Apostulli Pal u predikon grekëve tek Veprat e Apostujve

Written by on 04/02/2020

Ungjill do të thotë Lajmi i Mirë i shpëtimit përmes Jezus Krishtit dhe vetëm nëpërmjet Tij- askujt tjetër. Çdo gjë tjetër dhe kushdo tjetër është idhujtari. Jezusi ishte dhe është Zoti i Plotfuqishëm. Ekziston vetëm një mesazh i Ungjillit dhe unë jam  shumë i emocionuar ta ndaj atë me ju, që edhe ju të shpëtoheni dhe të bëheni të drejtë për Zotin në Qiell, të shkoni në Parajsë kur të vdisni, ose kur Krishti të kthehet në tokë në Ardhjen e Tij të Dytë.

Libri i Veprave të Apostujve në Dhiatën e Re flet me detaje në lidhje me veprimtarine e kishës së hershme të shekullit të parë. Apostulli Pal u zgjodh nga Zoti për të qenë një misionar, për të përhapur mesazhin e Ungjillit tek johebrenjtë, shumica e të cilëve ishin Grekë. Në Athinë, Greqinë e asaj kohe, filozofët mblidheshin në një vend të hapur për publikun që quhej Kodra e Marsit për të diskutuar në lidhje me filozofitë më të fundit rreth jetës.

Kodra e Marsit është një emër romak që i është vënë kodrës së Athinës, në Greqi, që ndryshe quhet Kodra e Aresit, ose Areopagu (Veprat e Apostujve 17:19, 22).
Aresi ishte perëndia Grek i Luftës dhe sipas mitologjisë Greke tek kjo kodër u bë gjyqi i Aresit para perëndive të tjera për vrasjen e djalit të Poseidonit, Alirrothios. Kjo kodër ndodhet rreth 110 metra mbi qytet dhe nuk është shumë larg nga Akropoli dhe Agora (tregu). Kodra e Marsit shërbente si vendtakim për Gjykatën e Areopagut, gjykata më e lartë në Greqi për çështjet civile, kriminale dhe fetare. Edhe nën sundimin Romak në kohën e Testamentit të Ri, Kodra e Marsit mbeti një vend i rëndësishëm takimi ku diskutohej filozofia, feja dhe ligji.

Kodra e Marist ka një rëndësi të veçantë në lidhje me të dhënat biblike, sepse këtu ishte vendi ku Pali bëri një prej prezantimeve më të rëndësishëm të Ungjillit  gjatë vizitës së tij në Athinë ne udhëtimin e tij të dytë misionar (Veprat e Apostujve 17: 16–34). Ishte vendi ku ai adresoi çështjen e idhujtarisë fetare të Grekëve, që madje kishin një altar edhe për “Zotin e panjohur”. Pali përdori si një pikënisje këtë altar dhe idhujtarinë e tyre fetare që për t’ju shpallur atyre zotin e vërtetë dhe se si ata mund të pajtoheshin me Të.

Ne e dimë se kur Pali mbërriti në Athinë, ai gjeti një qytet “të dhënë pas idhujve” (Veprat e Apostujve 17:16). Në mënyrën e tij të zakonshme, Pali filloi t’ua prezantojë ungjillin hebrenjve dhe johebrenjve. Ai filloi ” të diskutonte në sinagogë me Judenjtë dhe me njerëz të përshpirtshëm.” (Veprat e Apostujve 17:17) dhe gjithashtu shpalli ungjillin “çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte ” (Veprat e Apostujve 17:17).

Ne e dimë nga historia se filozofët epikurianë në përgjithësi besonin se Zoti ekzistonte, por besonin se Ai nuk ishte i interesuar ose i përfshirë në jetën njerëzore dhe se qëllimi kryesor i jetës ishte kënaqësia. Nga ana tjetër, filozofët stoikë kishin këndvështrimin se “Zoti ishte shpirti i botës” dhe qëllimi i jetës ishte “që të qëndronte mbi gjithçka” askush të mos shfaqte asnjë emocion, as dhimbje dhe as kënaqësi. Këto grupe dhe grupe të tjerë filozofësh që kishin këndvështrime kundërshtuese, donin të diskutonin dhe debatonin për filozofinë dhe fenë. Të intriguar nga ato që i konsideruan “dërdëllitje” të Palit në lidhje me ringjalljen e Krishtit, ata e sollën atë në Areopag, ku “gjithë Athinasit dhe të huajt që banonin atje nuk e kalonin kohën më mirë sesa duke folur ose duke dëgjuar ndonjë fjalë të re.” (Veprat e Apostujve 17:21).

Pali tha se ata nuk e kishin fare idenë se si ishte me të vërtetë Zoti dhe kjo e bëri që t’i referohej Zanafillës dhe fillimit të krijimit. Duke pasur një këndvështrim krejtësisht të gabuar të Zotit, ata që u mblodhën atë ditë kishin nevojë  të dëgjonin se si ishte me të vërtetë Zoti, përpara se të kuptonin mesazhin e ungjillit. Pali filloi t’ju shpjegojë atyre në lidhje me Zotin sovran që krijoi gjithçka dhe u dha jetë dhe frymë të gjitha gjërave. Ai vazhdoi të shpjegonte se ishte Zoti, që nga një individ i vetëm krijoi gjithë njerëzimin dhe kombet dhe madje caktoi kohën dhe kufijtë e vendbanimit të tyre (Veprat e Apostujve 17:26). Ai e vazhdoi mesazhin e tij duke shpieguar afërsinë me Perëndinë dhe nevojën e tyre për t’u penduar për rebelimin e tyre kundër Tij. Pali e përfundoi mesazhin e tij duke i prezantuar me të Vetmin,  para të cilit do të qëndronin një ditë dhe do të gjykoheshin – Jezus Krishtin, të cilin Perëndia e kishte ringjallur nga të vdekurit.

Sigurisht, shumë veta në audiencë u tallën me idenë se Krishti ishte kryqëzuar dhe ishte ringjallur prej së vdekurish ditën e tretë, sepse ideja e ringjalljes për Grekët ishte marrëzi (1 Korintasve 1:23). Megjithatë, disa besuan atë që tha Pali dhe iu bashkuan atij.

Siç ndodh me të gjithë njerëzit, ata që që u përballën me të vërtetën e ungjillit dhe nuk u përgjigjen me besim, nuk kishin asnjë garanci për një shans të dytë. Siç thotë Hebrenjve 3:15: “Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e kryengritjes.”Mesazhi i Palit atë ditë për filozofët në Kondën e Marsit përfundoi me një thirrje për pendim dhe pranim të dy të vërtetave themelore të Shkrimit që Pali po predikonte – kryqëzimin dhe ringjalljen e Zotit Jezus Krisht. Pali predikoi për Krishtin që ishte kryqëzuar për ta, siç bënte kudo që shkonte. (1 Korintasve 2: 2).

Kush është perëndia i panjohur tek Veprat e Apostujve 17:23?

Veprat e Apostujve 17, Pali  mbërrin në Athinë, kryeqëndrën e shumë perëndive Greke. Në këtë qytet ndodhej Areopagu, ose Kodra e Marsit, ku  mblidhej këshilli i drejtuesve qytetarë. Ky këshill, i quajtur edhe Areopagu, mbante përgjegjësi për çështje fetare dhe edukative në Athinë.

Ndërsa ishte në Athinë, Pali shkoi në sinagogë dhe diskutoi me Judenjtë dhe johebrenjtë që i druheshin Perëndisë. Ai u predikoi edhe atyre që punoin në treg.

Duke dëgjuar Palin që mësonte për Jezusin, filozofët e ftuan Palin të shkonte në Areopag dhe e pyetën që t’u tregonte më tepër rreth këtij mësimi “të ri” të çuditshëm që ai po predikonte. Duke qëndruar në mes të Areopagut, Pali u tha pjesëmarrësve se ai e dinte se Athinasit ishin shumë fetarë, pasi kishte parë shumë objekte që ata adhuronin. Por një altar midis shumë të tjerëve tërhoqi vëmendjen e tij. Në të ishin mbishkruar fjalët “PËR PERËNDINË E PANJOHUR”. Grekët kishin ngritur një altar për një  perëndi që pa djashje mund ta kishin lënë jashtë panteonit të tyre. Pali e përdori me mjeshtëri këtë altar si një mundësi për të ndarë  për Zotin e vetëm të vërtetë.

Meqenëse Grekët nuk e dinin se kush ishte ky zot, Pali u shpjegoi se ky “perëndi i panjohur” ishte Zoti i Biblës, Krijuesi i qiellit dhe i tokës, i cili nuk banon në tempuj të bërë nga dora e njeriut. Në të vërtetë, Zoti është Burimi i jetës për të gjitha kombet dhe Ai është i vetmi që ata pa e ditur ishin duke e kërkuar.  Pali thotë se Zoti është afër; në fakt, “sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi.” (Veprat e Apostujve 17: 27–28). Megjithatë, grekët nuk ishin në gjendje të gjenin vetë Zotin e vërtetë, kështu që Perëndia erdhi tek ta. Ai i thërret të gjithë njerëzit të pendohen dhe të pranojnë Jezus Krishtin, i cili u ringjall prej së vdekurish dhe do të gjykojë botën me drejtësi.

Përmendja e ringjalljes solli një sërë reagimesh nga filozofët. Disa e poshtëruan Palin plotësisht. Të tjerë thanë se donin të dëgjonin më shumë nga Pali (Veprat e Apostujve 17:32). Lavdi Zotit, disa besuan. Një nga anëtarët e Areopagut, i quajtur Dionis besoi në Krishtin dhe disa Athinas të tjerë besuan po atë ditë.

“Zoti i panjohur” dëshiron të njihet. Për këtë arsye Ai na ka folur përmes Fjalës së Tij; për këtë arsye Ai dërgoi Birin e Tij në botë (Luka 10:22). Perëndinë mund ta njohim me anë të besimit në Jezus Krishtin. Jezusi tha: “Kush më ka parë mua, ka parë Atin.” (Gjoni 14: 9).

Ju keni të drejtën dhe mundësinë për të pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj personal, pikërisht tani, aty ku jeni, përmes besimit, që shpesh shprehet përmes lutjes së sinqertë ndaj Zotit ndërsa pendoheni për mëkatin tuaj dhe pranoni Shpëtimtarin.

Këto janë disa pika kryesore të mesazhit të Ungjillit që duhet t’i dini:

  • Të gjithë kemi mëkatuar.
  • Perëndia na do dhe Krishti vdiq për të hequr mëkatet tona.
  • Dhurata falas e Perëndisë është jeta e përjetshme, kur besojmë në Krishtin, pendohemi për jetën tonë mëkatare dhe ia dorëzojmë jetën tonë Vullnetit të Perëndisë.
  • Ne nuk mund të bëjmë asgjë për të fituar ose merituar shpëtimin. Shpëtimi është një dhuratë falas nga Zoti që ju e merrni kur besoni plotësisht në vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit për të hequr mëkatin tuaj dhe për t’ju bërë të pranueshëm për Perëndinë.
  • Ne duhet të rrëfejmë besimin në Krishtin dhe t’i hapim zemrën tonë Krishtit. Ne duhet t’i besojmë Krishtit me gjithë jetën tonë.
  • Të jesh i krishterë do të thotë që lejosh Frymën e Shenjtë të të ripërtërijë, që ne të shenjtërohemi siç është Zoti, të jetojmë jetën tonë si të shenjtë.
  • Pasi pranoni Krishtin me besim në jetën tuaj, ju keni jetën e përjetshme, edhe pse jetoni në këtë botë. Jeta e përjetshme, që e marrim nëpërmjet besimit, është e përhershme dhe nuk mund ta humbasim.

Psalmi 145:19: “Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.”

 


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist