Të pastër
Written by adminradio on 11/10/2021
Të pastër
“Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq. Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni të shtypurin, sigurojini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e gruas së ve. Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi.
Këto fjalë janë nga Testamenti i Vjetër në Bibël, Isaia 1.
Jakobit 4, në Testamentin e Ri thotë: “Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju! Afrohuni te Perëndia dhe ai do t’ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje! Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim. Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t’ju lartësojë!”
Një tjëtër pjesë e Biblës, na flet për pastërtinë shpirtërore dhe moralë, në karhësim me atë fizike. Për këtë na flet Gjoni 13.
“Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund. Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zemër Judë Iskariotit, birit të Simonit, ta tradhtonte, Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej, u ngrit nga darka dhe hoqi rrobat e tij, mori një peshqir dhe u ngjesh. Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t’ua fshijnte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.
Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: “Zot, ti të m’i lash këmbët mua?.” Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj.” Pjetri i tha: “Ti kurrë nuk do të m’i lash këmbët.” Jezusi iu përgjigi: “Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua.” Simon Pjetri i tha: “Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën.” Jezusi i tha: “Ai që është i larë, s’ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë.” Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: “Nuk jeni të gjithë të pastër.”
Kur Bibla thotë se mëkatet tona janë larë, kjo do të thotë se jemi falur. Për ata prej nesh që kanë marrë faljen e Zotit përmes besimit me anë të fuqisë shpëtuese të Jezu Krishtit, mëkatet tona, të cilat na kishin ndotur, janë zhdukur. Me hirin e Zotit, përmes Krishtit, ne nuk jemi më të korruptuar shpirtërisht; ne qëndrojmë të shfajësuar para Zotit. A e keni bërë këtë gjë? A jeni penduar për mëkatet tuaja, të cilat janë papastërti morale për Perëndinë? Me anë të besimit në shpengimin e Jezusit, a janë larë mëkatet tuaja?
Koncepti i fshirjes së mëkateve për herë të parë prezantohet në Dhjatën e Vjetër, kur Perëndia dha udhëzime për shenjtërimin e Levitëve, Ai tha: “Do të veprosh kështu për t’i pastruar: do të spërkatësh ujë mbi ta për t’i pastruar; pastaj do të heqin një brisk mbi tërë trupin e tyre, do të lajnë rrobat e tyre dhe do të pastrohen.”(Numrat 8: 7). Isaia 1:16 i urdhëron njerëzit rebelë: “Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq.” Zoti shpesh përdor ilustrime fizike për të na ndihmuar të kuptojmë të vërtetat shpirtërore. Ne e kuptojmë që larja me ujë na pastron fizikisht, kështu që Bibla e merr atë koncept dhe e zbaton për gjendjen tonë shpirtërore.
Gjatë Dhjatës së Vjetër, Zoti i urdhëroi njerëzit të pastronin veten duke ndjekur udhëzime rigoroze në lidhje me sakrificat, ritualet e larjes dhe llojet e veshjeve për t’u veshur (Eksodi 30:20; Numrat 19:21; Joeli 1:13). Që nga kohërat e lashta, njerëzit e Zotit e kanë kuptuar që mëkati na ndot dhe njerëzit e ndyrëpapastër janë të padenjë për të hyrë në praninë e Zotit.
Bibla na e bën të qartë se çdo qenie njerëzore ka lindur në këtë botë mëkatar (Romakëve 3:23). Ky mëkat na bën të papastër dhe të papërshtatshëm për të hyrë në praninë e Zotit. Gjaku i Krishtit i largon mëkatet (1 Gjonit 1: 7; 1 Pjetrit 1:19). Hebrenjve 9 i krahason metodat e vjetra të pastrimit me besëlidhjen e re të bërë përmes Jezu Krishtit. Jezusi erdhi në tokë për të treguar një mënyrë të re për të qenë të drejtë me Perëndinë. Hebrenjve 9: 13–14 thotë: “Sepse, në qoftë se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i një mëshqerre i spërkatur mbi të ndoturit, i shenjtëron, duke i pastruar në mish, aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë!”
Kur, përmes besimit, pranojmë gjakun e Jezusit në shpirtrat tanë të papastër, Perëndia na shpall të pastër (Titit 2:14; 3: 5). Ai lan mëkatet tona, barrën e mëkatit tonë e vendos te Biri i Tij dhe na shpall të drejtë në sytë e Tij (Kolosianëve 2:14; 2 Korintasve 5:21).
Kështu ndodh me ne. Mëkatet tona pastrohen në momentin që vendosim besimin tonë te vepra shpëtuese e Jezusit për ne (Veprat e Apostujve 2:21). Me kalimin e kohës ne e njohim dhe e duam Atin tonë, bëhemi pjesë në familjen tonë të krishterë (2 Pjetrit 3:18; 1 Gjonit 3: 3). Gëzimi i jetës së krishterë është se,edhe pse nuk jemi të përsosur, ne mund të jetojmë çdo moment me besimin se mëkatet tona janë pastruar nga gjaku i Jezusit dhe ne jemi shpallur “të pastër” nga Gjykatësi përfundimtar (shih Zanafillën 18:25 dhe Romakëve 8:33).
Kur mbreti David lutet, “Krijo tek mua një zemër të pastër”, ai i kërkon Zotit falje. Teksti në Psalmin 51 sqaron situatën. Në këtë psalm na fitet për momentin kur profeti Nathan shkoi tek ai pasi Davidi kishte shkelur kurorën me Bath-Shebën.
Davidi po përpiqej të fshihte mëkatin e tij, por më në fund e rrëfeu atë lirshëm. Psalmi 51 flet për rrëfimin e tij dhe lutjen për falje. Kërkesa e tij “krijo tek unë një zemër të pastër” është thjesht një mënyrë tjetër për të kërkuar falje dhe pastrim shpirtëror. Psalmi 51 është i mbushur me përshkrime poetike të faljes dhe pastrimit. Këto janë disa fragmente të Psalmit 51:
Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë. Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im, Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
Megjithëse Davidi vuajti pasojat për mëkatin e tij, të cilat theksohen tek 2 Samuelit 12, Perëndia e fali dhe ripërtëriu miqësine e tij shpirtërore me Perëndinë. Psalmi 32 na tregon për çlirimin që Davidi përjetoi kur rrëfeu mëktin e tij dhe ai inkurajon përmes këtij psalmi të tejtër të rrëfejnë mëkatin e tyre:
Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin! Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi. Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën.Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela) Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: “Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Zotit,” dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)
Pali përdor Psalmin 32 si një shembull të shpëtimit pa vepra (Romakëve 4: 6–8). Davidit iu fal mëkati jo për shkak të ndonjë vepre që bëri për të fituar falje, por thjesht sepse kërkoi me besim. Për shkak të sakrificës së Krishtit, çdo mëkatar mund të kërkojë falje tek Perëndia, domethënë për një zemër të pastër dhe ai do ta marrë atë. Apostulli Gjon gjithashtu na thotë: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjej-më vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.”(1 Gjonit 1: 8–9). Pavarësisht nga të gjitha ato që bëri Davidi dhe të gjitha ato që bëjmë ne, Perëndia është i gatshëm të na falë, sepse Jezusi pagoi dënimin që meritonim ne. Pavarësisht se sa i papastër mund të jetë moralisht një person, Zoti mund të krijojë tek ai një zemër të pastër – nëse është i gatshëm për këtë.
Mateu 15:17-20, janë fjalët e vetë Jezusit: in the ëords of Jesus: “A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz? Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë. Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash pa i larë duart nuk e ndot njeriun.”