Në një grazhd
Written by Eftali Baraku on 23/11/2023
“Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.2 Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.3 Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.4 Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,5 për t’u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.6 Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.7 Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.”.
Gjatë sezonit të Krishtlindjeve, dekorimet e shtëpisë dhe të oborrit shpesh përshkruajnë preferencat laike të llojit të dekorimeve dhe festimeve gjatë kohës së Krishtlindjes. Kështu ndodh veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Natyrisht, ne mund t’i festojmë të dyja, si të krishterë, atë të shenjtën dhe atë laiken, por që ka një ndryshim të madh. Jezu Krishti është i vërtetë. Santa Klausi është fantazi.
Për shumicën e njerëzve në hemisferën perëndimore, Krishtlindjet janë thuajse magjike, pavarësisht nëse prioriteti janë pemët e me shumë drita, apo kashta në grazhd.
Megjithatë, është e trishtueshme për të krishterët, kur fantazia mbizotëron mi të vërtetën në një shkallë alarmante në shoqërinë tonë.
Krishtlindja është në thelb një festë e mishërimit, e mishërimit të Birit të Perëndisë, Birit të vetëmlindur të Perëndisë, i cili u bë mish, një foshnjë, e lindur në Bethlehem të Judesë. Luka kapitulli 2, vargjet 6 deri në 7: “Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.7 Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.” Ne duhet të kuptojmë se në kohët e lashta të porsalindurit mbështilleshin me copa të trasha për t’i mbajtur foshnjat ngrohtë dhe për t’u dhënë atyre një ndjenjë sigurie. Gjithashtu njerëzit besonin se këto rroba mbronin organet e tyre të brendshme. Në fakt, ky zakon i mbështjelljes së foshnjave me copa pëlhure praktikohet edhe sot në disa vende të Lindjes së Mesme.
Detaji i grazhdit është arsyeja e besimit se Jezusi ka lindur në një stallë. Stallat ishin shpesh shpella ku koritat ushqimore për bagëtinë ishin të gdhendura në muret e shkëmbinjve.
Pavarësisht nga përshkrimet e njohura të kartolinave të Krishtlindjes, mjedisi ndoshta nuk ishte i pastër dhe i ndriçuar, por në një stallë shpelle: e pisët dhe e errët. Megjithatë, sipas Shkrimit të Shenjtë, foshnja në një grazhd nuk ishte si çdo njeri tjetër që vjen në botë, por Ai ishte ‘buka e jetës!’
Buka është një element kryesor për jetën fizike. Pra, Jezu Krishti është Shpëtimtari për jetën shpirtërore dhe madje jetën e përjetshme nëpërmjet besimit shpëtues në Të.
Gjoni kapitulli 6 dhe vargu 35: “Dhe Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.” Kjo ka të bëjë me urinë shpirtërore dhe etjen shpirtërore. Jezusi vazhdoi te Gjoni, kapitulli 6, vargu 51: “Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës.”
Këtu Jezusi flet në mënyrë profetike për trupin e tij që do të jepet si një flijim shlyes në kryq. Biri i Perëndisë erdhi në tokë, u bë një prej nesh, mish e gjak, për të ofruar vullnetarisht jetën e Tij për të shpenguar njerëzimin nga mëkati i tij.
Nga një grazhd mizor, në një kryq mizor, Jezu Krishti dha gjithçka për njerëzimin. Me siguri shumë do të binin dakort se Krishtlindja ka të bëjnë me dhënien.
Të krishterët besojnë në dhurata më e madhe, siç zbulohet në Gjoni kapitulli 3, vargu 16: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”
Zoti i dha dashurinë e tij njerëzimit.
Perëndia e provoi dashurinë e tij duke dhënë Birin e tij të vetëm.
Zoti u jep besimtarëve jetë të përjetshme me Të.
Megjithatë, ne duhet t’i japim Perëndisë besimin tonë, besimin tonë këmbëngulës.
Krishtlindja është një festë përkujtimore që i linduri në Bethlehem, i vendosur në një grazhd, është e gjithë plotësia e hyjnisë në formë trupore, sipas Kolosianëve kapitulli 2, vargu 9 në Dhiatën e Re. Ai erdhi për të jetuar mes njerëzimit, për të na zbuluar veten, për ta identifikuar veten me ne dhe për të dhënë vetensi Shpëtimtar i botës. Gjoni kapitulli 1, vargu 29.
Mrekullia e mishërimit, lindja e Krishtit mund të përmblidhet në thelb me këto tre fjalë: Zbulesa, Identifikimi, Shpëtimi.
Së pari, le të marrim në konsideratë mishërimin (lindjen në mish) si Zbulesë. Njohja e Zotit ka qenë dëshira e njerëzve gjatë gjithë shekujve. Nga njeriu parahistorik deri në ditët e sotme njerëzit duan të njohin Zotin.
Një historian perandorak romak shkroi se ai mund të gjente në kohën e tij qytete pa stadiume, pa teatre, por nuk mund të gjente qytete pa tempuj. Ekziston një dëshirë e brendshme e dhënë nga Zoti në zemrën e njeriut, që qeniet njerëzore duhet të njohin Zotin, ose të paktën ndonjë fuqi më të lartë.
Por si mund ta njohim ne njerëzit të Vërtetin që është Krijuesi i gjithçkaje? Kush është i papërshkrueshëm dhe i pakuptueshëm? Ne Dhiatën e Vjetër të Biblës na jepen zbulesa të mëdha të Zotit të Vetëm, të vërtetë. Megjithatë, zbulesa më e arritshme, më personale e Perëndisë është Personi i Jezu Krishtit.
Një apostull një herë e pyeti Jezusin ‘na trego Atin’ Jezusi u përgjigj në Gjoni 14, vargjet 9 dhe 10, po citoj pjesërisht: “Kush më ka parë mua, ka parë Atin… A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua?”
Pra, nëse dikush ju pyet: ‘Si është Perëndia?’ Një përgjigje e shkëlqyer është se Perëndia është si Jezu Krishti; Zoti është Jezu Krishti, Jezu Krishti është Perënida-njeri Ai ka një natyrë të dyfishtë. Ai është plotësisht Perëndi dhe plotësisht Njeri. Jezu Krishti është me të vërtetë Perëndi dhe me të vërtetë njeri. Thelbi i krishterimit është ky: Jezu Krishti është Zoti. Ai nuk është thjesht një pjesë e Zotit, apo thjesht i lidhur me Zotin; Ai ishte dhe është Zoti që erdhi në këtë tokë për të vdekur në kryq si një flijim shlyes për mëkatin e botës.
Grekët e lashtë besonin se Zoti ishte i pakuptueshëm. Por çfarë bëri Zoti? Ai zbriti në tokë, u bë njëri prej nesh në mishërimin e tij, në mënyrë që ne të mund ta kuptonim Atë.
Apostulli Gjon shkroi qartë për vetë-zbulesën e Perëndisë në Gjoni, kapitullin 1, vargun 14: “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” Sigurisht, kjo fjalë që u bë mish është Jezu Krishti.
Së dyti, mishërimi është identifikimi që Zoti erdhi jo vetëm për t’i zbuluar veten njerëzimit, por edhe për ta identifikuar veten me njerëzimin.
Një nga carët më të famshëm (udhëheqës) i Rusisë ishte ‘Pjetri i Madh’. Kur ai erdhi në pushtet, Rusia ishte një vend i izoluar dhe i prapambetur. Sundimtarët përpara Pjetrit të Madh kishin qenë të përmbajtur, të paarritshëm për nënshtetasit e tyre. Megjithatë, Pjetri i Madh i ndryshoi të gjitha këto, ai lëvizte lirshëm midis popullit të tij, popullit rus dhe u identifikua me ta.
Në një farë kuptimi, kjo është ajo që bëri Biri i Perëndisë, Biri i Vetëmlindur i Perëndisë. Ai u bë njëri prej nesh, lindi në Judë, u bë marangoz në Galile, vdiq në vendin tonë jashtë Jeruzalemit, jo vetëm për të na zbuluar Perëndinë, por edhe për të identifikuar veten me ne, në mënyrë që të jetë zëvendësuesi i mëkatit tonë në kryq. Ai lindi në një stallë që mund të identifikohej me të pastrehët. Ai lindi në shtëpinë e bukës, ose në Bethlehem që të identifikohej me të varfërit, Ai punoi si marangoz që të identifikohej me klasën punëtore. Ai lindi si një hebre që të mund të identifikohej me të shtypurit. Ai vdiq në një kryq që të mund të identifikohej me vuajtësit dhe mëkatarët, edhe pse Ai vetë ishte dhe është pa mëkat.
Së treti, mishërimi është shpëtim. Ai erdhi jo vetëm për të zbuluar Perëndinë, jo vetëm për ta identifikuar veten me ne, Ai erdhi qartazi për ta dhënë veten plotësisht në kryq për shpëtimin tonë. Biri i Perëndisë u bë ‘Biri i Njeriut’, mishërimi i tij, në mënyrë që ne të bëheshim bij dhe bija të Perëndisë, të birësuar në familjen e tij.
Galatasve 4, vargjet 4 dhe 5 thotë pjesërisht në Dhiatën e Re: “Por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,5 që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.”. Jezu Krishti erdhi si Shpëtimtar për t’i ofruar shpëtim gjithë njerëzimit. Jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë njerëzimin. Ai erdhi së pari në Izrael, së pari si një jude, por shpëtimi i Tij u ofrohet të gjitha qenieve njerëzore të përgjegjshme, mbarë njerëzimit, të cilët të jenë në gjendje të kenë aftësinë për të besuar në Jezu Krishtin duke e ditur se janë mëkatarë. Shpëtimi i Krishtit i shpëton besimtarët nga vetëshkatërrimi që çon në shkatërrimin e përjetshëm: vdekjen e dytë.
Në kryq, Krishti tha: ‘U krye.’ Ai kishte përfunduar misionin e tij në tokë, në emër të njerëzimit për të ofruar veten si një flijim shlyes për mëkatin tonë. Fjala greke e përkthyer “përfunduar” përdorej për një ushtar që ishte dërguar në një mision special dhe kishte përmbushur, përfunduar misionin e tij. Misioni i Krishtit ishte shpëtimi si Shpëtimtar si shpengues i njerëzimit nga mëkati i tij. Shpëtimtar i botës sigurisht, i efektshëm vetëm për ata që e pranojnë atë me anë të besimit.
“U krye!” do të thoshte gjithashtu sesakrifica ishte e përfunduar; nuk kishte nevojë për më shumë sakrifica. Shërbëtori i vuajtur i Perëndisë kishte ofruar sakrificën e përsosur për shpëtimin tonë një herë e përgjithmonë për të gjithë ata që e pranojnë Atë me anë të besimit. Kjo ka efekt për secilin, por nëpërmjet besimit shpëtues në Krishtin dhe veprës së tij në kryq për ne.
Këtë Krishtlindje, ne përsëri kujtojmë se i parëlinduri i Marisë u vendos në një grazhd, por Ai nuk qëndroi në një grazhd. Jezusi punonte në një zdrukthëtar, por Ai nuk qëndroi si një zdrukthëtar. Ai vdiq në kryq, por nuk qëndroi në kryq. Trupi i tij u vendos në një varr të marrë hua, por Ai nuk qëndroi në varr! Jezusi është tani në qiell, por Ai nuk do të qëndrojë atje! Ai do të kthehet për të marrë me vete besimtarët në shtëpi në parajsë.
Lindja e një fëmije është një rast i gëzueshëm. Megjithatë, të jesh i rilindur, kjo është vërtet e gëzueshme dhe më e rëndësishmja për secilin në përjetësi.
A e keni pranuar Jezu Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj? Kjo do të thotë të besosh dhe t’i bindesh Krishtit si Zot dhe përfshin pendimin, rrëfimin dhe pagëzimin në Krishtin Jezus. Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë të krishterë.
Jezu Krishti vdiq për ne në mënyrë që ne të jetonim për Të në besnikëri dhe bindje të vazhdueshme.