Jeta e përjetshme

Written by on 11/03/2026

A mund ta imagjinoni sa e trishtuar dhe bosh do të ishte jeta jonë nëse do të mendonim se këto 70 deri në 90 vjet të jetës sonë janë gjithçka që ekziston? Mendimi i vdekjes do të ishte i tmerrshëm! Nuk është çudi që njerëzit me para bëjnë gjithçka që munden për të zgjatur jetën e tyre, nëse kjo jetë është gjithçka që kanë!

Falë Zotit kjo jetë nuk është gjithçka! Ka jetë të përjetshme – për të planifikuar dhe përgatitur – dhe ju keni vetëm pak vite për të bërë këtë zgjedhje. Jeta e përjetshme nuk i jepet automatikisht askujt, dhe kjo e bën vdekjen kaq të tmerrshme nëse e mendon.

Ndërsa lexojmë Biblën, mësojmë më shumë se kush është Perëndia dhe çfarë kërkon Ai në marrëdhënien me Të. Kur kemi një marrëdhënie të vërtetë me Perëndinë, nëpërmjet Jezu Krishtit, nëse e duam Perëndinë, është më e lëhtë për ne të kemi jetë të përjetshme me Të.

Gjoni 3:16-21 thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.19 Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.20 Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij.”

Gjoni 17:3:Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.”

1 Timoteut 1:15-17: “Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t’u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.16 Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë më përpara në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.17 Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen.”

Kur Bibla flet për jetën e përjetshme, ajo i referohet një dhuratë të Perëndisë që vjen vetëm “nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë” (Romakëve 6:23). Kjo dhuratë është në kontrast me “vdekjen” që është rezultat i natyrshëm i mëkatit.

Dhurata e jetës së përjetshme u vjen atyre që besojnë në Jezu Krishtin, i cili është Vetë “ringjallja dhe jeta” (Gjoni 11:25). Fakti që kjo jetë është “e përjetshme” tregon se ajo është jetë e përhershme, ajo vazhdon e vazhdon, pa fund.


Current track

Title

Artist