Riley Clemmons përcjell mesazhin se Zoti është duke vepruar gjithmonë per me te miren përmes këngës më të re “For The Good””

Krijuar nga në 19/11/2021

Kënga e fundit e Riley Clemmons, “For The Good”, u frymëzua nga Romakëve 8:28: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.”

“Më kujtohet që kur isha fëmijë ky ishte vargu i parë biblik që e mësova dhe e kuptova me të vërtetë, dhe që atëherë, ka qenë vërtet një varg jetësor për mua, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit kur pashë familjen time të kalonte nëpër një situatë vërtet të vështirë.”, tregon këngëtarja 21-vjeçare, e cila është cilësuar si një nga “Artists To Watch” të revistës People. “E kam parë Perëndinë ta përdorë atë dhimbje dhe ta bëjë familjen tonë më të fortë dhe më të afërt se kurrë më parë, duke punuar vërtet në një situatë të vështirë për me të mirën – në forma që ne nuk mund t’i kuptonim në atë kohë. Kështu që unë dua t’ju inkurajoj që Zoti po perdor gjithcka për mirë, pavarësisht se çfarë po kaloni tani. Mos harroni se gjithcka ne jeten tuaj bashkevepron per mire, se Zoti ka gjithcka nën kontroll. Shpresoj që kjo këngë t’ju kujtojë të gjitha të mirat që do të vijnë. Ju jeni të dashur dhe Zoti është në anën tuaj duke punuar për ju.”

 


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist