Gjetja e pranisë së Zotit nëpërmjet adhurimit.

Krijuar nga në 18/11/2021

Ankthi dhe stresi po ndikojne cdo dite shoqërinë tonë. Ne kalojmë orë të tëra çdo ditë duke parë ekranet – kompjuterët, televizorët, pajisjet celulare dhe jo pak here shpirtrat tane jane te renduar, te lodhur dhe te ngarkuar. Ne kërkojmë gjithmone diçka për të mbushur boshllëkun brenda nesh.

Le ta pranojmë, telefonat tanë na kanë zhgenjyer. Ata kurrë nuk na kanë dhënë kënaqësinë që ne po kërkojmë. Megjithatë ne vazhdojmë të kthehemi tek ata çdo ditë, duke shpresuar të gjejmë atë “diçka” të veçantë. Në fund të fundit, gjithçka që na jepet është një iluzion. Ne kemi nevojë për diçka për të kënaqur shpirtin tonë, kështu që ne e kërkojmë atë “diçka” në të gjitha vendet e gabuara.

Pra, ku mund të drejtohemi apo çfarë mund të bejme? Kush ose çfarë mund të mbajë barrët që na rëndojnë? Ne e dime pergjigjen: Jezusi mundet. Ai është i aftë të trajtojë çdo problem me të cilin përballemi. Dhe adhurimi ndaj Tij është një ftesë ne praninë e Tij. Është një ftesë për të gjetur kënaqësinë e vërtetë. Dhe kjo është një ftesë e hapur për ju dhe mua sot dhe cdo dite tjeter.

E vetmja mënyrë për të mbushur dëshirën e thellë në shpirt është nëpërmjet adhurimit. Dhe e vetmja mënyrë për të luftuar shqetësimin dhe ankthin është nëpërmjet adhurimit. Gjatë viteve, ne kemi përdorur termin “adhurim” thjesht për të përshkruar atë që bëjmë çdo të diel përpara se pastori të dalë për të folur.

Këndojmë disa këngë, dëgjojmë një mesazh, pastaj shkojmë në shtëpi. Adhurimi është diçka që bëjmë një herë në javë, apo jo? Epo, nuk duhet të jetë keshtu. Ne mund të zgjedhim të “adhurojmë” në kishë një herë në javë, ose mund ta kthejmë atë në një mënyrë jetese. Në fakt, e vetmja mënyrë për të gjetur paqen dhe kënaqësinë është nëpërmjet adhurimit.

Adhurimi është diçka që ne zgjedhim të bëjmë. Dhe është diçka që duhet ta bëjmë çdo orë të çdo dite.

Adhurimi është shumë më tepër se një këngë. Adhurimi mund të jete të biesh në gjunjë në orën dy të mëngjesit, duke kërkuar për Perëndinë kur të duket sikur asgjë nuk ka kuptim. Adhurimi madje mund të  jete duke gjetur kenaqesine tek natyra, dhe duke lavderuar krijuesin per te. Ka kaq shumë mënyra që ne mund te adhurojmë nëse ngadalësojmë ritmin sa të dëgjojmë zërin e Perëndisë dhe të shprehim mirënjohjen tonë për atë që Ai është.

Vërtet, adhurimi është një gjë e bukur. Dhe është diçka për të cilën nuk flasim mjaftueshëm. Pra, ne do të flasim për të sot. Do të theksojme tre këngë që trajtojne temen e adhurimit dhe si mund ta zbatojmë atë në jetën tonë të përditshme. Sipas fjalëve të autorit dhe pastorit Louie Giglio, “Adhuroni Zotin dhe ftoni dritën në errësirë. Ajo do t’ju zgjoje.”

Adhurimi është një armë kundër armikut. Është një vetëdije se kush është Zoti dhe është një mjet që mund ta përdorim për të luftuar gënjeshtrat e djallit.

Pashë një postim në Facebook nga nje predikues: “Adhurimi dhe shqetësimi nuk mund të zënë të njëjtën hapësirë; të dy nuk mund të na mbushin gojën në të njëjtën kohë. Njëra gjithmonë zhvendos tjetrin”. Kjo është një e vërtetë që e kam gjetur në jetën time. Nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që shqetësimi të na pushtoje kur jemi vërtet me Shpëtimtarin.

Kur mendjet tona janë të përmbytura nga stresi dhe frika, është e vështirë të krijojme hapesire për diçka tjetër. Por kur çdo gjë është zhveshur, dhe jemi vetëm ne dhe Zoti – kur qëndrojmë në praninë e Tij dhe e adhurojmë – frika nuk mund të qëndrojë. Duhet të ikë. Pse? Sepse, siç e kemi trajtuar më herët, adhurimi është një armë. Armiku nuk mund të durojë të dëgjojë Zotin të lartësuar. Adhurimi është mënyra se si ne mund të marrim përsëri lirinë tonë.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist