Gjëja e vërtetë

Written by on 06/02/2020

Shumë vite më parë Koka-kola kishte një sllogan reklamues që thoshte: GJËJA E VËRTETË. Ky është titulli i programit tim sot, por nuk do të flas për një pije freskuese.

Në botën tonë ka shumë njerëz mashtrues dhe shumë ide mashtruese. Shumë gjëra nuk janë sic duken. Sot, shumë burra duken si gra dhe shumë gra sillen si burra, njerëzit pretendojnë se janë miku yt dhe më pas kthehen kundër teje. Njerëzit i thonë gënjeshtrat fare lehtë pa menduar se po gënjejnë.

Psalmi 145:18 : “Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.”

Filipianëve 4:8 : “Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.”

 Sot jam këtu për t’ju treguar për TË VËRTETËN – Jezusin, të vetmin Shpëtimtar të vërtetë që ju ofron një jetë plotësisht të re. Në fakt, Ai i ofron jetën e përjetshme në Qiell, kujtdo që ia dorëzon kontrollin e jetës sw tij.

Kush ka qënë Jezusi sipas të dhënave historike?

Pa dyshim një nga pyetjet që bëhet me shpesh është: “Kush ishte Jezusi?” Nuk ka asnjë dyshim se Jezusi është emri më i njohur në të gjithë botën. Një e treta e popullsisë së botës, rreth 2.5 bilion njerëz e quajnë veten të krishterë.

Islami, që ka rreth 1.5 bilion ndjekës, e pranon Jezusin si profet, pas Muhamedit. 3.3 bilion njerëz (pothuajse gjysma e popullsisë botërore) mund të kenë dëgjuar për Jezusin.

Mund të bëjmë një përmbledhje të jetës së Jezusit, që nga lindja e Tij deri në vdekjen e Tij. Ai lindi nga prindër hebrenj në Bethlehem, një qytet i vogël në jug të Jeruzalemit, gjatë regjimit Romak. Prindërit e tij u zhvendosën në veri në Nazaretit, ku Ai u rrit; prandaj Ai njihej zakonisht si “Jezusi i Nazaretit”.

Burri i nënës së tij, Maria, ishte Jozefi dhe Jozefi ishte marangoz, kështu që Jezusi me siguri mësoi rreth zdrukthtarisë në vitet e tij të para.

Rreth moshës tridhjetë vjecare, Ai filloi shërbesën publike. Ai zgjodhi disa burra me reputacion të dyshimtë si dishepujt e Tij, jashtë Kapernaumit, një fshat i madh peshkimi dhe qendër tregtare në bregdetin e Detit të Galilesë. Duke filluar që aty Ai filloi të udhëtonte dhe  të predikonte në të gjithë rajonin e Galilesë, duke lëvizur shpesh midis johebrenjve fqinj dhe Samaritanëve gjatë udhëtimeve të Tij për në Jeruzalem.

Mësimet e pazakonta të Jezusit befasuan dhe shqetësuan shumë njerëz. Mesazhi i tij revolucionar, së bashku me mrekullitë dhe shërimet e Tij të habitshme tërhoqën vëmendjen e turmave. Popullariteti i Tij midis popullsisë u rrit me shpejtësi dhe si rezultat,  Ai u vu re nga udhëheqësit e besimit hebre. Shumë shpejt, këta udhëheqës hebrenj u bënë xhelozë dhe shprehën pakënaqësi për suksesin e Tij. Shumë nga këta udhëheqës menduan se mësimet e Tij ishin fyese për ta  dhe menduan se traditat dhe ceremonitë e tyre fetare rrezikoheshin prej Tij. Ata komplotuan me sundimtarët Romakë për ta vrarë Atë. Gjatë kësaj kohe, një nga dishepujt e Jezusit e tradhtoi para udhëheqësve hebrenj për një shumë të hollash. Më pas e arrestuan, sajuan një seri provash kundër Tij dhe  e ekzekutuan me kryqëzim.

Por ndryshe nga çdo njeri tjetër në histori, vdekja e Jezusit nuk ishte fundi i historisë së  Tij; ishte në të vërtetë fillimi I Tij. Krishterimi ekziston vetëm për shkak të asaj që ndodhi pas vdekjes së  Jezusit. Tre ditë pas vdekjes, dishepujt e Tij dhe shumë të tjerë filluan të shpallnin se Ai ishte kthyer në jetë prej së vdekurish.  Varri  ishte bosh, trupi nuk ishte  dhe shumë njerëz dëshmuan se e kishin parë në vende të ndryshme, në rrethana të ndryshme.

Si rezultat i gjithë kësaj, njerëzit filluan të shpallnin se Jezusi ishte Krishti ose Mesia. Ata shpallën se ringjallja e Tij vërtetoi mesazhin e faljes së mëkatit përmes sakrificës së Tij. Në fillim, ata e shpallën këtë lajm të mirë, të njohur si ungjill, në Jeruzalem, i njëjti qytet ku u vra. Kjo e vërtetë u bë e njohur më pas si Rruga (shih Veprat e Apostujve 9: 2; Veprat e Apostujve 19: 9; Veprat e Apostujve 19:23; Veprat e Apostujve 24:22) dhe u përhap me shpejtësi. Gjatë një periudhe të shkurtër, ky mesazh I besimit të ungjillit u përhap edhe përtej rajonit, duke u shkuar deri në Romë.

Dr. James Allan Francis shkroi fjalët e mëposhtme që përshkruajnë  ndikimin e Jezusit gjatë gjithë historisë së njerëzimit:

“Ky është një burrë që lindi në një fshat të errët, fëmija i një gruaje fshatare. Ai u rrit në një fshat tjetër. Ai punoi në punishten e një zdrukthtari deri në moshën tridhjetë vjecare. Më pas për tre vjet predikoi duke udhëtuar.

“Ai kurrë nuk zotëroi një shtëpi. Ai kurrë nuk shkroi një libër. Ai kurrë nuk pati një zyrë. Ai kurrë nuk kishte një familje. Ai kurrë nuk shkoi në kolegj. Ai kurrë nuk shkeli një qyteti të madh. Ai kurrë nuk udhëtoi dyqind milje larg nga vendi ku kishte lindur. Ai nuk bëri asnjë nga gjërat që shoqërojnë zakonisht gjërat madhështore.

“Ndërsa ishte ende një djalë i ri, krerët e opinionit public u  kthyen kundër tij. Miqtë e tij u larguan. Njëri prej tyre e mohoi. Ai iu dorëzua armiqve të Tij. Ai përjetoi një gjyq tallës. Ai u gozhdua në kryq mes dy hajdutëve. Ndërsa ai po vdiste ekzekutuesit e Tij hodhën në short pjesën e vetme të pasurisë që Ai kishte në. Kur vdiq, Ai u varros në një varr të marrë hua përmes një miku të Tij.

“Nëntëmbëdhjetë shekuj të gjatë kanë ardhur dhe kanë shkuar, edhe sot Ai është në qendër të racës njerëzore dhe udhëheqës I shtyllës së progresit.

“Unë nuk e eksagjeroj aspak kur them se të gjitha ushtritë që kanë marshuar ndonjëherë, të gjitha marinat që janë ndërtuar ndonjëherë; të gjithë parlamentet që kanë ekzistuar ndonjëherë dhe të gjithë mbretërit që mbretëruar ndonjëherë, të mbledhur së bashku, nuk kanë ndikuar në jetën e njeriut mbi këtë tokë po aq fuqishëm se sa ka ndikuar jeta e këtij njeriu të vetëm. ”

I ndjeri Wilbur Smith, studiues i respektuar i Biblës, i brezit të fundit, dikur shkroi: “Edicioni i fundit i Enciklopedisë Britanika i kushton njëzet mijë fjalë këtij personi, Jezusit, dhe as nuk lë të kuptohet se Ai nuk ka ekzistuar – shkruan  më shumë fjalë se sa për  Aristotelin, Aleksandrin, Ciceron, Jul Cezari, ose Napoleon Bonapartin. ”

Edhe vetë Napoleoni pranoi, “Unë njoh shumë burra, por mund të them se Jezus Krishti nuk ishte njeri i thjeshtë: krahësimi midis Tij dhe cdo njeriu tjetër në botë është dicka e pamunudur.”

Këto janë disa pjesë të Biblës që hedhin dritë mbi Jezusin dhe shpëtimin e tij të mrekullueshëm.

Gjoni 3:16-19 :  “ Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.19 Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.”

Gjoni 14:6: “ Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”

Veprat e Apostujve  4:12:Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.”

1 Timoteut 2:5: “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri.”

Romakëve 5:8: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”

Romakëve 10:9-10 & 13: Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.10 Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim.  Në fakt: “Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.”

Këshilla ime është të pendoheni për mëkatin tuaj, të largoheni nga e shkuara, të kërkoni Jezusin dhe Fjalën e Tij, Biblën, për ta pasur udhërrëfyuesin e të ardhmes suaj. Pranoni me sinqeritet Krishtin me anë të besimit, si të vetmen shpresë për në Qiell.

Romakëve 12:9: Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist