For KING & COUNTRY publikon këngën e re “Love Me Like I Am”

Krijuar nga në 10/03/2022

Fituesit e disa çmimeve GRAMMY, dyshja e FOR KING + COUNTRY ka publikuar këngën më të fundit, “Love Me Like I Am”, nga albumi i tyre i ardhshëm WHAT ARE YOU WAITING FOR?

Shkruar nga Joel dhe Luke Smallbone, “Love Me Like I Am” është kënga e tretë që po publikohet nga albumi i tyre i ardhshëm. Kënga përmban lirika rrëfyese që trajtojnë pasiguritë dhe mangësitë personale, të shoqëruara me praninë e një hiri që na jep ngushellim dhe na ploteson në këto mangesi me një dashuri pa kushte.

“Isha duke fjetur dhe shprehja ‘Më duaj keshtu siç jam’ më pershkoi mendimet e mia”, thotë Joel Smallbone. “Të nesërmen, ne shkuam për të shkruar këngë dhe producenti ynë Josh Kerr shtoi: “… është e mahnitshme që Zoti na do keshtu sic jemi. Është një histori e bukur për ne – fakti që Zoti mund ta dojë njerëzimin ashtu siç e do Ai, dhe ne mund ta duam njëri-tjetrin ashtu si ai, me dashuri të pakushtëzuar.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist