Christine D’Clario flet mbi betejat e shëndetit mendor, shpresën dhe shërimin

Krijuar nga në 01/02/2022

Artistja bashkëkohore Christine D’Clario ka bërë muzikë për gati 17 vjet. Ajo është nominuar për çmime të shumta. Por nuk ka qenë gjithmonë një udhëtim i lehtë. Christine ka folur hapur për betejat e saj mbi shëndetin mendor dhe depresionin pas lindjes. Edhe pse ka pasur shumë ulje dhe ngritje në jetën e saj, ajo ka arritur te gjeje shërim dhe liri nëpërmjet Jezusit. Jeta e saj është një dëshmi e gjallë e mirësisë dhe besnikërisë së Perëndisë.

“Ajo që më frymëzon të vazhdoj të bëj muzikë është mëshira e Zotit. Kam përjetuar shumë vështirësi. Si fëmijë, i mbijetova abuzimit seksual, humba babanë dhe përjetova shok kulturor duke jetuar ne një familje me ndryshime të mëdha kulturore. Unë u rrita në kishë dhe shpejt u bëra një drejtuese adhurimi. Por më dukej se jetoja një jetë të dyfishtë për shkak se ndiehesha shumë e thyer.”

“Pasi mbaroi ajo sprovë, Zoti më shëroi në mënyrë të mbinatyrshme. Une linda djalin tim, Ian, dhe pas nje viti erdhi ne jete vajza ime, Kenzi. Janë dy mrekullitë e mia ku mund të shoh hirin e Zotit çdo ditë. Pasi linda vajzen, kalova depresionin e pas lindjes. Ka qene nje periudhe shume e veshtire per mua, aq sa mendova ti jepja fund jetes.”

“Tre vitet e ardhshme ishin një rrugëtim sfidues rikuperimi per shëndetin mendor. Sot, mund të them më shumë se kurrë se jeta, dhuratat, talentet, ëndrrat, vizionet dhe synimet e mia i përkasin Zotit. Ai më ka dhënë një shans për të jetuar përsëri.”

“Errësira ndonjëherë është e nevojshme që ne të vlerësojmë edhe më shumë dritën. Ajo zhvillon më shumë karakterin e Krishtit tek ne dhe na ndihmon të marrim pjesë në vuajtjet e Tij, sepse Ai i përjetoi të gjitha. Unë jam mirënjohëse për kohët e mia të vuajtjeve, sepse në ato momente bëhem më shumë si Krishti. Pikërisht në ato momente afrohem më shumë me Të. Unë e njoh më shumë Atë.”

 


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist