Rreth Nesh

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Për 45 vjet besimi dhe Krishtërimi ishte i ndaluar në jetën e shqipëtarëve. Ishte viti 1990, Shqipëria sapo kishte hyrë në demorkaci, por shqipëtarët ndiheshin të dëshpëruar dhe të pashpresë. Po në këtë vit, Shkëlqim Baraku për herë të parë mori një Bibël në shqip. Asnjëherë më parë nuk e kishte lexuar Fjalën, por në mënyrë të çuditshme ai u prek dhe u transformua përmes saj.

Ndërkohë që lexonte Fjalën e Gjallë të Perëndisë, ai kuptoi se jeta shkonte përtej vdekjes dhe vdekja nuk kishte pushtet mbi ata që besimin e tyre e kishin vendosur tek Jezus Krishti, Biri i Perëndisë.  Në vitin 1992 Shkëlqim Baraku mori thirrjen për të mbjellë Kishën Misioni Emanuel. Ai bashkë me familjen e tij iu përkushtua Perëndisë dhe përhapjes së Ungjillit në zonën e Korçës. Ndërkohë që shërbesa e tij rritej, edhe vizioni zgjerohej më tej.

Në vitin 1998, ndërkohë që kishte zona dhe vende të thella, ku ishte e vështirë t’i vizitoje rregullisht, ai mori një vizion të ri nga Perëndia. Media e Krishterë mund të arrinte më tepër territor, me tepër shtëpi, më tepër njerëz.

Në vitin 2001 Shkëlqim Baraku, mundi të siguronte pajisjet e para të transmetimit për të vënë në punë radio stacionin. U instalua antena dhe transmetuesi i parë. Radio Emanuel ishte gati të transmetonte Ungjillin e Krishtit. Njëkohësisht, filluan edhe proçedurat për legalizimin e radios së parë të krishterë ne zonën jug-lindore të Shqipërisë.

Në shkurt të vitit 2002, Radio Emanuel u liçensua për të transmetuar në Prefekturën e Korçës.  Brenda të njëjtit muaj Radio Emanuel filloi transmetimin e saj 24 ore, me programacion dhe muzikë të krishterë për audiencën e saj.

Radio Emanuel vazhdon transmetimin e saj dhe operon nëpërmjet një sistemi antenash:

Antena kyresore transmeton në frekuencën 95.7 Mhz dhe ua percjell sinjalin gjithë rrjetit të antenave të tjera.

Qyteti  jug-perëndimor i Ersekës mbulohet nga sinjali me frekuencë 93.2 MHz. Nëpërmjet kësaj frekuence sigurohet sinjal për qytetin e Ersekës, Leskovikut dhe fshatrat përreth.

Në pikën e Çardhakut është instaluar antena që transmeton në frekuncën 106.7 Mhz.  Sinjali mbulon të dyja anët e malit të Moravës, siguron sinjal për qytetin e Korçës, zonën e Korçës dhe të Devollit.

Antena e vendosur në pikën e Çervenakës trasnmeton në zonën e Progradecit me frekuencë 103.7 MHz. Sinjali i këtij stacioni mbulon zonën e Progradecit dhe pothuajse të gjithë zonën e transmetimit.

Radio Emanuel vazhdon misionin për përhapjen e Ungjillit. Vizioni ynë për të ardhmen është rritja e zonës së mbulimit dhe vënia në shërbim ndaj çdo personi që është në kërkim të së vërtetës.[/vc_column_text]


[/vc_column][/vc_row]

Current track

Title

Artist