Më trego të ardhmen

Written by on 04/02/2020

Njerëzit duan të dinë të ardhmen, veçanërisht duan të dinë të ardhmen e tyre. Çfarë do të ndodhë me ta? A duhet të martohen me këtë person, apo me atë personin tjetër? Nëse janë të vetmuar, a do ta gjejnë ndonjëherë dashurinë e veçantë romantike dhe nëse do ta gjëjnë ku janë këta përsona dhe kur do të shfaqen në jetën e tyre? A duhet ta blejnë, apo të shesin këtë biznes? A duhet të qëndrojnë në qytetin ku jetojnë tani, apo duhet të lëvizin?

Mendja na vjen vërdallë duke u përpjekur të planifikojmë të kemi rezultatet më të mira me paratë tona, fuqinë tonë, por edhe me jetën tonë të dashurisë. Ka njerëz që për të marrë këtë informacion  paguajnë shumë shtrenjtë. Në Amerikë, njerëzit që zgjedhin të konsultohen me njerëz të cilët pretendojnë se mund të parashikojnë të ardhmen, shpenzojnë mesatarisht 5 deri në 10 mijë dollarë në vit për të mësuar atë që duan të dinë. Por a është ky informacion i besueshëm dhe cili është burimi i informacionit nga lexuesit e fatit?

Bibla dënon me forcë spiritualizmin, mediumet, okultin dhe lexuesit/parashikuesit e fatit.

Në Izraelin antik, Perëndia u tha hebrenjve që njerëz që ushtronin veprimtari të tilla ishin kriminelë. Bibla thotë tek Levitiku 20:27: “Në qoftë se një burrë apo një grua është medium apo magjistar, ata do të dënohen pa tjetër me vdekje; do t’i vrisni me gurë; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta”.

Tek Ligji i Përtërirë 18:10-14 lexojmë: “Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,11 as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit,12 sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.13 Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;14 sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.”

Unë po ju citoj këto pasazhe nga Bibla për të treguar se sa shumë Zoti i urren praktikat e parashikimit të së ardhmes duke kontaktuar shpirtrat. Më lejoni të jem i qartë për këtë, Zoti dëshiron që njerëzit të kërkojnë të vërtetën dhe dijen nga Vetë Ai, përmes besimit dhe lutjes së sinqertë ndaj Zotit, duke besuar tek Zoti për atë që do të ndodhë në të ardhmen e tyre. Zoti e di të ardhmen dhe vetëm Ai di me të vërtetë se çfarë do të ndodhë me botën dhe me ju si individë. Ne nuk duhet të përpiqemi të fitojmë njohuri në mënyra të tjera. Kjo na çon vetëm drejt krenarisë dhe vetë-mjaftueshmërisë pa ndihmën dhe ndërhyrejn e Zotit.

Horoskopi, letrat e fallit tarot, astrologjia, parashikuesit e së ardhmes, lexuesit e pëllëmbës së dorës hyjnë në këtë kategori. Këto praktika bazohen në konceptin se ka perëndi, shpirtra ose njerëz të dashur që kanë vdekur që mund të japin këshilla dhe udhëzime. Këto “perëndi” ose “shpirtra” janë demonë (2 Korintasve 11: 14-15). Bibla nuk na jep asnjë të dhënë të besojmë se njerëzit tanë të dashur që kanë vdekur mund të na kontaktojnë. Nëse kanë qënë besimtarë, ata janë në parajsë duke shijuar vendin më të mrekullueshëm që mund të imagjinohet në prani të një Zoti të dashur. Nëse nuk kanë qënë besimtarë, ata janë në ferr, duke vuajtur mundimin e pafund për refuzimin e dashurisë së Zotit dhe rebelimit kundër Tij.

Nëse njerëzit tanë të dashur nuk mund të na kontaktojnë, si munden mediumet, spiritualistët të marrin informacion kaq të saktë? Shumë njerëz të tillë kanë dalë mashtrues. Është provuar se këta njerëz shpesh herë kanë informacion paraprak në lidhje me personat që ju parashikojnë fatin.

Ndonjëherë vetëm duke përdorur një numër telefoni, ose përmes një kërkimi në internet, këta persona mund të marrin informacion në lidhje me emrat, adresat, datat e lindjes, datat e martesës, anëtarët e familjes, etj.

Sidoqoftë, është e pamohueshme që falltarët ndonjëherë dinë gjëra që është e pamundur për ta që t’i dinë nëpërmjet kërkimit. Ku i marrin ata këto informacione? Përgjigja është nga Satnai dhe demonët e tij. “Dhe nuk është për t’u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.15 Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre. “(2 Korintasve 11: 14-15). Veprat e Apostujve 16: 16-18 flet për një falltare të së ardhmes që ishte në gjendje të parashikonte të ardhmen, por Pali e qortoi demonin të dilte prej saj.

Satani pretendon të jetë i mirë dhe i dobishëm. Ai përpiqet të paraqitet si i mirë. Satani dhe demonët e tij i japi  informacion falltarit në lidhje me një person në mënyrë që personi të jepet pas spiritualizmit, diçka që Zoti e ndalon. Në fillim duket si diçka e pafajshme, por shumë shpejt njerëzit krijojnë varësi ndaj fallit dhe padashur lejojnë Satanin të kontrollojë dhe shkatërrojë jetën e tyre.

Pjetri tha: “Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.” (1 Pjetrit5:8). Në disa raste, vetë falltarët mashtrohen, duke mos ditur burimin e vërtetë të informacionit që marrin. Sido që të jetë rasti, dhe se kush është burimi i informacionit, asgjë e lidhur me spiritualizmin, magjinë ose astrologjinë nuk është një mjet i perëndishëm për të zbuluar të ardhmen. Si dëshiron Zoti që ne ta dallojmë vullnetin e Tij për jetën tonë? Plani i Zotit është i thjeshtë, por megjithatë i fuqishëm dhe efektiv: studioni Biblën (2 Timoteut 3: 16-17) dhe lutuni për mençuri (Jakobi 1: 5).

Ndoshta ju keni lexuar letrat tarot që përoren nga spiritualistët për të parashikuar të ardhmen e dikujt. Letrat tarot lidhen me  parashikimin— zhbllokimin e sekreteve të së ardhmes me mjete okulte, të mbinatyrshme. Parashikimi i së ardhmes është rreptësisht i ndaluar në Bibël.

Letrat tarot përbëhen prej 78 letrash. Ata dolën për herë të parë rreth 600 vjet më parë për të luajtur kumar. Por disa falltarë dhe praktikues të okulti  filluan të përdorin letrat tarot për parashikimin e së ardhmes dhe sot letrat dhe aftësia për t’i “lexuar” ato shihen si elementë të parashikimit të së ardhmes. Të pranosh të bësh leximin e letrave tarot do të thotë të përpiqesh të  zbulosh gjëra rreth jetës, ose të ardhmes së një personi përmes okult.

Dimensioni frymëror i botës është i vërtetë dhe duhet marrë me seriozitet. Bibla na thotë se Satani kërkon të na shkatërrojë. “Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.” (1 Pjetrit5:8).  Nuk mund të luash me luanin.

Shumë njerëz kërkojnë që përmes njohurive të mbinatyrshme të mësojnë për të ardhmen e tyre sepse kanë frikë nga e ardhmja. Bibla u thotë besimtarëve të mos kenë frikë nga e ardhmja; përkundrazi, duhet t’i besojmë Perëndisë, Burimit të Paqes (Isaia 26: 3; Filipianëve 4: 6–7).

Salomoni, njeriu më i mençur që ka jetuar ndonjëherë në botë, na ka dhënë këtë fjalë të mençur në lidhje me ata që kërkojnë të mësojnë të ardhmen,  Predikuesit 7:14:Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.”

Tek Predikuesit 8:7 ai shkruan: Sepse ai nuk e di çfarë ka për të ndodhur; kush në fakt do t’i tregojë si do të venë gjërat?”

Vetëm Zoti mban të ardhmen, vetëm Ai e di me të vërtetë se çfarë do të ndodhë.

Isaia 46:9-10: “ Kujtoni gjërat e kaluara të kohëve shumë të vjetra, sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua,10 që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: “Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen.”

Nëse dëshironi të keni paqe për të ardhmen tuaj, kthehuni tek Zoti Jezus Krisht. E ardhmja është e ndritur për ata që e njohin Atë.

Romakëve 8:17: “Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë më të dhe lavdohemi me të.”

Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.-Romakëve 3:23

Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.Romakëve 6:23

Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”-Gjoni 3:3

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.Gjoni 3:16

Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.- Gjoni 14:6

Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.10 Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim.-Romakëve 10:9-10

 Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,jo nga vepra, që të mos mburret askush.- Efesianëve 2:8-9

 E ardhmja juaj mund të jetë me Krishtin në Parajsë për gjithë përjetësinë, nëse e doni Atë si Shpëtitmarin tuaj. E ardhmja është zgjedhja juaj!


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist