Fuqia e Vërtetë

Written by on 06/02/2020

Kur flas për Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tim, Ai është gjithashtu Zoti dhe Mësuesi im. Unë e pranoj me dëshirë se Krishti është Zot dhe Mësues i jetës sime. Unë ia kam dorëzuar jetën time Jezusit. Mos harroni se Jezusi është Zot i Universit, edhe pse tani, për pak kohë, të gjitha të këqijat e botës turbullojnë mendimin tonë në lidhje me fuqinë dhe autoritetin e Jezusit.

Jezusi ishte pranë Atit Perëndi në kohën e krijimit – krijimin e universit, atë që Zanafilla e quan krijmin e Qiejve dhe të Tokës. Shkencëtarët përdorin termin shpërthimi i BIG BENG-ut  si një përshkrim të fuqisë që shkaktoi fillimin e gjithçkaje … një shpërthim i një force të madhe që shkaktoi fillimin e çdo gjëje në hapsirë. Shkencëtarët nuk bien dakort në lidhje me mënyrën se si ndodhi e gjitha kjo, kështu që unë me kënaqësi pranoj shpjegimin e origjinës së çdo gjëje nga Bibla.

Këto janë disa vargjë që i gjejmë në fillim të Biblës tek Zanafilla, kapitulli 1.

Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë.Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira.Dhe Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë”. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.”

Më pas na vargun 26  lexojmë këto fjalë:

Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”.

Për të mësuar më tepër rreth fuqisë së vërtetë, fuqisë përfundimtare, unë do të lexoj nga Testamenti i Ri, nga letra e Kolosianëve, kapitulli 1, ku apostulli Pal shkruan nën ndikimin e Frymës së Shenjtë të Perëndisë:

Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Timote,shenjtorëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin, që janë në Kolos: hir dhe paqe mbi ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,që arriti te ju, sikurse edhe në gjithë botën, dhe po jep fryt e rritet, sikurse edhe ndër ju, nga dita që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë në të vërtetë,sikurse edhe e mësuat nga Epafrai, shoku ynë i dashur në shërbesë, i cili është një shërbëtor besnik i Krishtit për ju,dhe që na ka treguar dashurinë tuaj të madhe në Frymën.Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,10 që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t’i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,11 duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,12 duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.13 Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,14 në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.15 Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,16 sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.17 Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.18 Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,19 sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,20 dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.21 Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija,22 tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t’ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,23 në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.24 Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha,25 shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t’jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,26 misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,27 të cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,28 që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin;29 për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet.”

Dua të theksoj fjalinë e fundit të tekstit tonë, Kolosinëve 1:29: “për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet.”

A doni të ndjeheni të fortë? Të jeni të fortë? Pranoni Krishtin si Shpëtimtarin tuaj dhe Ai do t’ju japë forcën dhe fuqinë për të bërë Vullnetin e Tij, për të vepruar sipas rrugëve të Tij, për të arritur objektivat e Tij dhe forca e Tij do të veprojë  fuqishëm edhe tek ju, nëse lejoni që Krishti t’ju fuqizojë! Dhe ky është burimi i vërtetë i fuqisë reale!

E njëjta fuqi që krijoi universin mund t’ju fuqizojë të realizoni atë që Jezusi dëshiron që ju të bëni … nëse do ta lejoni Jezusin të vërë në praktikë Vullnetin e Tij në jetën tuaj.

Këto janë përsëri fjalët e Frymës së Shenjtë që vijnë përmes Apostullit Pal të shkëputura nga letra e Filipianëve kapitulli 4 dhe vargu 13. “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.”

Unë mund të bëj të gjitha gjërat ( gjëra të cilat Ai më ka thirrur të bëj) përmes Atij që më forcon dhe fuqizon (për të përmbushur qëllimin e Tij – Unë jam i plotësuar në mjaftueshmërinë e Krishtit; Unë jam i gatshëm për çdo gjë përmes Atij që më mbush me forcë të brendshme dhe paqe të plotë.)

Pra, që të jetoni një jetë të fuqishme dhe të gjallë duhet të pendoheni për mëkatin tuaj dhe t’ia hapni zemrën dhe mendjen tuaj fuqisë shpëtuese të Jezusit.

Veprat e Apostujve 1:8: “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist