Njerëzit që zgjodhi Perëndia

Written by on 05/02/2020

Pergjatë viteve, u kam bërë ftesë shumë njerëzve që të besojnë tek Jezusi përmes besimit – të zgjedhin Jezusin si Shpëtimtarin, Mësuesin dhe Zotin e tyre. Më pas, ndërsa ata fillonin të rriteshin në besim si besimtarë dhe lexonin më tepër Biblën, Fjalën e Shenjtë të Zotit, ata mund të kuptonin me tepër rreth Zotit – domethënë kuptonin … që Zoti e dinte që ata do të ishin besimtarë të Tij,  Ai i kishte zgjedhur para se atë të zgjidhnin Zotin.  Ky është një koncept i vështirë për t’u kuptuar dhe është ende një temë që debatohet ashpër mes të krishterëve deri më sot. Zgjedhja ime është të mos debatoj mbi këtë çështje, por thjesht ta besoj Biblën dhe ta falënderoj Zotin që Ai më lejoi të kisha besim në Jezusin dhe të rilindja përsëri me anë të besimit.

Dëgjoni Efesianëve 1:3-11: “I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin,sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri,duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet,për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij,në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij,të cilin e bëri të teprojë ndaj nesh me gjithë urtësinë dhe mençurinë,duke bërë të njohur tek ne misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që ai e kish përcaktuar me veten e tij,10 që, kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato që janë mbi dhe.11 Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij.”

Dëgjoni gjithashtu 1 Thesalonikasve 1:4&5: “Duke ditur, vëllezër të dashur prej Perëndisë, të zgjedhurit tuaj,sepse ungjilli ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me Frymë të Shenjtë, dhe me shumë bindje; ju e dini se si jemi sjellë në mes tuaj për hirin tuaj.”

Tek 2 Thesalonikasve 2:13 & 14 shohim këtë pjesë: “Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t’ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën;14 tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht.”

Ne jeni të zgjedhur nga Perëndia marrim të dhëna edhe nga Gjoni 6:35-44.   Dëgjoni këtë pjesë të Shkrimit.

Dhe Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.36 Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.37 Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,38 sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.39 Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit.40 Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.”41 Judenjtë, pra, murmurisnin për të, sepse kishte thënë: “Unë jam buka që zbriti nga qielli,”42 dhe thoshnin: “Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit, të cilit ia njohim babanë dhe nënën? Si thotë, pra, ky: “Unë zbrita nga qielli”?.”43 Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Mos murmurisni midis jush.44 Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.”

Nga ky varg i fundit vëmë re që të kemi shpëtimin, duhet që Perëndia të na dretojë drejt vetes së Tij, të na tërheqë drejt Jezusit. Ne mund të mendojmë se ka qënë ideja jonë për të besuar në Krishtin, dhe marrim një vendim të vetëdijshëm për të ndjekur Jezusin, por është Perëndia Ai që na ka tërhequr drejt vetes së Tij me dashuri. Shpëtimi është një marrëdhënie që përmban dashuri. Të krishterët njihen si nusja e Krishtit. Shpëtimi është një si romancë shpirtërore.

Dëgjoni gjuhën plot dashuri që përdoret tek Gjoni 15:9-17: “Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.10 Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.11 Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.12 Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.13 Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.14 Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.15 Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç’bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.16 Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë.17 Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.”

Tek 1 Korintasve 1:23-31 gjejmë një shpiegim më të detajuar në lidhje me faktin se si të Krishterët janë zgjedhur nga Perëndia dhe shohim se kjo gjë nuk ka ndodhur sepse kemi qënë të denjë për shpëtim, ose se kemi qënë të shenjtë. Dëgjoni këtë tekst nga 1 Korintasve.

Por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët,24 kurse për ata që janë të thirrur, qofshin Judenj ose Grekë, predikojmë Krishtin, fuqia e Perëndisë dhe diturinë e Perëndisë;25 sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit.26 Shikoni në fakt thirrjen tuaj, vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të ditur sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë,27 por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët;28 dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjësuar ato që janë,29 që asnjë mish të mos mburret përpara tij.30 Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim,31 që, sikurse është shkruar: “Ai që mburret, le të mburret në Zotin.”

Mos harroni se para se të besonim në Krishtin, ne ishim të vdekur shpirtërisht, të paaftë për t’u ripërtërirë. Por “ndërsa ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5: 8).

Zoti na thërret  të dalim nga varret tona shpirtërore dhe na jep një natyrë krejt të re, një natyrë e paprekur nga mëkati, jo siç ishte natyra e vjetër (2 Korintasve 5:17). Zoti e pa gjendjen e dëshpëruar dhe të pafuqishme të shpirtrave tanë dhe për shkak të dashurisë dhe mëshirës se Tij të madhe, Ai vendosi me sovranitet ta dërgonte Birin e Tij në kryq për të na shpenguar. Me anë të hirit të Tij ne shpëtohemi përmes dhuratës së besimit që Ai na jep në mënyrë që të besojmë në Jezusin. Hiri i Tij është një dhuratë falas, besimi ynë është një dhuratë falas, dhe shpëtimi ynë është një dhuratë falas, për ata që Zoti ka zgjedhur “para themelimit të botës” (Efesianëve 1: 4).

Pse Ai zgjodhi ta bënte këtë  gjë në këtë mënyrë? Sepse ishte ” Sipas pëlqimit të vullnetit të vet,për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij.” (Efesianëve 1: 5-6). Është e rëndësishme të kuptojmë që plani i shpëtimit është krijuar për të përlëvduar Zotin, jo njeriun. Përgjigja jonë është ta lavdërojmë Atë për “lavdinë e hirit të Tij“. Nëse do të zgjidhnim shpëtimin tonë, kush do të merrte lavdi? Do të merrnim ne lavdi, por Zoti na e ka berë të qartë se Ai nuk do t’i japë lavdi askujt tjetër në vend të vetes së Tij (Isaia 48:11).

Natyrisht lind pyetja, si e dimë se kush është shpëtuar që nga themelimi i botës? Ne nuk e dimë. Për këtë arsye në përhapim lajmin e mirë të shpëtimit përmes Jezus Krishtit deri në skajet e dheut, duke u thënë të gjithëve të pendohen dhe të marrin dhuratën e hirit të Zotit.  2 Korintasve 5:20 na thotë se duhet të lutemi për të tjerët që të pajtohen me Perëndinë para se të jetë vonë. Ne nuk mund ta dimë se kë do të zgjedhë Perëndia për ta çliruar nga qelia e burgut të mëkatit. Ne ia lëmë këtë zgjedhje Atij dhe ua prezantojmë ungjillin të gjithëve. Ata që besojnë tek Jezusi, Ai “nuk do t’i nxjerrë jashtë.” (Gjoni 6:37).

Nëse ju e ndieni këtë ngacmim në zemrën tuaj, kjo ndodh sepse Ai ju ka zgjedhur. A do të besoni tek Ai?

Gjoni 6:44: “Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Current track

Title

Artist