Book Time

Nga K.Tanuçi dhe A.Nurçelli

Scheduled on

Librat janë magjia që ti mbart më vete.

Book Time është një program që vjen çdo fundjavë  në Radio Emanuel, të premte në orën 21:00 dhe të diel në ritransmetim në orën 18:00 i cili synon t’i shtyjë dhe edukojë dëgjuesit e programit me dashurinë për librin dhe për vetë artin në përgjithësi.

Book Time ka çdo fundjavë në fokus një shkrimtar dhe veprimtarinë e tij letrare, herë e drejtuar specifikisht rreth një libri herë të tjera për disa nga veprat më të famshme të tij, duke sjellë informacione rreth tyre, duke ndarë fragmente nga libri.

Book Time lindi si një ide bashkëpunimi edhe me bibliotekën e Korçës “ Thimi Mitko “, drejtuesja e së cilës është herë pas here e përfshirë në program.

Book Time gjithashtu sjell shpesh intervista, qoftë me autorë lokalë të zonës së Korçës për të promovuar librat e tyre më të rinj, pjesë e klubit të shkrimtarëve “ Bota e Re, “ herë pas here edhe mësues letërsie për të folur për një autor apo temat që ai ka trajtuar në veprat e tij, si edhe personazhe të spikatur në botën e artit për vepra që mund të jenë vënë në skenë, por mbi të gjitha të ftuar herë pas here janë edhe të rinjtë, të rinjtë që e duan librin, ndajnë me ne mendime, përshtypje, ndjesi apo për të diskutuar rreth një tematike të caktuar.


Read more

Related news

Sorry, there is nothing for the moment.

Current track

Title

Artist