Dhurata që vazhdon të na dhurojë

Written by on 05/02/2020

Pyetja ime është kjo: Çfarë do të bënit nëse udhëheqësi, ose presidenti i vendit tuaj do t’ju jepte një dhuratë, ose çmim të vlefshëm, megjithëse e dini shumë mirë se nuk e meritoni? Unë e shtroj këtë pyetje imagjinare për të treguar se kushdo që ka marrë dhuratën e shpëtimit të përjetshëm nga Zoti, ka marrë një dhuratë plotësisht të pamerituar dhe po ashtu i është bërë një nderim i pamerituar.

Sigurisht që në këtë kategori bëj pjesë edhe unë.

Para se të besoja tek Zoti përmes Jezusit, me pendim dhe besim, unë isha një mëkatar i dënuar, i dënuar më shumë të drejtë. Zoti është plotësisht i përsosur, pa mëkat, i shenjtë, i gjithëdijshëm dhe i gjithëfuqishëm. Ai ka çdo të drejtë të vendosë rregullat e jetës, sepse Zoti krijoi gjithçka në univers. Lexoni Zanafillën, kapitullin 1.

Më lejoni të ndaj me ju edhe disa pasazhe biblike:

Gjoni 3:31-36:  “Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.32 Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.33 Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.34 Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.35 Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.36 Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të.”

2 Timoteut 1:9-10: “ Që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve10 dhe tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, që e prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit.”

Romakëve 6:23  na e thotë shumë qartë: “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Ata prej nesh që kanë pranaur Zotin përmes Jezus Krishtit më anë të besimit, pendimit për mëkatet kanë marrë dhuratën e jetës së përjetshme. Në fakt, nuk arrij dot ta shpiegoj se përse Perëndia siguron këtë dhuratë të jetës së përjetshme, duke ditur se asnjëri prej nesh nuk e meriton atë, në të vërtetë ne meritojmë ndëshkimin, vuajtjet në ferr. Por, Perëndia për shkak të hirit dhe mëshirës së Tij na heq këtë vdekje të përjetshme, ia heq kujtdo që largohet nga mëkati kthehet tek Perëndia përmes Jezusit me besim dhe pendim.

Dëgjoni këtë pasazh biblik nga Romakëve 5:1-11:  “Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij.10 Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.11 E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.”

Dhurata më e çmuar që mund të na jepet na është dhënë nga Krishti. Kjo dhuratë është e përjetshme dhe kur e marrim katë dhuratë të jetës së përjetshme përmes besimit dhe pendimit, ajo hyn në fuqi menjeherë, tani, në çastin që besojmë Jezus Krishtin për shpëtimin tonë.

Zoti nuk e ndryshon asnjëherë mendjen e Tij në lidhje me shpëtimin. Kur ne marrim shpëtimin e Perëndisë, shpëtimi është i përjetshëm dhe nuk mund ta humbasim, ose të na hiqet. Romakëve 11:29 thotë: “Sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.

Efesianëve 2:8-9 shpiegon: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,jo nga vepra, që të mos mburret askush.”

1 Pjetrit 2:24 shton këto detaje specifike në lidhje me shpëtimin e përjetshëm, që ndryshe quhet edhe të rilindesh përsëri sipas Biblës.  “Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat.”

 Në Ungjillin e  Gjonit, kapitulli 4, ne e shohim ujin si një metaforë për shpëtimin, pasi Jezusi flet me një grua pranë një pusi uji për ujin fizik dhe pastaj e lidh atë me shpëtimin. Gruaja ishte nga një racë tjetër dhe ajo u çudit që Jezusi po fliste me të. Jezusi i do të gjithë dhe nuk i diskriminon. Pavarësisht racës, ne të gjithë jemi njësoj para Zotit. Ekzistojnë vetëm dy lloje njerëzish: Të shpëtuar dhe të humbur. Ju ose jeni të bashkuar me Jezusin me anë të besimit, ose nuk keni asnjë lidhje me Jezusin dhe jeni i humbur.

Ja, se çfarë na thotë Gjoni 4:7-15: “ Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: “Më jep të pi,”sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.Por gruaja samaritane i tha: “Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?” (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).10 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: “Më jep të pi!,” ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë.”11 Gruaja i tha: “Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?12 Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?.”13 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,14 por kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme.”15 Gruaja i tha: “Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!.”

Duke lexuar këtë pasazh nga Gjoni 4 besoj se gruaja tek pusi u shpëtua përmes besimit tek Jezusi, me të cilin pati kënaqësinë të fliste në prani të Tij tek pusi.

Tek Luka 11:13, Jezusi iu drejtua disa drejtuesve fetarë duke thënë, “Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë.”

Tek 2 Korintasve 9:15, Apostulli Pal thotë: Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.”

Tek Gjoni 20:26-31 ne shohim se si një prej dishepujve të Jezusit kishte dyshime në lidhje me ringjalljen e Jezusit pasi ishte kryqëzuar nga ushtria romake. Gjoni na jep të dhëna se çfarë ndodhi të dielën e parë pasi Jezusi ishte ringjallur.

Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: “Paqja me ju!.”27 Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!.”28 Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!.”29 Jezusi i tha: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!.”30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.31 Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.

2 Korintasve 9:15: “Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist