A ke atë që duhet

Written by on 27/10/2021

A e keni pyetur ndonjëherë veten: Si mund ta di me siguri që do të shkoj në parajsë kur të vdes?

Zoti dëshiron që ju të jeni të sigurt! Bibla thotë: “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.” (1 Gjonit 5:13). Supozoni se po qëndroni para Zotit dhe Ai ju pyet: “Pse duhet të të lë të hysh në parajsë?” Çfarë do të thoni?

Ju nuk dini se çfarë të përgjigjeni.  Ajo që duhet të dini është se Zoti na do dhe ka siguruar një mënyrë që ne ta dimë me siguri se ku do ta kalojmë përjetësinë. Bibla na thotë: “ Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16).

Së pari, duhet të kuptojmë problemin që po na mban larg nga parajsa. Problemi është natyra jonë mëkatare,  që bën të mos kemi një marrëdhënie me Zotin. Ne jemi mëkatarë nga natyra dhe nga zgjedhja. “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë. ” (Romakëve 3:23). Ne nuk mund ta shpëtojmë veten, kështu që, siç thashë në fillim të programit,  askush nga ne nuk ka atë që duhet – duke u bazuar në forcat e tij.

Bibla thotë: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efesianëve 2: 8-9).

Disa prej jush mund të mendojnë: Unë kam qenë shumë i mirë dhe i sjellshëm në jetë. Mendoj se e meritoj të shkoj në parajsë kur të vdes. Në të vërtetë, Bibla thotë pikërisht të kundërtën! Ne e meritojmë vdekjen dhe ferrin. “Sepse paga e mëkatit është vdekja” Kjo gjendet te Romakëve 6:23. Një mënyrë tjetër për të thënë këtë varg është kjo: “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e Zotit është jeta e përjetshme në Krishtin Jezus, Zotin tonë“. Megjithatë, një mënyrë tjetër për të shprehur këtë do të ishte kjo: “Kur njerëzit mëkatojnë, ata marrin atë që meriton mëkati – vdekjen. Por Perëndia i jep popullit të tij një dhuratë falas – jetën e përjetshme në Krishtin Jezus, Zotin tonë.”

Zoti është i shenjtë dhe i drejtë dhe duhet ta ndëshkojë mëkatin, megjithatë Ai na do dhe na ka dhënë falje për mëkatin tonë.

“Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14: 6).

Jezusi vdiq për ne në kryq.  Vetë Krishti vuajti kur vdiq për ne dhe me atë vdekjes Ai pagoi për mëkatet tona. Ai nuk ishte fajtor, por ai vdiq për njerëzit që janë fajtorë.  Ai e bëri këtë gjë për të na afruar me Perëndinë.

 “U vra në mish, por u ngjall nga Fryma.” 1 Pjetri 3:18.

Jezusi u ringjall prej së vdekurish: “I cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë. Jezusi u dorëzua për të vdekur për mëkatet tona dhe Ai u ringjall nga vdekja për të na bërë të drejtë me Perëndinë. (Romakëve 4:25).

Pra, përsëri le t’i kthehemi pyetjes që bëmë në fillim – “Si mund ta di me siguri që do të shkoj në parajsë kur të vdes?” Përgjigja është kjo – besoni në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtoheni (Veprat e Apostujve 16:31). “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.” (Gjoni 1:12). Ju mund të merrni jetën e përjetshme si një dhuratë FALAS. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 6:23).

Ju mund të bëni një jetë të plotë dhe kuptimplotë tani. Jezusi tha: “Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” (Gjoni 10:10). Ju mund ta kaloni përjetësinë me Jezusin në qiell, sepse Ai premtoi: “Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.” (Gjoni 14: 3)

Nëse doni ta pranoni Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tuaj dhe të merrni falje nga Zoti, kjo është lutja që mund të bëni. Kjo lutje, ose ndonjë lutje tjetër nuk të shpëton. Vetëm besimi te Jezu Krishti mund të sigurojë faljen e mëkateve. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin tuaj në Të dhe për ta falënderuar që siguroi faljen tuaj. “Zot, unë e di që kam mëkatuar kundër Teje dhe meritoj ndëshkimin. Por Jezu Krishti mori dënimin që unë e meritoja, që përmes besimit tek Ai të marr faljen. Unë vendos besimin tim tek Ty për shpëtim. Faleminderit për hirin dhe falje e mrekullueshme! Amen!”

Tani, unë dua ta shoh jetën e përjetshme në një mënyrë tjetër. Më herët thashë se askush nuk ka LINDUR me “atë që duhet”. Për shkak se kjo është e vërtetë, të lindësh një herë nuk mjafton. Duhet të lindim dy herë. Të rilindur përsëri. Pasazhi klasik nga Bibla që i përgjigjet kësaj pyetjeje është Gjoni 3: 1-21. Zoti Jezus Krisht flet me Nikodemin, një farise i shquar dhe anëtar i Sinedrit (organi drejtues i hebrenjve).

Nikodemi kishte ardhur tek Jezusi natën me disa pyetje.

 “Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?.” Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë.Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”. (Gjoni 3: 3-7).

Fraza “rilindur përsëri” do të thotë fjalë për fjalë “të lindësh prej së larti”. Nikodemi kishte një nevojë reale. Ai kishte nevojë për një ndryshim të zemrës së tij – një transformim shpirtëror. Rilindja e re, rilindja përsëri, është një vepër e Zotit, me anë të së cilës jeta e përjetshme i jepet personit që beson. Gjoni 1:12, 13 tregon se të qenurit “i rilindur” mbart gjithashtu idenë e “të qenit fëmijë i Perëndisë” përmes besimit në emrin e Jezu Krishtit.

Titi 3, vargjet 5 dhe 6 shpjegon se: “Ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë, të cilën e derdhi me mbushëlli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë.”

Zoti, Ai që shpëton, tregoi se sa na donte duke na shpëtuar nga ndëshkimi i mëkatit. Kjo nuk ndodhi sepse kemi punuar për të qenë të drejtë me Zotin. Kjo ndodhi për shkak të dashamirësisë së Tij. Ai lau mëkatet tona. Në të njëjtën kohë, Ai na dha jetë të re kur Fryma e Shenjtë hyri në jetën tonë. Zoti na dha Frymën e Shenjtë për të mbushur jetën tonë përmes Jezu Krishtit, Atij që shpëton.

Logjikisht lind pyetja: “Pse një person ka nevojë të rilindë?” Apostulli Pal u shkroi Romakëve duke thënë: ” Të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.” (Romakëve 3:23). Mëkatarët janë shpirtërisht të “vdekur”; kur ata marrin jetën shpirtërore përmes besimit në Krishtin, Bibla e krahason atë me një rilindje. Vetëm atyre që kanë rilindur përsëri u janë falur mëkatet dhe kanë një marrëdhënie me Zotin.

Si ndodh kjo? Efesianëve 2: 8-9 thotë: ” Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë.” Kur dikush shpëtohet, ai, ose ajo ka rilindur përsëri, ripërtërihet shpirtërisht dhe është një fëmijë i Zotit. Të besosh te Jezu Krishti, Ai që pagoi dënimin e mëkatit kur vdiq në kryq, është mënyra për të “rilindur”. “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” (2 Korintasve 5:17).

Nëse nuk keni besuar kurrë në Zotin Jezu Krisht si Shpëtimtarin tuaj, a do ta konsideroni nxitjen e Frymës së Shenjtë, ndërsa Ai i flet zemrës suaj? Ju duhet të rilindni përsëri. A do ta bëni lutjen e shpëtimit dhe bëheni një krijesë e re në Krishtin sot? “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.” (Gjoni 1:12-13)

Siç thashë edhe më parë në këtë program, nëse doni të pranoni Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tuaj dhe të rilindni përsëri, kjo është një lutje model. Mos harroni, duke thënë këtë lutje, ose ndonjë lutje tjetër nuk do të shpëtoheni. Vetëm besimi te Krishti mund t’ju shpëtojë nga mëkati. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin tuaj në Të dhe për ta falënderuar për sigurimin e shpëtimit tuaj. “Zot, unë e di që kam mëkatuar kundër Teje dhe meritoj ndëshkimin. Por Jezu Krishti mori dënimin që unë e meritoja, që përmes besimit tek Ai të marr faljen. Unë vendos besimin tim tek Ty për shpëtim. Faleminderit për hirin dhe falje e mrekullueshme! Amen!”

2 e Korintasve 5:17-18: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Edhe të gjitha


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist