Një përndjekës i të Krishterëve ka një zemër të ndryshuar

Written by on 14/02/2019

Në Bibël, në Testamentin e Ri, tek Letra e Veprave të Apostujve na jepen të dhëna në lidhje me veprimtarinë e kishës së hershme. Letra përshkruan se çfarë bënë apostujt e kishës së hershme për të përhapur mesazhin e Ungjillit, Lajmin e Mirë, se çfarë kishte bërë Jezusi për të shpëtuar ata që besonin tek Ai. Besimi i Krishterë filloi mbi rrënjët e Judazimit dhe Jezusi ishte Mesia, i Vajosuri që prisnin hebrenjtë, megjithëse refuzuan të besonin dhe e mohuan Jezusin, duke e çuar në vdekjen e kryqit.

Pasi Jezusi u ngrit nga vdekja, me anë të mrekullisë së Perëndise dhe njerëzit filluan të besonin tek Ai  dhe u quajtën të Krishterë, ose ndjekës të Krishtit, hebrenjtë i shihnin të Krishterët si një kërcënim për besimin dhe praktikat e tyre. Një hebre i zellshëm që quhej Sauli i Tarsit kishte marrë një autorizim zyrtar nga autoritet hebre, për tu vënë në ndjekje të të Krishterëve, për t’i vrarë, për të ndaluar besimin e tyre të ri dhe për t’i bërë njerëzit të mos besonin tek Jezusi, si Mesia.

Por ky burrë që quhej Saul pati vetë një takim me Jezusin dhe ky takim ndryshoi Saulin përgjithmonë. Ai ndryshoi emrin e tij në Pal- i njëjti Pal që shkroi shumicën e letrave të Testamentit te Ri i frymëzuar nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë.

Si më poshtë do të shohim disa pjesë të zgjedhura nga letra e Veprave të Apostujve kapitujt 7-të dhe 9-të, ku na flitet për Saulin dhe për transfromimin e tij në një burrë të krishterë, që u quajt: Apostulli Pal. Ky armik i të Krishterëve u bë një nga mbrojtësit dhe ungjilltarët më të mëdhenj të besimit të Krishterë.

Këto janë disa pjesë nga Veprat e Apostujve:

54 Kur i dëgjuan këto fjalë, ata thereshin në zemër të tyre dhe kërcëllonin dhëmbët kundër tij.55 Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë,56 dhe tha: “Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë.”57 Por ata, duke lëshuar britma të forta, i zunë veshët dhe të gjithë tok u sulën mbi të;58 dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul.59 Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: “O Zoti Jezus, pranoje frymën time!.”60 Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: “O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!.” Dhe, si tha këtë, fjeti.”

 “Ndërkaq Sauli, duke shfryrë akoma kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit, shkoi te kryeprifti,dhe kërkoi nga ai letra për sinagogat e Damaskut, me qëllim që, po të gjente ndonjë ithtar të Udhës, burra o gra, të mund t’i sillte të lidhur në Jeruzalem.Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli.Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?.”Dhe ai tha: “Kush je, Zot?.” Dhe Zoti tha: “Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave.”Atëherë ai, duke u dridhur i tëri dhe i trembur, tha: “Zot, ç’don ti të bëj unë?.” Dhe Zoti: “Çohu dhe hyr në qytet, dhe do të të thuhet ç’duhet të bësh.”Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri.Pastaj Sauli u çua nga toka, por, kur i çeli sytë, nuk shihte asnjeri; atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask.Dhe mbeti tri ditë pa të parit, as hëngri as piu10 Në Damask ishte një dishepull me emër Anania, të cilit Zoti i tha në vegim: “Anania!.” Dhe ai u përgjigj: “Ja ku jam, Zot!.”11 Dhe Zoti i tha: “Çohu dhe shko në rrugën e quajtur E drejtë, dhe kërko në shtëpinë e Judës një njeri nga Tarsi me emër Saul, i cili po lutet;12 ai ka parë në vegim një njeri, me emër Anania, duke hyrë dhe duke i vënë duart për t’ia kthyer dritën e syve.”13 Atëherë Anania u përgjigj: “O Zot, nga shumë veta kam dëgjuar për këtë njeri se sa të këqija u ka bërë shenjtorëve të tu në Jeruzalem14 Dhe ai ka këtu një autorizim nga krerët e priftërinjve për të burgosur të gjithë ata që thërrasin emrin tënd.15 Por Zoti i tha: “Shko, sepse ai është vegla që unë kam zgjedhur për ta sjellë emrin tim përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit.16 Sepse unë do t’i tregoj atij sa shumë i duhet të vuajë për emrin tim.”17 Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart, tha: “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh përsëri dritën e syve dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë.”18 Në këtë çast i ranë nga sytë disa si luspa, dhe ai fitoi përsëri të parit; pastaj u ngrit dhe u pagëzua.19 Dhe, mbasi mori ushqim, ai u ripërtëri në forcë. Pastaj Sauli qëndroi disa ditë me dishepujt që ishin në Damask.20 Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë.21 Dhe të gjithë ata që e dëgjonin çuditeshin dhe thoshnin: “Po a nuk është ky ai që në Jeruzalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që t’i çojë si robër te krerët e priftërinjve?.”22 Por Sauli bëhej gjithnjë e më i fortë dhe i hutonte Judenjtë që banonin në Damask, duke ua vërtetuar se Jezusi është Krishti.23 Pas shumë ditësh, Judenjtë u konsultuan bashkë që ta vrasin.24 Por komploti i tyre u mor vesh nga Sauli. Dhe ditë e natë ata i ruanin portat e qytetit që të mund ta vrisnin;25 atëherë dishepujt e morën natën dhe e zbritën poshtë nga muri, në një shportë.26 Si arriti në Jeruzalem, Sauli u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.27 Atëherë Barnaba e mori dhe e çoi tek apostujt, dhe u tregoi se si ai, gjatë udhëtimit, e kishte parë Zotin që i kishte folur, dhe si kishte folur në Damask lirshëm në emër të Jezusit.28 Kështu ai qëndroi me ta në Jeruzalem, dhe shkonte e vinte, dhe fliste lirshëm në emër të Zotit Jezus.29 Ai u fliste dhe diskutonte me helenistët, por ata kërkonin ta vrisnin.30 Por vëllezërit, kur e morën vesh, e çuan në Cezare dhe që andej e nisën për në Tars.31 Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.”

Ajo që sapo kam lexuar është shkëputur nga Veprat e Apostujve kapitujt 7 dhe 9 në Testamentin e Ri.

Qëllimi im, përse i kam ndarë këto pasazhe sot, është që të tregoj se çfarë ndryshimi sjell Jezusi në jetën e dikujt. Sauli ishte i mbushur me urrejtje, zemërim kundër të Krishterëve dhe mendonte se ishte duke bërë gjënë e duhur, duke i persekutuar. Por Jezusi iu shfaq gjatë rrugës që ishte nisur për në Damask, e ndaloi aty ku ndodhej.

Shfaqja e Jezusi, në personin e Tij, e mahniti Saulin dhe e bëri të kuptonte që duke lufutar të Krishterët, ai ishte duke luftuar kundër Perëndisë. Ai pranoi hyjninë e Krishtit-që Jezusi ishte dhe është Perëndi, dhe që ai kishte nevojë të pendohej, të ndryshonte jetën e tij dhe të ecte në drejtim të kundërt, të pranonte Jezusin si Zot dhe t’i shërbente Atij që tani e në vijim. Kjo ngjarje në Veprat e Apostujve ndoshta mund të jetë shembulli më i rëndësishëm i konvertimit në të Krishterë, nga një njeri i humbur, në një njeri të shpëtuar. Nga një njëri i inatosur, ose kundër Perëndisë, në një ndjekës të zjarrtë të Jezus Krishtit.

Ndryshimi ndodh kur një person është i gatshëm të hapë zemrën e tij dhe t’i dorëzojë jetën Jezusit dhe të lejojë Frymën e Shenjtë të Perëndisë të marrë kontrollin e jetës se tij dhe ta ndryshojë, ashtu siç bëri Sauli, kur zemra e tij ndryshoi.

Cfarë do të bëni ju? Tek 2 Korintasve 5:17 Apostulli Pal shkruan, Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” Unë besoj se ai do të zbulojë të vërtetën nga përvoja personale. Jeta e vjetër shkon dhe vjen një jetë e re.

Në librin e Zbulesës, librin e fundit të Biblës, Jezusi na bën një ftesë për ta ndjekur Atë dhe thotë, Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.”

Ndërsa më dëgjoni sot, në internet ose në radio, më lejoni t’ju kujtoj se kjo ftese e Jezusit është edhe për ju. Jezusi dëshiron të jetë Zoti dhe Shpëtimtari, por Ai dëshiron të jetë edhe miku juaj. A do t’i dorëzoheni Jezusit? A do të pendoheni dhe ta lejoni Atë në zemrën dhe jetën tuaj? Lutem që ta bëni këtë gjë!

Zbulesa 3:20,Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist