Të marrim më të mirën nga Perëndia
Written by Eftali Baraku on 08/02/2024
Shumë predikues mediatikë flasin që mund të marrim gjërta e mira që dëshirojmë nga Zoti. Unë nuk jam një nga ata. Perëndia dëshiron t’ju japë dhuratën e Tij më të mirë, por nuk ka asnjë vlerë në para, apo flori. Nëse doni të merrni më të mirën që Perëndia ka për të ofruar, atëherë kjo do të ishte jeta e përjetshme me Perëndinë, Jezu Krishtin dhe Fryma e Shenjtë në Qiell, kur kjo jetë e shkurtër, e parëndësishme, e vogël në tokë të përfundojë!
2 Korintasve 5:17-21 na tregon për këtë jetë të re, madhështore në Jezusin, që është e disponueshme falas për ju. Nuk do t’ju kushtojë para, por kur të merrni Jezusin, me anë të hirit, nëpërmjet besimit, ju do të dëshironi t’i jepni Atij gjithë jetën tuaj, duke i shërbyer me mirënjohje.
“Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.18 Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit,19 sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.20 Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!21 Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”
Marrja e më të mirës nga Perëndia ndodh kur ne besojmë te Biri i Tij Jezus, që të largojë mëkatet dhe të na japë, në vend të tyre drejtësinë e Krishtit, që do të thotë mirësinë e plotë të Jezusit.
Ne kemi nevojë për drejtësinë e Krishtit, që na jepet për shpirtin tonë, sepse ne na mungon drejtësia. Ne jemi mëkatarë nga natyra dhe nuk mund ta bëjmë veten të drejtë, ne nuk mund ta vendosim veten në një qëndrim të drejtë me Perëndinë.
Ne kemi nevojë për drejtësinë e Jezu Krishtit, ne kemi nevojë për shenjtërinë e Krishtit që iu shfaq Perëndisë. Drejtësia e tij na llogarinet ne për drejtësi. Ajo kreditohet si një shumë parash e transferuar në llogarinë tonë bankare.