I rraskapitur
Written by adminradio on 20/03/2019
“ I rraskapitur.” Teskti ynë është shkëputur nga Mateu26:36-46.
“36 Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: “Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem.”37 Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.38 Atëherë ai u tha atyre: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua.39 Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: “Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti.”40 Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: “Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?41 Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët.”42 U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: “Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!.”43 Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar.44 Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë.45 Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: “Tani vazhdoni të flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do të bjerë në duart e mëkatarëve.46 Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhëton është afër.”
Kjo është Fjala e Perëndisë.
Kohët e fundit jemi në një sezon që të gjithë mund të mbingarkohemi shumë lehtë. Udhëtojmë për të vizituar familjen në këtë kohë të vështirë të dimrit, përgatsimin darka për miq dhe të afërm, që kërkojnë më tepër punë dhe shpenzime. Mos harrojmë këtu edhe shpenzimet që bëjmë gjatë periudhës së festave.
Për shembull: Unë zakonisht e di çfarë janë dhurata të përshtatshme. Megjithatë, kohët e fundit u kërkova dy djemëve të mi të rritur të shkruan 2-3 ide për dhurata që dëshironin, sipas një çmimi të caktuar, që unë mund ta përballoja. Vendosa të bilja një prej dhuratave që ata sugjeronin.Mendova se po tregohesha i zgjuar me këtë zgjedhje, por kur shkova në dyqan filluan problemet. Nuk dija të zgjidhja midis gjithë asaj llojshmërie. Ishte shumë e lodhshme. Pushtimet, që zakonisht shoqërohen me rritjen e udhëtimeve, konsumin më të madh të ushqimeve, blerjeve të shumta, mund të jenë rraskapitëse. Për shumë njerëz pushimet mund të jenë një kohë depresioni, ose luhatjeje emocionale, nëse nuk tregohesh i kujdeshëm. Pushimet duhet të jenë një kohe lumturie, gëzimi të plotë, por përsëri ndodhin gjëra të këqija, pavarësisht je me pushime ose jo.
Ne kemi nevojë për ndihmë që të kalojmë këtë kohë: basketbolli, futbolli, paradat, ose filmat nuk janë të mjaftueshëm.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rriten disa nga drurët më të mëdhej. Këto pemë arrijnë gjatësinë 70-100 metra dhe gjërësinë 2-3 metra. Këto pemë gjigante kanë një karakteristikë të çuditshme. Kanë një sistem të pazakontë të rrënjëve. Shumë rrallë një pemë e tillë mund të qëndrojë e vetme, sepse erërat e fuqishme do ta rrëzonin me lehtësi. Këto pemë qëndrojnë pranë njëra-tjetrës. Sistemi i tyre i rrënjëve siguron mbështejte për njëra-tjetrën. Këto pemë të grupuara së bashku sigurojnë mbrojtje për njëra-tjetrën, që të mos dëmtohen nga erërat e forta.
Në mënyrë të ngjashme, qëniet njerëzore kanë nevojë për një sistem mbështetës, që të na ruajë nga çrrënjosja emocionale. Stuhitë e jetës mund të jenë të lodhshme, pavarësisht jemi me pushime ose jo. Duke qëndruar së bashku me famlijen tonë biologjike dhe miqtë tanë, ne mund të mbrojmë dhe të mbajmë njëri-tjetrin.
Për më tepër, si besimtarë të Krishterë ne kemi një bonus- me anën e ndihmës së Perëndisë dhe besimtarëve të tjerë ne mund të ndihmojmë, të inkurajojmë dhe të lutemi së bashku. Edhe Jezus Krishti, në formën e tij njerëzore, në çasin më të dobët emocinal, kërkoi ndihmë për veten e Tij, sepse ishte i rraskapitur dhe këtë e shprehu me anë të fjalëve të Tij.
Mateu 26:36 “…Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani.” Gjetsemani do të thotë, “shtypja e ullinjve”, ishte nje vend ku prodhohej vaji i ullinjëve. Gjetsemani ishte nje kopsht me pemë ulliri, që ndodhej poshtë Malit të Ullinjve. Ky ishte vendi i preferuar i Jezusit, ku shkonte për tu lutur, për të marrë forcë, sepse e dinte se së shpejti do të mbante kryqin. Barra e kryqit i peshonte në zemër dhe në mendje. Jezusi u ndie emocionlisht i shtypur, i stresuar. Ai ishte në agoni, para se të vritej, para se të ofronte veten e tij si sakrificë.
Në jetën tonë, ne të gjithë kemi pasur, ose do të kemi agoni. Kjo është kohë kur emocionet tona janë të trazuara. Këto janë përvoja, kur ne ndihemi të shtypur nga të gjitha anët, madje të rraskapitur.
Le të shohim vargun 37, “Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.” Vini re që edhe Jezusi, duke qënë qënie njerëzore kishte nevojë për besimtarë të tjerë, veçanërisht për miq të ngushtë, dishepuj të afërt: kishte nevojë që Pjetri, Gjoni dhe Jakobi të ishin me të. Jezusi dontë të kishte mbështetjen e tyre.
Vargu 38 “Atëherë ai u tha atyre: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua.” ‘Thellësit i trishtuar” në gjuhën origjinale greke do të thotë ‘i rrethuar nga trishtimi’. Jezusi ndihej shumë i trishtuar, aq shumë sa tha, ‘deri në vdekje’. Mund të vdesësh edhe nga efektet e trishtimit të thellë, ose nga beteja të tjera të forta emocionale.
Trishtimi i thellë i Jezusit nuk ishte thjesht për faktin se e dinte që do të vuante fizikisht dhe emocionalisht, këto ishin me siguri të tmerrshme. Por, Ai ishte veçanërisht në agoni duke e ditur që më parë se Ati i tij do ta braktiste. Mateu 27:46 na thotë se ishte i trishtuar për çastin e errët, kur Ati i Tij do të derdhte mbi Të gjithë zemërin për mëkatin, sepse Jezusi mbarti mbi vete gjithë mëkatin tonë. Ky ishte misioni i Tij, Ai e dinte se përse kishte ardhur në tokë. Kjo braktisje e Atit të Tij do të ishte hera e vetme në të gjithë përjetësinë. Ai gëzonte unitet dhe bashkësi të përsour me Atin. Jezusi e përjetoi këtë agoni për ju dhe për mua, për gjithë botën, duke marrë mbi vete gjithë mëkatin e rracës njerëzore. I vetmi Bir unik i Perëndisë do të ringjallej përsëri. Kjo është dashuria. Kjo është bindja e përsosur ndaj Atit.
Vargu 40 “Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: “Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?” Rrethi i tij më i ngushtë, Pjetri, Gjoni dhe Jakobi e lanë vetëm në atë natë aq të trishtueshme. Jezusi nuk kishte mbështetje njerëzore, nuk kishte inkurajim, kur i duhej me të vërtetë, kur e kërkoi atë. Shumë njerëz sot nuk kanë një sistem mbështetjeje të besueshem, nuk kanë as familje biologjike, as miq të ngushtë, as kishë që të inkurajohen, ose të mbështeten me lutje.
Ndonjëherë, edhe të Krishterët nuk i mbështetin të tjerët sic duhet. Ne nuk duhet të vuajmë të vetmuar. Si një pemë e vetmuar, shumë njerëz jetojnë vetë, dhe ndiejnë se si rrënjët e tyre shkulen. Jezusi ende kishte Atin e Tij, po ashtu edhe të krishterët. Ne mund ta kërkojmë Atë, ne mund të kërkojmë Atin tonë për fuqi, për ngushëllim, por në të njëjtën kohë ne kemi nevojë edhe për dikë të prekshëm, për dikë që të na mbajë dhe të na përqafojë.
Si të krishterë ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin, duhet të lutemi për forcë, ndihmë dhe inkurajim. Ne duhet të prekim jetët që janë në nevojë. Ne që vuajmë duhet të lejojmë të tjerët të na ndihmojnë- para se të na shterojnë forcat. Për ne si besimtarë duhet të jetë ngushëllim ajo çfarë Jezusi thotë tek Mateu 28:20, “ Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.” Jezusi është gjithmonë zgjuar, nuk fle asnjëherë. Edhe ne kemi brenda vetes sonë Frymën e Shenjtë që punon në zemrat dhe mendjet tona, për të na udhëzuar, duke qënë Ngushëlluesi ynë i Madh, Mësuesi ynë dhe Ndihmësi ynë.
Tek Hebrenjve gjejme një thënië shumë interesante që lidhet me tekstin tonë, Mateu 26:36-46. Hebrenjve 5:8 thotë, “ Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi.” Ne duhet të kuptojmë se Jezus Krishti ishte hyjni, i shenjtë, Bir i Perëndisë, e kuptonte plotësisht se çfarë ishte nënshtrimi. Megjithatë, duke qënë plotësisht njerëzor, Ai e përuli veten për të mësuar nënshtrimin. Në dhimbje Ai tha, në vargun 39, “..në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë, megjithatë, jo si dua unë, por si do ti.” Jezusi me nënshtrim dhe me vullnet të lirë piu kupën e vuajtjeve njëherë e përgjithmonë, sepse ky ishte vullneti i Atit të Tij, nuk kishte rrugë tjetër. Për shkak se Biri i Perëndisë u bë njeri prej nesh, në mishërimin e tij, u bë mish edhe gjak, Ai mund të kuptojë dhimbjet tona. Jezui u tregua plotësisht i bindur edhe ne agoninë e vuajtjeve. Ai mund të na ndihmojë të qëndrojmë të fortë, pavarësisht se sa të vështira ose rraskapitëse mund të jenë rrethanat.
Para disa vitesh, takova një burrë të suksesshëm, një drejtor shkolle, shumë i talentuar. Ai ishte ateist, shumë krenar dhe i pavarur. Megjithatë, duhej të dilte më herët në pension, për shkak të një sëmundjeje shumë të vështirë. Me raste nuk mund të çohej edhe nga shtrati pa ndihmën e të tjerëve. Perëndia lejoi që ai te thyhej, të rraskapitej fizikisht, mendërisht edhe emocionalisht.
Pasi u takua me të krishterë, në Rusi, me kalimin e kohës “ai mësoi të nënshtrohej përmes vautjeve të tij.” Në vend që të rrinte i hidhëruar, ai u bë një besimtar i Jezus Krishtit, që e çliroi brenda vetes se tij- i shëroi zemren, mendjen dhe vullnetin.
Sot, ai është një shembull i atyre që besojnë në Perëndinë përmes vuajtjeve. Ai lexon Biblën çdo ditë, adhuron Perëndinë çdo ditë dhe për më tepër ai e jeton Shkrimin çdo ditë.
Perëndia shpesh vepron në mënyra të mistershme. Le të bekohemi të gjithë nga hiri dhe dashuria e Perëndisë. Sic na thuhet shumë bukur tek Romakëve 5:8, “ Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”