Biri Im i dashur

Written by on 14/06/2019

Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jezus, me anë të ungjillit.16 Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.17 Për këtë arsye ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në Zotin. Ky do t’ju kujtojë udhët e mia në Krishtin ashtu siç mësoj kudo në çdo kishë.”

Sot, do të flasim për disa karakteristika të të qënit at, baba, që na përmenden edhe në Shkrimet e Shenjta, duke i parë gjithashtu edhe nga këndvështrime të ndryshme.

Unë jam shumë mirënjohës për babanë tim biologjik: James Henry Johnson. Të jesh babai fizik i një fëmijë për shumicën dërrmuese të njerëzve është normale, natyrore dhe jo e vështirë. Dikush bëhet baba në çdo sekondë, çdo ditë në të gjithë planetin tokë.

Një virtyt, që unë veçanërisht vlerësoj për babin tim ishte qëndrushmëria e tij  që tregonte në shoqëri, në një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më shumë e paqëndrushme për sa u përket marrëdhënieve familjare. Për shembull, babai gjithmonë shkonte në punë, gjithmonë kthehej në shtëpi, gjithmonë kujdesej për familjen tonë. Megjithatë, kur isha i vogël nuk ishim të afërt me njëri-tjetrin, unë isha djali më i madh. Një prej shkaqeve ishte se ai ishte profesor kolegji, duke dhënë mësim në kampuset e kolegjeve të viteve 1960 dhe 1970, shpesh kishte të bënte me  konfrontime studentësh, demonstrata kundër autoritetit të profesorëve.

Për babain tim, shtëpia ishte një strehë që të largohej nga konflikti dhe konfrontimet e studentëve që kishte në shkollë. Ne fëmijet e dimin kur duhej të rrinim në heshtje.

Babai dhe unë u afruam me njëri-tjetrin pasi ai u diagnostikua me kancer. Në vitin 1983 kishte pak trajtime efektive mjekësore për limfomën, kancerin e gjendrave limfatike, që përhapet në të gjithë trupin. Pas trajtimeve të hershme të kimioterapisë dhe trajtimeve të shumta me rreze, trupi i tij i fuqishëm u dobësia shumë dhe unë duhej ta mbaja atë si një fëmijë për të shkuar në banjë. Në javët e tij të fundit, unë  u përpoqa, edhe kundër temperamentit tim, t’i tregoja babait se sa shumë e doja dhe e falëndrova që ishte babai im. Babai im vdiq 8 ditë pasi kishte mbushur  62 vjeç, në vitin 1983.

Pavarësisht temeperamentit qe keni, unë ju këshilloj që nese keni mundësi thojini babait tuaj se sa shumë e doni. Falenderoni babain tuaj që është ati  juaj. Këtë gjë duhet ta bëni shpësh. Duhet ta bëni edhe nëse nuk jeni shumë të afërt me babain tuaj. Ai është babai juaj.

Zoti dëshiron dhe na urdhëron në Fjalën e Tij tek Eksodit 20:12: “Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde…” Vini re, që ky urdhërim nga Perëndia, nuk është diçka që mund ta bëni ose jo, por duhet me patjetër. Ne duhet të nderojmë prindërit tanë.

Unë jam shumë mirënjohës edhe për vjehërrin tim. Atë e kam takuar në vitin 1987. Që kur u martova me vajzën e tij, ai u bë vjehrri im. Gjithashtu, ai u bë ati im shpirtëror, i cili më drejtoi tek Zoti Jezus Krisht. Gjithashtu, ai u bë vëllai im në Krishtin më 17 qershor 1987, pasi më pagëzoi në Krishtin.

Ne sot kemi nevojë për etër frymorë, si p.sh. Pali, apostulli Pal, i cili shkroi në 1 Tiomoteut 1: 2: “Timoteut, birit të vërtetë në besim…” Pali nuk ishte babai i tij fizik, as babai i tij ligjor. Po, është e vërtetë se gjyshja e Timoteut, Loide dhe nëna e tij Eunike besonin me të vërtetë siç na thuhet tek 2 Timoteut 1: 5. Ndoshta Pali  ka qënë i pari që ka ndarë ungjillin me Loide dhe Eunike.

Fjala “bir” nënkupton rolin e atit shpirtëror që Pali kishte kundrejt Timoteut. Timoteu  nxënësi i tij më i dashur, nxënësi i tij i besimit. Besimi i Timoteut ishte i vërtetë dhe i sinqertë, siç na thuhet tek 2 Timoteut 1:5.

Pali i shkroi kishës së Korintit tek 1 Korintasve 4:17: “Për këtë arsye ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në Zotin. Ky do t’ju kujtojë udhët e mia në Krishtin ashtu siç mësoj kudo në çdo kishë.” Pali, si ati shpirtëror i shumë njerëzve, tregoi qëndrueshmëri në karakterin, doktrinën dhe praktikën e tij të krishterë. Ai është një shembull për secilin prej nesh. Në fakt, Pali i shkroi kishës së Korinit, kishës të cilën e themeloi vetë. 1 Korintasve 4:15:Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jezus, me anë të ungjillit.” “Dhjetë mijë mësues” i referohet personave që mësojnë fëmijët në lidhje me moralin. Por Pali theksoi se vetëm ai ishte ati i tyre shpirtër, që i kishte njohur ata më ungjillin, Lajmin e Mirë dhe Jezus Krishtin.

Veçanërisht,  i kishte njohur me vdekjen, varrimin dhe ringjalljen e tij, Ai vdiq në altarin e kryqit si një sakrificë shfajësuese, Qengji i përsosur i Perëndisë që heq mëkatin e botës, i dobishëm për ata që e pranojnë Atë me anë të besimit.

Pali, si një at shpirtëor dëshironte që të kishte të krishterë të frytshëm. Lë të marrim për shembull letrën e Titit 1:4  që thotë, “Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët.”

Edhe sot ne kemi nevojë për më shumë etër  dhe nëna shpirtërore për të pasur më tepër bij dhe bija shpirtërorë.

Megjithatë, ne duhet të duam më shumë Atin tonë qiellor, Perëndinë Atë dhe t’i jemi mirënjohës Atij.

Ati Perëndi,  nuk bën vetëm bij dhe bija. Ai,  gjithashtu dha Birit të Tij të vetëmlindur si Shpëtimtar për ne.

Tek Ungjilli i Gjonit 3:17: “Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.”

Ati ynë qiellor është gjithmonë i përsosur dhe i qëndrueshëm në karakterin, premtimet dhe profecitë e Tij. Apostulli Pal i frymëzuar na thotë tek Romakëve 8:15, “po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: “Aba, o Atë!.” Ne duhet të kuptojmë se “Aba” tregon afrimitet, intimitet me një përson. Ner përdorim fjalën “baba” e cila është fjala e përshtatshmë në gjuhën shqipe. Ati Perëndi dëshiron që bijtë dhe bijat e Tij të kenë afrimitet me Të.

Ati Perëndi e do shumë familjen, bijtë dhe bijat. Duhet të kuptojmë se vetëm në Krishtin Jezus, Birin i Tij unik, ne i afrohemi Atit tonë qiellor dhe Ai bëhet Ati ynë.

Jesus thotë tek Gjoni 14:1:Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua! Pra, nëse pranon Jezusin do të thotë të pranosh Atin Perëndi. Të jesh në Birin do të thotë të jesh në Atin. Ai është brenda nesh përmes Frymës së Shenjtë. Ne kemi një At madhështor.

Kur Jezus Krishti u pagëzua për të përmbushur gjithë drejtësinë, Ai tha tek Ungjilli i Mateut 3:17: “Dhe ja një zë nga qielli që tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur.”

Ati Perëndi është ende në kërkim të bijve dhe bijave të adoptuar,  që Ai i do në Birin e Tij Jezusin.

A mund të themi sot me besim, tani, të dashur dëgjues, a mund të themi: “Aba, Ati im të dua! Të falënderoj që me kë dashur dhe më ke shpëtuar me anë të Birit Tënd?”

Së pari, duhet ta pranojmë Jezusin si Shpëtimtarin dhe Zotin tonë personal. Duke e pranuar Atë me anë të besimit, duke u penduar për mëkatet tona, duke e rrëfyer Atë si Shpëtimtarin dhe Zotin tonë, duke u pagëzuar, duke këmbëngulur në Të, që të mund ta njohim një ditë Atin tonë Perëndi, që të mund ta shohim fytyrën e Jezusit. Le të gëzohemi në Frymën e Shenjtë përgjithmonë. Amin!


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist