Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti!

Written by on 04/02/2020

Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. Ky varg biblik gjendet tek Psalmi 34:8.

Në Bibël, jeta e përjetshme me Jezus Krishtin shpesh herë përshkruhet në mënyrë figurative, ose me anë metaforash që lidhen me ushqimin dhe pijen. Ne të gjithë e njohim ndjesinë e mrekullueshme, të kënaqshme që kemi pasi të hamë një vakt vërtet të shijshëm, të përgatitur mirë të ushqimit tonë të preferuar, apo kur shijojmë pijet tona të preferuara, veçanërisht kur jemi shumë të uritur dhe kemi nevojë për një vakt të mirë.

Në tokë rreth 2000 vjet më parë, Jezusi ushqeu mijëra njerëz të thjeshtë që kishin nevojë për ushqim. Ai e bëri këtë gjë për t’u kujdesur për ta, por edhe për të përdorur ushqimin si një simbol që persinifikonte Vetë Atë. Dëshira për të ngrënë dhe për të plotësuar nevojën e ushqimit fizik është disi e ngjashme me nevojat e zemrës dhe shpirtit të njerëzve për t’u plotësuar me Perëndinë, në personin e Birit të Tij të vetëm, Jezus Krishtit, pasi besojnë në Të përmes besimit për shpëtimin e tyre të përjetshëm.

Ne besojmë se vdekja e Jezusit në Kryq, siç përshkruhet në disa prej kapitujve të fundit të Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit, hoqi dënimin për mëkatin e të gjithëve, kudo që do të besonin se vdekja e Jezusit heq mëkatin e tyre.

KJO  ndjenjë e mrekullueshme, plotësuese në çastin që besojmë, duke ditur se mëkatet tona janë hequr dhe se jemi pastruar dhe jemi përgatitur për një jetë të shenjtë në Parajsë me Jezusin, është e ngjashme në disa aspekte me ndjenjën që ne të gjithë e përjetojmë nga ngrënia e një vakti të mirë, të plotë, të kënaqshëm të ushqimeve tona të preferuara, të gatuara deri në përsosmëri!

Jezusi dëshiron që ju të shkoni dhe të hani një vakt me Të, që gjithashtu nënkupton se Ai dëshiron që ju të jeni të gatshëm të hapeni me Të, ta dëshironi Atë, të dëshironi të jeni me Të dhe të ndani miqësinë tuaj me Të tani dhe përgjithmonë.

Në librin e fundit të Biblës, Zbulesa 3:20 lexojmë këto fjalë: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.

Dëgjoni këto të dhëna nga Ungjilli i Mateut, libri i pare i Dhiatës së Re, kaliptulli 15, duke filluar nga vargu 32:  “Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha: “Unë kam mëshirë për turmën, sepse u bënë tri ditë që rri me mua dhe nuk ka asgjë për të ngrënë; nuk dua t’i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës.”33 Dhe dishepujt e tij i thanë: “Po ku mund të gjejmë në këtë vend të shkretë aq bukë sa të ngopim një turmë kaq të madhe?.”34 Dhe Jezusi u tha atyre: “Sa bukë keni?.” Ata thanë: “Shtatë dhe pak peshq të vegjël.”35 Atëherë ai u dha urdhër turmave që të uleshin për tokë.36 Pastaj i mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës.37 Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë kosha plot.38 Dhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.”

Vini re vargun që thotë, “Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën.” Jezusi dëshiron që ju të jeni të ngopur dhe të kënaqur dhe qëllimi i Tij kryesor është që ju të jeni të kënaqur në shpirtin tuaj për gjithë përjetësinë. Jezusi shikon gjithçka, jo vetëm jetëgjatësinë tuaj të shkurtër prej 80 ose 100 vjetësh. Kjo mrekulli që Jezusi bëri për të ushqyer grupin e madh të njerëzve është një simbol apo metaforë që tregon se si Jezusi dëshiron që ne të marrim prej Tij, të kemi besim për ta shijuar Jezusin … për të përjetuar  Jezusin … për të marrë Jezusin – me anë të besimit në zemrën tonë. Mos harroni, të pranosh Jezusin nuk do të thotë të marrësh një copë bukë gjatë kungimit në  kishë. Kjo gjë është thjesht një simbol i Jezusit të vërtetë që ne pranojmë në zemrat dhe jetën tonë për shpëtim për gjithë përjetësinë.

Dëgjoni se çfarë na thuhet tek Ungjilli i Gjonit, kapitulli 6: 22-40: “Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;23 ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.24 Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.25 Kur e gjetën përtej detit i thanë: “Mësues, kur erdhe këtu?”26 Jezusi u përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur27 Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t’jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.”28 Atëherë e pyetën: “Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?.”29 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.”30 Atëherë ata i thanë: “Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç’vepër po kryen?31 Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: “Ai u dha të hanë bukë nga qielli”.”32 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.33 Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës.”34 Atëhere ata i thanë: “Zot, na jep gjithmonë atë bukë.”35 Dhe Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.36 Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.37 Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,38 sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.39 Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit.40 Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.”

Jeta e përjetshme në Jezusin në Bibël pasqyroht dhe si nje pijë e freskët nga uji i pastër, gjë që përmendet gjatë bisedës së Jezusit me gruan Samaritane që shkoi të mbushte ujë pranë një pusi. Për këtë ngjarje lexojme tek Gjoni 4: 1-15: “Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi po bënte më shumë dishepuj dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni(ndonëse nuk pagëzonte Jezusi vetë, por dishepujt e tij),e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.Por duhej të kalonte nëpër Samari.Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: “Më jep të pi,”sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.Por gruaja samaritane i tha: “Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?” (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).10 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: “Më jep të pi!,” ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë.”11 Gruaja i tha: “Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?12 Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?.”13 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,14 por kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme.”15 Gruaja i tha: “Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist