Jordan St Cyr dhe si po ndikon kënga e tij e re “Weary Traveler” në jetën e dëgjuesve

Me kalimin e viteve, St Cyr ka pasur mundësinë të luajë kitarë dhe të këndojë në ngjarje të shumta në kisha, festivale, si dhe koncertet e tij. Ai dëshiron t’u tregojë njerëzve kuptimin e vërtetë të jetës dhe t’u përcjellë atyre shpresë.

Një ndër këngët e tij më të suksesshme “Fires” ka bërë një debutim befasues në radio. Ndërkohë që u shfaq në listat e Billboard Christian Airplay për 45 javë dhe duke u ngjitur në vendin e 5-të, “Fires” është luajtur në rrjetet dhe stacionet kryesore për më shumë se një vit, duke arritur në 7.7+ milion njerëz në javë. Kjo këngë e përforcon atë kërkimin që ne kemi ndaj shpresës, edhe në momentet tona më të errëta. Ajo na rikujton sa e rëndësishme është të dimë se Zoti na jep histori për të ndarë dhe inkurajuar njëri-tjetrin përmes zjarreve tona dhe për të na dhënë forcë në mes të tyre.

Por sot ne do të ndalemi te kënga e tij më e fundit Weary Traveler (e publikuar në 10 Shtator) dhe si po ndikon kjo këngë jetën e dëgjuesve:

 

Priscilla Negrete

Vajza ime sapo ma dërgoi këtë këngë. Kanë kaluar 5 vjet që kur 20 vjeçari im është larguar në Qiell. Unë kam qenë e raskapitur për një kohë të gjatë. Ndërkohë djali im tjetër po kalon mes vështirësive. E rëndësishme është që ai po i klith Jezusit. Jam duke u lutur, por jam një udhëtare e raskapitur 😢💔 Kjo këngë është për mua.

Tereza

Uau! 🙏💖 Kjo kenge eshte shume fantastike dhe e bukur 👏U mbusha shpirterisht kur e degjova kete kenge

Mick Crim

Unë kam qenë gati të thyhem. Dhe u bënë muaj në këtë situatë tashmë. Së pari Covid, më pas humbja e pastorit tim, më pas humbja e mikut tim më të ngushtë, pastaj humbja e mikut tim më të mirë. Duket sikur lodhja është konstante, por kjo këngë… kjo këngë më jep shpresë. Unë e di që nuk jam vetëm. E kam dëgjuar pafund këtë këngë që nga momenti kur e dëgjova për herë të parë. Lodhja dhe raskapitja nuk do të zgjasin përgjithmonë. Lavdi Perëndisë!

Anonim

Me të vërtetë e kam lënë këtë botë të më rrëzojë. E dëgjova këtë këngë në dush këtë mëngjes dhe ndieva Zotin duke më folur: “Vazhdo qëndro i fortë. Vazhdo shpreso.” E thashë fjalë për fjalë me zë të lartë në dush kur dëgjova në këngë “një ditë së shpejti do të kthehemi në shtëpi” FALEMINDERIT Zot! Duhet të kujtoj se nuk i përkas kësaj bote.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Continue reading

Current track

Title

Artist