Të bën të lirë
Written by Eftali Baraku on 11/03/2026
“Shpesh ndodh që ne e jetojmë jetën tonë të lidhur me zinxhirë dhe as që e dimë se e kemi çelësin.”
Ky është një citim nga kënga e vitit 1974, nga The Eagles, një grup muzikor pop amerikan.
Ata po flisnin për ‘mbajtjen rob’ në një marrëdhënie romantike, por unë po e përdor sot për të treguar skllavërinë që vjen kur njerëzit mëkatojnë, shpesh pa qenë të vetëdijshëm për fuqinë që sjellja dhe dëshirat mëkatare kanë mbi ta.
“Çelësi” për të dalë nga ata zinxhirë mëkati është fuqia transformuese e hirit të Perëndisë që vjen në jetën tone, kur vendosim besimin tonë të plotë në fuqinë shpëtuese të Jezusit!
Këtu është citati përsëri: Këtë herë duke e menduar në në lidhje me një jetë mëkatare:
“Shpesh ndodh që ne e jetojmë jetën tonë të lidhur me zinxhirë dhe as që e dimë se e kemi çelësin.”
Ligji i Përtërirë 30:20 thotë: “…dhe të mund ta duash Zotin, Perëndinë tënd, t’i bindesh zërit të tij dhe të qendrosh i lidhur ngushtë me të, sepse ai është jeta jote dhe gjatësia e ditëve të tua, kështu që ti të mund të jetosh në vendin që Zoti u betua t’u japë etërve të tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit“.
Veprat e Apostujve 12:7 thotë këtë: “Dhe ja, një engjëll i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi qelinë; dhe ai i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi duke thënë: “Çohu shpejt!.” Dhe zinxhirët i ranë nga duart.”
Atëherë, cili është çelësi për të njohur vërtetë Perëndinë?
Brenda të gjithëve ne ekziston një dëshirë e fortë për t’u njohur dhe për të njohur të tjerët.
Personi më i rëndësishëm që duhet njohur është Krijuesi ynë. Në fakt, Jezusi mësoi se jeta e përjetshme nuk është vetëm një hark kohor; është një marrëdhënie: “Tani kjo është jeta e përjetshme: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3).
Çelësi për të njohur vërtetë Perëndinë gjendet në atë që Perëndia ka zbuluar për Veten e Tij në Bibël. Ai dëshiron të njihet (shih Veprat e Apostujve 17:27). Problemi është mëkatshmëria jonë. Ne të gjithë jemi mëkatarë (Romakëve 3) dhe nuk e përmbushim standardin e shenjtërisë që kërkohet për të komunikuar me Perëndinë. Ne “e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.” (Romakëve 1:23). Pra, që ta njohim vërtet Perëndinë, së pari duhet ta pranojmë mëkatin tonë dhe të pendohemi për të (shih Veprat e Apostujve 3:19).