A ke një rezervim?

Written by on 25/02/2019

Pothuajse çdo rezort pushimesh kërkon që të rezervosh që më parë për qëndrimin tënd në të, sidomos kur ndodhet në një zonë të njohur. Sa më shpejt të rezervosh, aq më mirë. Çdo vit, pasi kthehemi nga pushimet, familja ime rezervon të njëjtin rezort për vitin e ardhshëm. Këtë e bëjmë që të sigurohemi që të rezervojmë në kohë. Po ashtu, edhe restorantet me 5-yje, kërkojnë që të rezervosh që me parë tavoliën për të ngrënë një darkë të mirë. Shumica e njerëzve e dinë që për të pasur diçka, që e duan me të vërtëtë, duhet të planifikojnë që më parë, që të përgatiten për vendin ku duan të shkojnë.

Përderisa kjo vlen për një rezort pushimes, apo restorant të mirë, a nuk është po aq e vlefshme edhe për Parajsën?

Dy ngjarje të së ardhmes në jetën tënde do të ndikojnë gjithë jetën tënde në përjetësi.

E para, është ardhja e dytë e Jezus Krishtit në tokë për të marrë në Parajsë të gjithë ata që i përkasin dhe e besojnë. Ngjarja tjetër ështe vdekja jonë. Nëse nuk e keni bërë rezervimin tuaj për në Parajsë, duke besuar plotësisht sakrificën e Jezusit për mëkatet, që u përmbush përmes vdekjes dhe ringjalljes së Tij, që shleu borxhin për mëkatet, ju nuk do të lejoheni të hyni në Parajsë kur të vdisni, ose kur Krishti të rikthehet në tokë në ardhjen e Tij të dytë.

Ndoshta ju jeni një njeri i mire, i sjellshëm me familjen tuaj, me miqtë, me komshinjtë dhe jeni i respektuar në komunitetin tuaj. Kjo është diçka e mirë, por nuk mjafton për të shkuar në përjetësi me Jezusin. Në parajsë hyjnë vetëm ata pa mëkat dhe Romakëve 3:23 na tregon se të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë. Romakëve 6:23 na shpiegon, “ Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Pa Krishtin ne jemi pa shpresë për përjetësinë, por me Krishtin ne kemi rezervimin tonë dhe konfirmimin nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë.

Efesianëve 1:13 & 14 na thotë:  “Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit,14 i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.”

Unë e di që shumë njerëz nuk besojnë në jetën pas vdekjes. Shumë njerëz besojnë se kur të vdesin, ky do të jetë fundi i tyre. Trupi yt thjesht dekompozohet në tokë, ashtu siç ndodh me kafshët dhe bimët.

Por, përjetësia është shumë e gjatë dhe nuk duhet të gabosh qoftë me jetën dhe me vdekjen. Është mundësia jotë për të zgjedhur dhe pasojat janë shumë të mëdha. Nuk duhet të vësh në rrezik çdo gjë, kur shpreson të mos ketë as Parajsë, as Ferr, as Ditë Gjykimi para Perëndisë. A je i gatshëm të ndërmarrësh një rrisk të tillë? Po sikur të gabohesh?

Zbulesa, libri i fundit i Biblës, na flet për këtë skenë: “Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata.12 Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.13 Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.14 Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë.15 Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.”

Në fakt, Bibla na e përsërit shumë herë që qëniet njerëzorë kanë shpirt të përjetshëm. Ky shpirt, pjesa thelbësorë e qënies sonë është krijuar për Perëndinë dhe Perëndia është i përjetshëm, por për shkak të mëkatit tonë, ne jemi të ndarë nga Perëndia.

Perëndia nuk mund të tolerojë mëkatin të qëndrojë para pranisë së Tij të shenjtë. Parajsa është një vend pa mëkat. Perëndia e dintë se e vetmja rrugë për njerëzit të hynin në Parajsën e Tij ishte që Perëndia të merrte trajtë njerëzorë, të vinte në tokë në formën e Jezusit, të jetonte dhe të vdiste si një shlyerje për mekatin e te gjithë atyre që pendohen dhe  besojnë tek Ai për shpëtimin e përjetshem. Përmes besimit njerëzit përsosen në sy të Perëndisë, që të kenë mundësi të hyjnë në Parajsë dhe të jetojnë përgjithmonë me Jezusin. Një rezervim për ne parajsë është shumë i nevojshëm. Askush nuk hyn në parajsë duke justifikuar se çfarë ka bërë në jetën tokësorë, duke u përpjekur me forcat e veta për në Parajsë, pa bërë më parë një rezervim besimi tek Jezusi. Askush nuk mund të fitojë me ryshfet hyrjen për në parajsë. Perendia e di se kush do ta paranojë Jezusin me besim dhe Ai e di nëse jeni njëri prej tyre, edhe nëse ju ende nuk e dini këtë gjë.

Tek Mateu 24:30 & 31, Jezusi na flet për Ardhjen e Tij të dytë në tokë: “Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.31 Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t’i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.”

Ne që e kemi bërë rezervimin për në Parajsë, e kemi bërë duke besuar tek Jezusi, që Ai mund të na pastrojë nga mëkatet dhe mund të na përgatisë për hyrjen e Tij në të. Në Bibël na jepen të dhëna për fatin tonë të përjetshëm.

Së pari, të Krishterët mund të gjëjnë ngushëllim tek 1 Thesalonikasve 4:13-18: “Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.14 Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.15 Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur,16 sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;17 pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.18 Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë.”

Termi, “do të rrëmbehemi” lidhet me RRËMBIMIN e beismtarëve, kur Krishti të vijë për herë të dytë. Ky është një pasazh biblik nga ku është shkëputur dhe ky term.

Para se Jezusi të kryqëzohej në kryqin romak dhe të vdiste si një sakrificë për mëkatin e të gjithëve që besojnë tek Ai për shpëtimin e tyre të përjetshëm, Jezusi u përball me dishpeujt, ndjekësit e Tij dhe këto janë fjalët e Tij tek Gjoni 14:1-3:  “Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.”

A jeni i lodhur që përballeni me dhimbje, vuajtje dhe sëmundje të kësaj bote? A dëshironi të bëni një rezervim njëherë e përgjithmonë për të jetuar një përjetësi pa dhimbje, pa trishtim, pa vdekje, pa luftë?

Si një besimtar i vërtetë ne Jezus Krishtin, ti mund të kesh gjithçka duke ia dorëzuar jetën tënde kontrollit të Jezusit, duke u përkushtuar plotësisht ndaj Tij, duke u penduar për mëkat dhe duke besuar në shpengimin e mëkateve te tua nga Jezus Krishti.

1 Koritnasve 15:50-57 na jep të dhëna të tjera ne lidhje me të ardhmen me Jezusin: “Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.51 Ja, unë po ju them një të fshehtë: të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shndërrohemi në një moment,52 sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,53 sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.54 Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: “Vdekja u përpi në fitore.”55 O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?56 Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.57 Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.”

Dëgjues i dashur: Ju mund të keni të gjitha përfitimet e përjetësisë. Rezervoni sot Parajsën- duke besuar tek Jezus Krishti!

Zbulesa1:5-7, “Dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari besnik, i parëlinduri prej së vdekurish dhe Princ i mbretërve të dheut.Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, dhe na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë dhe Atin e tij, atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amen.Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist