Zach Williams
Written by Eftali Baraku on 10/06/2025
Në adoleshencë dhe në fillim të të njëzetave ishte i dhënë pas drogës dhe alkoolit. Gjatë kësaj periudhe ai ndjeu boshllëk dhe humbje identiteti.
Në një turne në vitin 2012, ai dëgjoi këngën “Redeemed” të Big Daddy Weave, u trondit thellësisht dhe vendosi të ndalonte turnetë, la grupin me të cilin këndonte dhe iu kthye familjes dhe kishës.
Ai filloi si lider adhurimi në një kishë lokale dhe më pas u zhvendos në Nashville për të krijuar muzikë me bazë besimi.
Ai publikoi albumin e tij të parë, Chain Breaker, më 2016. Që atëherë ka realizuar hite të tilla si “Chain Breaker”, “Old Church Choir”, “Fear Is a Liar”, “Survivor”, etj.
Grammy Awards:
- Fitues për Best Contemporary Christian Music Album (“Chain Breaker” – 2018).
- Fitues për Best Contemporary Christian Music Performance/Song (“There Was Jesus” me Dolly Parton – 2021).
Zach Williams ka fituar çmime të rëndësishme dhe ka qenë i nominuar disa herë për çmime të tilla si “Artist i Vitit”, “Albumi i Vitit”, “Kënga e Vitit”.