Iu paraqitën me dhurata

Written by on 23/11/2023

Titulli i mësimit është: “Iu paraqitën me dhurata”. Gjatë kësaj periudhe Krishtlindjeje, le të dëgjojmë nga ungjilli i Mateut, kapitulli 2, vargjet 9 deri në 12.

“Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija.10 Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.11 Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.12 Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.”

Kjo është Fjala e Perëndisë. Një pasazh shumë i njohur që do ta përdorim si bazën kryesore për mësimin sot.

Pavarësisht nga pandemia shqetësuese, në rritje e Covid 19, që është globale dhe që ende ka pika të nxehta në të gjithë botën dhe që shkakton kaq shumë vdekje, shqetësime, sëmundje dhe vështirësi financiare për shumë njerëz, për të mos përmendur mbylljet e restoranteve, dyqaneve dhe qendrave tregtare, shumica e amerikanëve dhe njerëzve nga e gjithë bota ende dëshirojnë t’u dërgojnë dhurata të dashurve dhe miqve të tyre. Është stina e Krishtlindjes, koha e shkëmbimit të dhuratave për shumë njerëz.

Sipas gazetës USA Today, janë pesë dhurata kryesore që rekomandohen për t’i bërë njëri-tjetrit së fundmi. Unë do t’i ndaj këto pesë dhurata kryesore në rend të kundërt. Rekomandimet për listën tuaj të dhuratave janë:

#5 Batanija e ëndrrave. Disa prej këtyre dhuratave mund të mos jenë të disponueshme për shkak të problemit me furnizimin. Batanija e ëndrrave na duhet meqenëse ne të gjithë po kalojmë shumë më tepër kohë se zakonisht brenda shtëpive tona dhe moti ftohet në shumicën e vendeve të botës gjatë dhjetorit. Një dhuratë e përsosur është një batanije e trashë dhe e ngrohtë për t’u rehatuar. Kjo batanije kushton rreth 147 dollarë. (Duhet të ketë fije ari). Batanija e ëndrrave.

#4 Rekomandimi tjetër janë kufjet e markës Apple (ëpëll). Thuhet se janë kufjet më të mira wireless, për zë më të mirë dhe anulim të jashtëzakonshëm të zhurmës dhe rezistente ndaj ujit. Kjo do t’ju kushtojë vetëm 129 dollarë.

#3 Dhurata tjetër është abonimi në Diznei Plus. Ky është një shërbim transmetimi me oferta të reja të filmave dhe shfaqjeve televizive të Dizneit, i cili do të kushtojë vetëm 70 dollarë.

#2 Dhurata tjetër që rekomandohet për të bërë këtë sezon festash është një tigan prej gize Loxh. Tigani është një enë gatimi që mund të na duhet nëse nuk hamë në restorante dhe duam t’i bëjmë të gjitha vetë! Me tiganin prej gize, personi të cilit i bëni këtë dhuratë, mund të gatuajë në sobë, në furrë, në skarë, madje edhe në një zjarr kampi në natyrë të hapur. Ky tigan shitet për rreth 20 dollarë.

#1 Dhurata e fundit është një një kabllor, që rekomandohet nga USA Newspaper. Ndërsa je i  bllokuar brenda shtëpisë tuaj, mund të shohësh të gjitha shfaqjet e preferuara në ekranin e televizorit. Ky kushton vetëm 49 dollarë.

Nuk e di se çfarë janë rreth gjysma e këtyre dhuratave, por kjo është teknologjia dhe kjo është ajo që shumë njerëz duan, nëse mund ta përballojnë dhe nëse është e disponueshme aty ku jetojnë.

Në kohën e Jezusit, dhuratat e veçanta të përshtatshme për një mbret ishin krejt të ndryshme. Përsëri, merrni parasysh Mateun 2:11: “Dhe, mbasi hynë në shtëpi…” padyshim që Jozefi, Maria dhe fëmija Jezus, pas një farë kohe u zhvendosën nga një shpellë, ose stalle në një shtëpi më të ngrohtë dhe më komode në Betlehem, që ndodhej rreth pesë milje në jug të kryeqytetit të Jeruzalemit. Mateu thotë për vizitorët “panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan…”. Ne mund të pyesim veten pse dijetarët e astrologjisë, që studionin yjet, u përkulën dhe adhuruan një fëmijë të vogël hebre?

Së pari, dijetarët e dinin paraprakisht se kush ishte Ai. Për këtë na flitet tek Mateu 2, vargu 2: “Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur?” Pra, ata besonin se Ai ishte një mbret.

Së dyti, dijetarët u mahnitën dhe ndoqën një yll të mbinatyrshëm. Ky ishte preokupimi i tyre kryesor. Mateu kapitulli 2, vargu 2B: “Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar.” Dijetarët pohuan se ky ishte ylli i fëmijës mbret. Ka shumë të ngjarë të ishte një dritë rrezatuese e mbinatyrshme e ngjashme me shkëlqimin Shekinah që udhëhoqi izraelitët në ditët e Moisiut, siç thuhet në Eksodi kapitulli 13, vargu 21. Në fund të fundit, këta njerëz të mençur, këta dijetarë ishin astrologë që studionin yjet.

Së treti, dijetarët mund të kenë qenë dijetarë zoroastrianë nga Persia lindore, të cilët kishin njohuri për Shkrimet e Shenjta hebraike që nga koha e Danielit; të cilin mbreti Nabukadnetsar “e caktoi në krye të magjistarëve, të astrologëve, të Kaldeasve dhe të shortarëve.” (Sipas Danielit, kapitulli 5, vargu 11).

Mateu, kapitulli 2, vargu 11: “Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.”

#1 Ari. Është metali i çmuar i mbretërve! I është dhënë Mbretit të mbretërve. Ari ishte gjithashtu një simbol i fisnikërisë dhe mbretërisë. Një dhuratë shumë e përshtatshme.

#2 Temjani. Temjani është një parfum i shtrenjtë, me aromë të ëmbël që përdoret vetëm për rastet më të veçanta. Kjo ishte mënyra për të festuar për Birin e Perëndisë në mishërimin e Tij, duke u bërë Jezu Krishti njerëzor, që ofroi Veten në kryq për njerëzimin. Ai ishte erëmirë edhe për Atin e Tij,  një aromë erëkëndshme dhe e ëmbël! Origjeni, një udhëheqës i madh i hershëm i kishës, ose i ashtuquajturi at i kishës, sugjeroi se temjani ishte aroma e hyjnisë.

#3 Mirra. Mirra është gjithashtu një parfum, jo ​​aq i kushtueshëm, jo ​​aq i shtrenjtë sa temjani, por ende mjaft i vlefshëm. Vaji i mirrës mund të përdoret për zbutjen e lëkurës, madje edhe të lëkurës së butë të një fëmije të vogël. Mirra e përzier me erëza të tjera përdorej gjithashtu në përgatitjen e trupave për varrim, siç u përdor më vonë për trupin e Jezusit, sipas Gjonit 19, vargu 39. Prandaj, mirra mund të jetë një simbol që përfaqëson anën njerëzore të Krishtit.

Ndoshta të tria këto dhurata të kushtueshme e të shtrenjta u përdorën më vonë nga familja, Maria dhe Jozefi.

Jozefi dhe Maria kaluan ca kohë në Egjipt, ndërsa mbreti Herod u përpoq të vriste ‘Mbretin që u lindi judenjve’.

Perëndia Atë i ka dhënë njerëzimit dhuratën e Tij të papërshkrueshme, Birin e Tij të vetëm, ose të vetëmlindur, si Shpëtimtar.

Megjithatë, dhuratën duhet ta pranojmë.

A e keni pranuar ju personalisht Jezu Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj? Jezu Krishti është ‘Dhurata e gjithë kohërave’! Ai është ende i disponueshëm dhe Ai na është dhënë falas, pa kosto për ne.

Dëshira me e madhe e Perëndisë është që ne të pranojmë Birin e e Tij si Zotin dhe Shpetimtarin tonë personal përmes besimit dhe t’i japim veten tonë Atij!

 


Current track

Title

Artist