Zemrat tona le të jenë të hapura!
Written by Eftali Baraku on 24/11/2023
Në këtë kohë të vitit, kur festojmë lindjen e Kirishtin, zemrat tona le të jenë të hapura, le të shërohemi nga çdo ide jo e vërtetë rreth Jezusit, le të marrim plotësinë e Tij. Le të fillojmë duke marrë plotësinë e emrit të tij. Ati zgjodhi me qëllim dhe me urtësi. Ai tha: “Unë po dërgoj Birin tim, emri i tij është Jezus. Ai është këtu t’ju çlirojë nga çdo mëkat që keni në jetën tuaj. Nuk ka rëndësi nëse është varësi, krenari, thashethem, nuk ka rëndësi se çfarë është. Ai ka ardhur t’ju shpëtojë nga pasojat e mëkatit tuaj. Edhe nëse keni mëkatuar gjithë jetën, Jezusi mund t’i fshijë këto pasoja dhe t’ju japë një jetë të re. Ati thotë: “Unë e kam dërguar Birin tim Jezus t’ju mbrojë nga dështimi, mos kini frikë nga dështimi. Jezusi është këtu që të mos dështoni, për t’ju mbrojtur, për t’ju fuqizuar, për t’ju ngushëlluar.” Kudo rreth nesh ka errësirë, ndonjëherë ka erresirë edhe brenda nesh.
Tek 1 Gjoni 3:8 Ati do që ne të dimë që nuk duhet të luftojmë fuqitë e errësirës të vetëm. Jezusi erdhi për të na shpëtuar nga çdo gjë e errësirës, ose e djallit. Nuk ka asgjë nga djalli, ose errësira, që Perëndia përmes Jezusit nuk e ka mundur tashmë. Jezus! Edhe kur themi emrin e tij ka ndryshim. Lutem për ju tani, që pavarësisht nga mëkatet tuaja, nëse trupi yt ka nevojë për shërim, nëse trupi yt ka nevojë për drejtim, Jezusi do t’ju mbrojë.