Disa nga këngët e krishtera për martesën dhe dashurinë

Krijuar nga në 15/02/2022

Kur flasim për muzikën e krishterë, ne shpesh ju referohemi këngëve që këndojmë në takimin e së dielës në kishë, por për fat të mirë muzika e krishterë është shumë herë më e pasur sesa kaq, në zhanret që ofron dhe tematikat që trajton. Ndonëse është e mrekullueshme të gjejmë këngë të reja adhurimi që na ndihmojnë t’i afrohemi më shumë Zotit, ka aspekte të tjera të jetës që ndonjëherë kanë nevojë për inkurajim. Marrëdhëniet, veçanërisht martesa, luajnë një rol të rëndësishëm në ecjen e krishterë. Ne e dimë këtë sepse Perëndia shpesh përdor analogjinë e një martese kur flet për marrëdhënien e Tij me Kishën. Të kesh marrëdhënie të shëndetshme është një aspekt jetik i një jete të lumtur. Le të hedhim një vështrim në disa nga këngët më të mira të dashurisë së krishterë.

“GOD GAVE ME YOU” – DAVE BARNES

Ne dimë se jeta ka edhe kohërat e vështira. Mënyra se si reagojmë ndaj këtyre sprovave përcakton deri diku se kush ne jemi. Ndërsa secili prej nesh mund të mbështetet te Zoti për të na dhënë forcë, gratë dhe burrat e dinë se shpesh duhen për të ndihmuar partnerët e tyre në këtë kohë të vështirë. “God Gave Me You” e Barnes është një këngë e cila shpreh se ai nuk do të ishte njeriu që është sot pa pasur gruan e tij përkrah. Shumë nga muzika e këngëtarit/kantautorit ka të bëjë me marrëdhëniet, kështu që nëse ju pëlqen, artisti ka realizuar gjithashtu një mini album të titulluar “Hymns for Her” që është një koleksion këngësh dashurie.

“BROKEN TOGETHER” – CASTING CROWNS

Duke kaluar në një këngë që është pak më e re, kjo këngë e vitit 2014 nga Casting Crowns kap tonin e një martese që është nësfida dhe vështirësi. Këngët e dashurisë së krishterë zakonisht përqëndrohen tek emocionet positive dhe aspektin emocional të marrëdhenies. “Broken Together” është pak më ndryshe. Ajo ndalet pikërisht në çastet e thyerjes, tensionit dhe sfidave. Por Broken together – të thyer sëbashku nënkupton pranimin e dhimbjes dhe të qëndruarit së bashku për të zgjidhur gjithcka është një pjesë e madhe e kalimit të jetës së bashku.

“WHEN GOD MADE YOU” – NEWSONG

Ashtu si “I Will Be Here”, “When God Made You” e Newsong është një nga ato këngë dashurie të krishtera që ka qenë e preferuar për fansat e muzikës së krishterë me kalimin e kohës. E publikuar në mesin e viteve ’90, kjo këngë mediton se çfarë po mendonte Perëndia kur krijoi atë person të veçantë për jetën tuaj. A i dinte Ai të gjitha çështjet me të cilat do të përballeshit dhe llojin e mbështetjes që do t’ju duhej? Përgjigja e qartë është “po”, por mund të jetë pak e vështirë për ne të imagjinojmë se çfarë lloj planifikimi është i aftë të bëjë Perëndia. “When God Made You” pati një interpretim të përditësuar me Natalie Grant dhe djemtë e Newsong rreth një dekadë më pas.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist