mjaftueshëm pranë pasqyrës. Ky zakon mund t’u krijojë shenja vijash mbi qepalla. Nëse keni mundësi përdorni një pasqyrë zmadhuese.

11