Cila është zgjedhja jote?
Written by Eftali Baraku on 27/07/2023
Jezusi tha: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!.” Por vini re, është ende zgjedhja juaj. Jezusi thotë: “Ejani dhe unë do t’ju jap çlodhje!” Por është zgjedhja juaj nëse do të shkoni, ose jo. Jezusi thotë: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.” Është zgjedhja juaj. Jezusi thotë se po troket në derën e zemrës sonë dhe është zgjedhja jonë të hapim zemrën dhe ta ftojmë brenda saj. Kur e bëni këtë gjë, Jezusi do të vijë brenda jush dhe do të ndodhin ndryshimi në jetën tuaj. Kjo është zgjedhja juaj. Miqtë e mi, shumë njerëz kanë pasur mundësi të zgjidhnin Jezus Krshtin para se të largoheshin nga kjo botë, sepse asnjë njeri nuk mund të largohet pa dëgjuar për Jezus Krishtin, pa kuptuar se çfarë Jezusi ka bërë për ta në Kalvar. Bibla thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Kjo është zgjedhja juaj. Kushdo që beson, që zgjedh ta pranojë Atë, nuk do të humbasë në liqenin e zjarrit, por do të ketë jetë ne Parajsë, kur të largohet nga kjo botë. Kjo është zgjedhja juaj. Ju mund të jeni një anëtar kishe, mund të jeni të pagëzuar, por Bibla thotë: “Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.” “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” Është zgjedhja juaj miqtë e mi, është e thjeshtë, është zgjedhja juaj për të pranuar dritën, ose errësirën. Është zgjedhja juaj të pranoni shpëtimin, ose mëkatin. Është zgjedhja juaj të zgjidhni parajsën, ose ferrin. Është zgjedhja juaj të pranoni jetën, ose dënimin e përjetshëm. Është zgjedhja juaj, askush nuk ju bën të pranoi Jezusin. Edhe vetë Jezusi nuk ju detyron ta pranoi Atë. Ai ju fton ta pranoni Atë. “Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi. Në rast se jeni të gatshëm të bindeni, do të hani gjërat më të mira të vendit; por në rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t’ju përpijë shpata,” sepse goja e Zotit ka folur.” Ai thotë ‘nëse jeni të gatshëm”, kjo është zgjedhja juaj.