Shërbesa në tempull e Krishtit dhe shëmbëlltyrat

0
92

Luka 20: 9 – 18

Shëmbëlltyra e vreshtarëve të këqij

Pastaj filloi t`i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë. Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t`i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.

Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh. Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.

Atëherë i zoti i vreshtit tha: “Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!”. Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre: “Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve”.

Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç`do t`u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë, do t`i vrasë ata vreshtarë dhe do t`ua japë vreshtin të tjerëve“. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë: “Kështu mos qoftë“.

Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: “Ç`është, pra, ajo që është shkruar: “Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes”? Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet“.

Luka 21: 1 – 4

Oferta e gruas së ve

Pastaj Jezusi i çoi sytë dhe pa pasanikët që qitnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit, dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të vogla dhe tha: “Në të vërtetë po ju them se kjo e ve e varfër ka qitur më shumë se gjithë të tjerët.

Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar“.

SHARE
Previous articleZbulim
Next articleTë sfidosh rehatinë

NO COMMENTS