Selah kanë lançuar ‘Rose Of Bethlehem’

0
92
Albumi perfshin pese  seleksionime bonus.

 

Artistet qe kane fituar shume cmime Dove Award, Selah rivisitojne regjistrimin e tyre historik te Krishtlindjeve te vitit 2002, Rose of Bethlehem, me lancimin e nje perpunimi. Koleksioni i rifreskuar shfaq pese kenge bonus perkrah projekteve klasike te 10 zgjedhjejve te meparshme.

Theksuar nga himni modern i Krishtlindjes “Dance In The Dawn,” prodhuar nga Ed Cash (Chris Tomlin, Crowder),regjistrimi i ri Rose of Bethlehem: Deluxe Edition perfshin gjithashtu nje inetrpetim me influence afrikane te “Little Drummer Boy”; “Where Are You Christmas?” shfaq vokalisten  kryesore te Selah, Amy Perry; dhe “God Rest Ye Merry Gentlemen/We Three Kings,” se bashku me Annie Moses Band. Përveç kësaj, projekti përfshin “Mary Sweet Mary,” nje duet me Plumb, nga albumi i vitit 2006  te Selah, Bless The Broken Road: The Duets Album.

Ky regjistrim Krishtlindjeje i Selah ne nje karriere qe shkon ne me shume se dy dekada, shfaq trion e anetareve themelues: Todd Smith, Nicol Sponberg dhe Allan Hall. Albumi përfshin kenge tashmë klasike të preferuara si “Joy,” “O Holy Night,” “Light of the Stable” dhe “Once Upon A Christmas,” se bashku me ikonen e muzikes country, Dolly Parton.

“Kur e regjistruam fillimisht kete album 14 vjet me pare, ishim te shqetesuar per menyren se si do te pritej,” thote Todd Smith  i grupit Selah. “Tashme, duke  e kthyer veshtrimin pas, albumi eshte nje nga me te preferuarit tane dhe ne kemi dëgjuar histori të panumërta të asaj se sa shume rendesi ka kjo muzikë për fansat tanë. Ne menduam se do të jetë kënaqësi të rifreskonim projektin me regjistrimet e reja që shfaqin Amy, e cila ka qenë me ne për 11 vjet.”

I përbërë nga Todd Smith, Allan Hall dhe Amy Perry, Selah eshte nje nga grupet  me te dashur  te muzikes se krishtere. Per gati 20 vjet, trioja muzikore ka sjellë shpresë dhe shërim duke ndihmuar të futur këngë klasike të besimit për një brez të ri. Me një karrierë te lavderushme, me shitje totale qe kane tejkaluar 4 milion kopje te albumeve dhe singellave të kombinuara, Selah kane fituar 8 Gospel Music Association Dove Awards—duke perfshire pese trofe per Inspirational Album of the Year –dhe tete singell Nr. 1. Greatest Hymns, Vol. 2 te grupit , u renditen si Nr.1 ne Nielsen SoundScan’s Inspirational chart pas debutimit te tyre ne gusht.

NO COMMENTS