Karakteri i Perëndisë

Written by on 28/05/2025

Karakteri i një personi është shuma e të gjitha cilësive që e bëjnë atë individ. Karakteri shfaqet në fjalë dhe vepra, por nuk kufizohet prej tyre.

Perëndia është gjithashtu besnik. 1 Korintasve 1:9 thotë: “Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.” Kjo do të thotë se ata që Perëndia ka zgjedhur t’i shpëtojë dhe t’i bëjë të drejtë, Ai i mban. Perëndia nuk do ta humbasë askënd që dëshiron të shpëtohet. Besnikëria e Tij na mban, edhe kur ne jemi të pabesë ndaj Tij (2 Timoteut 2:13).

Besnikëria e përsosur e Perëndisë do të thotë se Ai mbetet i njëjtë, pavarësisht rrethanave, apo sjelljes njerëzore. Nëse Ai e ka thënë, Ai do ta bëjë (Isaia 46:9–11). Nëse Ai e shpall diçka si të vërtetë, atëherë ajo është e vërtetë.

Perëndia është i drejtë, dhe i përsosur në drejtësi (2 Thesalonikasve 1:6).
Ndjenja jonë e lindur për drejtësi vjen nga Krijuesi ynë, i cili e përcakton drejtësinë.
Çdo ndjenjë e drejtësisë, apo mirësisë që gjejmë tek vetja, e ka plotësinë e saj tek një Perëndi i përsosur. Edhe falja e Tij është e drejtë, sepse për besimtarin, mëkati është ndëshkuar tashmë në Krishtin.

1 Gjoni 1:9 thotë: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.”

Përsosmëria e drejtësisë së Perëndisë do të thotë që Ai i shpall të pafajshëm ata që janë në Krishtin, nëse do të vepronte ndryshe, do të thoshte të ndëshkonte të njëjtin mëkat dy herë, gjë që do të ishte e padrejtë. Kjo është mënyra si një besimtar i vërtetë në Krishtin shihet nga Perëndia si i përsosur.

Jezusi iu lut Atit: “Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.” (Gjoni 17:17).
Këtu vëmë re se Jezusi nuk tha vetëm që Fjala e Perëndisë është e vërtetë, por përdori emrin “e vërteta.” Jezusi e barazoi Fjalën e shkruar të Perëndisë, Biblën, me të vërtetën absolute.
Çdo ide që pretendon të jetë e vërtetë, por bie ndesh me Fjalën e shkruar të Perëndisë – Biblën – nuk është e vërtetë. Meqë Perëndia është i përsosur, çdo fjalë që Ai flet është gjithashtu e përsosur.

Në Izraelin e lashtë, për të mbuluar përkohësisht mëkatet e tyre, duhej të sakrifikonin një kafshë të përsosur, e cila do të mbante mëkatet e popullit – për një kohë të caktuar.

Levitiku 22:21: “Kur dikush i ofron Zotit një flijim falënderimi, që është marrë nga kopeja apo nga tufa, qoftë për të përmbushur një kusht, qoftë si ofertë vullnetare, viktima për t’u pëlqyer duhet të jetë e përsosur; nuk duhet të ketë asnjë të metë.

2 Samueli 22:33:Zoti është kalaja ime e fuqishme, ai e bën të përsosur rrugën time.

Psalmi 18:32: “Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.
“Perëndia më armatos me forcë, dhe Ai e bën të përsosur udhën time.”

Psalmi 19:7: “Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.”
“Urdhëresat e Zotit janë të përsosura, i japin jetë shpirtit. Rregullat e Zotit janë të besueshme, u japin mençuri të thjeshtëve.”

Isaia 26:3: “Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.”

Mateu 5:48: “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej.”
Gjoni 17:23: “ Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.
Romakëve 12:2: “ Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.
Filipianëve 3:10–14: “…që të njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe pjesëmarrjen në mundimet e tij, duke u bërë vetë i ngjashëm me të në vdekjen e tij,11 që në ndonjë mënyrë të mund t’ia arrij ringjalljes prej së vdekurish.12 Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti.13 Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara,14 po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.”

Kolosianëve 1:28: “…që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin.”
“Prandaj ne shpallim Krishtin, duke paralajmëruar dhe mësuar çdo njeri me gjithë urtësinë që Perëndia na ka dhënë, për t’i paraqitur të gjithë të përsosur në lidhjen e tyre me Krishtin.”

Hebrenjve 5:8–9: “Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden.”

Hebrenjve 7:28: “Sepse ligji vë kryepriftërinj njerëz që kanë dobësi, por fjala e betimit, që vjen pas ligjit, vë Birin që është i përkryer në jetë të jetës.”
Përsosmëria është një dhuratë që njerëzit e marrin përmes flijimit të Jezus Krishtit:


Continue reading

Previous post

I përsosur


Thumbnail
Current track

Title

Artist