Krishtërimi i përgjakur

Written by on 25/02/2019

Për të kutpuar se përse Krishtërimi është “një besim i përgjakshëm” ne duhet të shohim se çfarë ka thënë Zoti në lidhje me gjakun në Testamentin e Vjetër.

Levitiku 17:11 na thotë: “ Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.”

Këtu Perëndia na thotë se jeta dhe gjaku janë  një dhe e njëjta gjë. Gjaku mbart jetën-duke furnizuar të gjithë pjesët e turpit. Gjaku përfaqeson thelbin e jetës. Në kontrast më këtë, derdhja e gjakut përfaqëson humbjen e jetës.

Gjithashtu, gjaku përdoret në Bibël për të përfaqësuar jetën shpirtërore. Kur Adami dhe Eva mëkatuan në Koshptin e Edenit, duke mos iu bindur Perëndise dhe duke ngrënë frutin e pemës së ndaluar, ata përjetuan menjëherë vdekjen shpirtërore dhe disa vjet më vonë vdekjen fizike. Paralajmërimi i Perëndise, “Por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” (Zanafilla 2:17) u realizua.

Gjaku i tyre, jeta e tyre, tashmë u pushtua nga mëkati. Megjithatë, me anë të planit të Tij të hirit, Perëndia siguroi një “zgjidhje” për dilemën e tyre, duke shpallur se sakrificat e gjakut, së pari derdhja e gjakut të kafshëve dhe më në fund derdhja e gjakut të Qengjit të Perëndisë (Jezus Krishtit), do të ishin të mjaftueshme për të mbuluar mëkatet e njerëzimit të rrëzuar, që të mund të restauronte jetën tonë shpirtërore. Ai themeloi sistemin e sakrifikimit, duke filluar me kafshët, që fillimisht i vrau Vetë për të siguruar veshjen e Adamit dhe te Evës, për “të mbuluar” mëkatin e tyre.

Zanafilla 3:21 thotë, “ Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi.

Të gjitha sakrificat e Testamentit të Vjetër, që vijuan ishin të përkohshme, që duhej të përsëriteshin në mënyrë të vazhdueshme. Keta sakrifica të vazhdueshme ishin një indicie e sakrificës së vërtetë dhe përfundimetare të Krishtit, gjaku i të Cilit u derdh në kryq për të paguar pagën e mëkatit njëherë e përgjithmone. Vdekja e Tij zhvlerësoi çdo derdhje të gjakut të mëtejshëm (Hebrenjve 10:1-10).

Krishtërimi është një besim i përgjakshëm. Ndryshe nga fetë ku nuk përmendet gjaku, Krishtërimi merret seriozisht me mëkatin, duke na treguar se Perëndia e trajton mëkatin siç duhet dhe e dënon me vdekje. Mëkati nuk është një çështje e parëndësishme. Mëkati i krenarisë e ktheu Luçiferin në një demon. Mëkati i xhelozisë bëri që Kaini të vriste Abelin. Adami dhe Eva duke ngrënë frutin e gabuar besuan mashtruesin në vend të Perëndisë së dashur. Ata vendosën që të rebelonin kundër dashurisë së Tij, duke harruar mirësinë e karakterit të Tij. Krishtërimi është një besim i përgjakshëm sepse e sheh mëkatin, ashtu siç e sheh Perëndia i shenjtë- me seriozitet.

Për shkak se Perëndia është i drejtë, mekati meriton ndëshkimin. Perëndia nuk mund të na falë  thjesht me meshirë, për sa kohë nuk plotësohen kërkesat e drejtësisë. Para se të jepet falja është nevoja për një sakrificë. Derdhja e gjakut të kafshëve, si na thuhet edhe tek Hebrenjve, mund të mbulonte mëkatin vetëm për pak kohë (Hebrenjve 10:4), deri sa më në fund u bë sakrifica e nevojshme e Krishtit në vdekjen e kryqit. Krishtërimi është ndryshe nga besimet e tjera të përgjakshme, sepse siguron një sakrificë të mjaftushme për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin me mëkatin.

Megjithëse Krishtërimi siguron një skarificë të përgjakshme, është i vetmi besim që  në fund nuk është i përgjakshëm. E kundërta e vdekjes është jeta.

Me vdekjen e Jezusit, Ai solli jetë siç na tregohet në shumë vargje. Duke besuar Perëndinë dhe sakrificën e Tij për mëkatet tona, ne shpëtohemi nga vdekja dhe kalojmë në jetën e përjetshme (Gjoni 5:24; 1 Gjoni 3:14).  Në Të është jeta. Të gjitha rrugët e tjera të çojnë në vdekje (Veprat e Apostujve 4:16; Gjoni 14:6).

I gjithë Testamenti i Vjetër, çdo libër, të drejton drejt Sakrificës së Madhe që do të vinte, sakrificës që Jezusi dha jetën e Tij në vendin tonë. Levitiku 17:11 është konfirmimi kryesor  në Testamentin e Vjetër në lidhje me rëndësinë e gjakut në sistemin e sakrifikimit. Perëndia duke i folur Moisut shpall, “Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.”

Një “sakrificë” përcaktohet si një ofertë që bëhet për diçka, për një kauzë, ose arsye të rëndësishme. Të sakrifikosh do të thotë të kënaqësh dikë për një ofendim që mund t’i kesh bërë. Tani mund ta lexojmë më qartë vargun tek Levitiku: Perëndia tha, “Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar (jetën e kafshëve, që është në gjakun e tyrë) për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën (duke bërë shlyerjen për ofendimin që keni bërë kundër Meje)” Më fjalë të tjera, ata që janë mbuluar nga gjaku i sakrificës janë të lirë nga pasojat e mëkatit.

Sigurisht, Izraelitasit nuk dinin për Jezusin, ose se si Ai do të vdiste në vendin e tyre dhe se si do të ringjallej, por ata besonin se Perëndia do t’ju dërgonte një Shpëtimtar. Të gjitha sakrificat e përgjakshme që vihen re në Testamentin e Vjetër tregonin për sakrificën e vërtetë, që do të bëhej njëherë e përgjithmonë. Nga këto sakrifica ata duhej të kishin parasysh se pa derdhjen e gjakut nuk mund të ketë falje. Derdhja e gjakut ështe një akt zëvendësues. Pjesa e fundit e Levitikut 17:11 mund të lexohet ndryshe “gjaku ‘bën shlyerjen” për të paguar çmimin për jetën”.

Hebrenjve 9:11-18  konfirmon që gjaku simbolizon jetën dhe atë që na thuhet tek Levitiku 17:11 e lidh me sakrificën e Zotit Jezus Krisht. Vargu 12, na e thotë shumë qartë se sakrificat e Testamentit të Vjetër ishin të përkohshme dhe shlyenin dënimin e mëkatit për një kohë të shkurtër, për këtë arsye duhej që sakrifica të përsëritej çdo vit. Por, kur Krishti hyri në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, Ai e bëri për të ofruar gjakun e Tij njëherë e përgjithmonë, duke i bërë sakrificat e mëvonshme të panevojshme. Këtë dontë të thoshte Jezusi kur ishte duke vdekur në kryq, “U krye!” (Gjoni 19:30). Gjaku i demave dhe i cjepërve nuk do të mundnin më t’i pastronin njerëzit nga mëkatet e tyre. Vetëm duke pranuar gjakun e Jezusit, që u derdh në kryq për faljen e mëkateve, ne mund të qëndrojmë para Perëndisë të mbuluar nga drejtësia e Krishtit.  (2 Kolosianëve 5:21).

Fraza “gjaku i Krishtit” përdoret disa herë në Testamentin e Ri dhe lidhet me vdekjen sakrifikuese dhe shfajësimin e plotë, përmes veprës se Jezusit në vendin tonë. Referencat në lidhje me gjakun e Shpëtimtarit përfshijnë edhe realitetin se Ai me të vërtetë derdhi gjakun e Tij në kryq, Ai derdhi gjakun dhe vdiq për mëkatarët. Gjaku i Krishtit ka fuqinë të shlyejë një numër të pafundëm mëkatesh të kryera nga një numër i pafundëm njerëzish, gjatë të gjitha epokave, dhe të gjihë ata që besojnë në këtë gjak do të shpëtohen.

Realiteti i gjakut të Krishtit do të thotë se shlyerja e mëkatit e ka origjinën në Ligjin e Moisut. Një herë në vit, prifti duhej të ofronte gjakun e kafshëve në altarin e tempullit për mëkatin e njerëzve. “Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë” (Hebrenjve 9:22). Por kjo ofertë gjaku kishte efekt të kufizuar, për këtë arsye duhej të bëhej herë pas here. Kjo ofertë paralajmëronte për sakrificën “njëherë e përgjithmonë”, që Jezusi bëri në kryq. (Hebrenjve 7:27). Kur të bëhej kjo sakrificë, nuk do të kishte më nevojë për gjakun e demave dhe të cjepërve.

Gjaku i Krishtit është themeli i Beslidhjes së Re. Natën para se të shkonte në kryq, Jezusi u ofroi dishpeujve kupën e verës dhe tha, “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju” (Luka 22:20). Derdhja e verës në kupë, simbolizonte gjakun e Krishtit që do të dedhej për të gjithë ata që do të besonin tek Ai. Kur derdhi gjakun e Tij në kryq,  Ai shfuqizoi Besëlidhjen e Vjetër që kërkonte sakrifikimin e vazhdueshëm të kafshëve. Gjaku i tyre nuk ishte i mjaftueshëm për të mbuluar mëkatet e njerëzve, sepse mëkati kundër një Perëndie të shenjtë dhe të pafundëm, kërkon një sakrificë të shenjtë dhe të pafundme. “ Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.” (Hebrenjve 10:3-4) Gjaku i demave dhe i cjepërve ishte diçka që kujtonte mëkatin, “por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,” (1 Pjetri 1:19) u pagua plotësisht borxhi i mëkatit që kishim ndaj Perëndisë dhe ne nuk kemi më nevojë për sakrifica për mëkatin. Jezusi tha, “U krye!” dhe vdiq. Me këtë dontë të thoshte se e gjithë vepra e shpengimit u përmbush përgjithmonë, “fitoi një shpëtim të amshuar.” (Hebrenjve 9:12).

Gjaku i Krishtit jo vetëm që i shpengon besimtarët nga mëkati dhe ndëshkimi i përjetshem, por “do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë!” (Hebrenjve 9:14). Kjo do të thotë se ne jo vetëm që nuk kemi pse të ofrojmë sakrifica, që janë të pavlera për të fituar shpëtimin, por ne jemi të lirë nga veprat e padobishme dhe joproduktive të mishit për të kënaqur Perëndinë. Gjaku i Krishtit na ka shpëtuar dhe ne jemi krijesa të reja në Krishtin  (2 Korintasve 5:17), dhe me anë të gjakut të Tij jemi bërë të lirë nga mëkati për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë, për ta lartësuar dhe për ta përjetuar përgjithmonë.

Diçka e rëndësishme është se Jezusi dha jetën e Tij me dëshirë për të qënë pjesë e planit të Perëndisë. Jezusi nuk ishte një viktimë e rrethanave që dolën jashtë kontrollit. Jezusi e dinte me saktësi se çfarë po bëntë dhe vdiq në kryq me qëllim.

Kjo sakrificë madhështore e Krishtit është e dobishme edhe për ju, kur ju besoni tek Jezusi për të marrë mëkatet tuaja. Ju duhet të pendoheni, të largoheni nga mëkati, ta rrëfeni Atë si Zot, Mesues dhe Ai do të bëhet Shpetimtari juaj. Krishti është Shpëtimtari i të gjithë atyrë që besojnë në Të. Besimi individual ështe diçka thelbësore për të shpëtuar dhe për të shkuar në parajsë kur të vdisni. Mos e lini për më vonë vendimin për të besuar tek Krishti, apo për ta ndjekur Atë.

Hebrenjve 9:22, “ Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë.”


Reader's opinions

Leave a Reply


Continue reading

Current track

Title

Artist