Perëndia e di se çfarë bën

Written by on 24/11/2023

Mateu 1:18: “Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë. 19 Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas. 20 Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: “Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.”

A e vini re mesazhin e dashurisë? Jozefi një njeri i lutjes, Maria një e grua lutjes, menduan të ishin burrë dhe grua. Por ndodhi diçka e papritur, Perëndia zgjodhi Marinë dhe ajo u ngjiz nga Fryma e Shenjtë. Në kulturën e asaj kohe, nëse një grua ishte shtatzanë para se të martohej, ishte një turp i madh. Në disa vende do të vritej me gurë. Jozefi duke qenë një burrë i ndershëm dhe i dhembshur nuk donte që ajo të lëndohej, nuk donte që të tupërohej, por nuk dinte se çfarë të bënte. Ai donte të bëntë gjënë e duhur: “Çfarë duhet të bëj, të martohem me të megjithëse nuk ka fëmijën tim? Kjo nuk është në kulturën time.Çfarë duhet të bëj dhe të tregoj dashurinë e Perëndisë?”

Jozefi donte të bënte gjënë e duhur, por nuk dinte çfarë të bënte. Ati, me dashuri të madhe i dërgoi një engjëll Jozefit për t’i thënë: “Mos ki frikë të marrësh Marinë për grua…” Ka disa prej jush që thoni: “Çfarë duhet të bej? Cili është vullneti i Perëndisë në këtë situatë?”

Mos ki frikë, ashtu si Perëndia donte që Jozefi të bëntë gjënë e duhur, ashtu edhe Perëndia do t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur. Ai të do njësoj.


Current track

Title

Artist