Albumi ‘Healer’ i Casting Crowns fton Zotin të jetë shëruesi në jetët tona

Krijuar nga në 20/01/2022

Casting Crowns njofton publikimin e albumit me te ri: Healer.  Shkrimi i këngëve si shpallje besimi është karakteristike e stilit muzikor të këtij grupi dhe ky album i ri nuk është ndryshe. Mund ta identifikoja lehtësisht se albumi është për çdo person që e ka gjetur veten duke u përballur me vështirësitë e jetës. Kënga hapëse e albumit, “Desert Road”, ofron lirika tërheqëse që i bëjnë jehonë kesaj ndjesie që nga fillimi. Mbështetur nga një kor i bukur, duke ofruar një shije gospel në këngë, Mark Hall vendos trajektoren e albumit me një deklaratë besnikërie ndaj Krishtit përmes vështirësive të jetës.

Casting Crowns nuk e shmang realitetin se në rrugën e besimit serish ka zemërthyerje. Ata i kujtojnë dëgjuesit se momentet e luginës janë vetëm të përkohshme në krahasim me gëzimin tonë të përjetshëm që qëndron në Krishtin. Siç thotë “Desert Road” : “Kjo nuk është rruga që do të kisha zgjedhur, por do të të ndjek deri në fund”. Healer është një koleksion i përzemërt kengesh që fton Zotin të jetë i pari në jetën tonë.

 


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist