Third Day rikthehen në rrënjët e tyre muzikore me singëllin e ri ‘Revival’

Tashme jane te disponueshme kenga dhe videoja me lirika.

 

THIRD DAY jane rikthyer ne rrenjet e tyre te thella muzikore me lancimin e singellit te ri “Revival.” Ai eshte lancuar tashme ne radio, “Revival” dhe eshte i disponueshem për blerje dhe transmetim përmes të gjithë ofruesve të shërbimeve dixhitale.

Ne krijimin e “Revival,” THIRD DAY u bene grup me producentin dhe mikun e tyre Monroe Jones, producent i klasikeve te nxjerre nga THIRD DAY si ai i vitit 1999, Time, i vitit 2000, Offerings: A Worship Album, i 2001- es Come Together, pervec te tjereve.

Kenga, e shkruar nga Mac Powell, u frymezua nga “Revival Week,” nje event vjetor i mbajtur nga kisha e fëmijërisë te Powell në Alabaman qendrore.

“Revival Week më kërkoi të bëja disa kërkime shpirtërore dhe të pyesja veten,’A jam me të vërtetë në një vend ku jam i gatshëm të dorëzohem në atë që Perëndia do të me kërkojë dhe do të ketë për mua?'” Powell therret, “Vellezer dhe motra, Ai deshiron shume me teper se sa thjesht nje jave rigjallerimi per ne, qe cdo dite te jetes sone ta jetome si te tille duke kërkuar mençurinë dhe drejtimin e Tij nëpërmjet Fjalës së Perëndisë  dhe te festojme per jeten dhe gezimin me bollek qe vetem Ai mund te sjelle. Le te bashkohemi, te shpresojme dhe te lutemi qe Perendise do t’i duket e përshtatshme të sjellë në çdonjërin prej nesh, ringjallje.”

Videoja zyrtare me lirika per “Revival” ka debutuar dhe përmban pamjet e grupit që regjistron këngën në Fame Studios ne Muscle Shoals, Alabama, ku kane regjistruar artsite si Etta James, Aretha Franklin dhe Otis Redding.